|
|
Arobanai
nxorri kokën nga uji i lumit. Përpara
saj shtrihej Apa Lelo në perëndim.
Rrufetë dëgjoheshin që larg,
por shiu mund të fillonte më vonë.
Kjo i la kohë asaj që të
ndërtonte çadrën. Në
gjelbërimin e pastër fëmijët
ende po luanin; aty këtu kishte çanta
të vendosura në bar. Burrat që
kishin qenë atje më herët
i kishin vendosur çantat në
pikën ku ata do të ngrinin çadrat
dhe pastaj të shkonin drejt për
në gjah. Gratë që ishin me
fëmijë iu desh përsëri
të mblidhnin kërpudha dhe rrënjë
gjatë rrugës. Arobanai lau trupin.
Ishte me të vërtetë bukur
të ecje në kampin e ri dhe të
hiqje gjithë pluhurin dhe djersën
e udhëtimit të vështirë
dhe të kampeve të mëparshme.
Një kamp i ri gjithmonë ishte
një fillim i ri, plot me mundësi
dhe me shpresa. Ajo shkundi ujin nga flokët
e saj të shkurtra kaçurrela
dhe eci mespërmes ujit për në
bregun e lumit. Pastaj ngriti pirgun me
materialet e saj mbi kokë për
ta transportuar në anën tjetër
të lumit. Ajo e dinte që duke
e ngritur pirgun me materialet e saj rrobat
do të ngjiteshin me gjirin e saj të
fortë, dhe trupi i saj shkëlqente
nga uji i lumit dhe të gjithë
format e saj trupore dukeshin akoma më
të bukura. Në anën tjetër
djemtë u larguan nga pylli me gjahun
e tyre. Apa Lelo ishte kampi më i bukur
që Arobanai njihte. Apa Lelo formonte
në këtë vend një unazë
dhe kampi dukej gati si një ishull.
Në mes të ishullit ishin larg
të ndara dhe formonin një pastërti
natyrale, dhe në majë, kurorat
e tyre gati sa preknin njëra-tjetrën,
dhe ishte plot me dritë, por dielli
nuk e kapte plotësisht. Gati në
mes të ishullit, një grup pemësh
e ndanin qartësinë në dy
gjysma të barabarta.
Fëmijët e kishin bërë
të ditur fushën ku do të
luanin poshtë pemëve në bregun
e lumit dhe, pak më larg nga vendi
i pastruar ku çadrat do të qëndronin
por ende afër për të qënë
të sigurtë. Arobanai pa për
pirgun me materiale të babait të
saj Ekianga. Mamaja e saj akoma nuk kishte
ardhur dhe e para gjë që duhet
të bënte ishte të zgjidhte
lidhëset e pirgut me materiale në
të cilën kishte vendosur qymyrin
e nxehtë.
Mbi të vendosi disa shkarpa të
thata, i fryu qymyrit të nxehtë
dhe të kuq dhe zjarri mori menjëherë.
Gradualisht më shumë njërëz
filluan që të shfaqeshin. Disa
nga burrat kishin sjellë mish, ndërsa
të tjerë shkuan për të
prerë shkarpa dhe gjethe. Gratë
ndezën zjarrin dhe filluan të
gatuanin. Gati të gjitha gratë
kishin mbledhur kërpudha dhe rrënjë
- fëmijët i kishin sjellë
duke mbushur krahët - dhe supa po gatuhej
në tasa prej kungulli,dhe copat e mishit
ishin hedhur për tu gatuar. Kur burrat
erdhën me shtylla dhe me çanta
të mëdha me gjethe të gjera
mongongo, gratë filluan të ndërtonin
kasollet. Burrat rrëzuan shtyllat në
tokë dhe formuan një rreth; pastaj
ata vendosën majat e shtyllave në
formë kupole me hardhi përmbi
to. Në këtë strukturë
vendosën thupra të ndërthurura
me njëra tjetrën dhe gjethet e
gjera në formë zemre të vendosura
aty .
Njerëzit të cilët kishin
filluar apo kishin ndërprerë udhëtimin
e tyre për të kërkuar për
çdo gjë delikate ishin duke
ardhur. Dhe gratë që ende po ndërtonin
kasollet qeshën dhe u thanë atyre
që do të lageshin pasi retë
po vinin shumë afër. Por burrat
të cilët i kishin ndihmuar gratë
me materiale ndërtimi shkuan përsëri
në pyll për të prerë
trungje, shkopinj dhe gjethe për ata
që do të vonoheshin. Të afërm
dhe shokë i ndërtuan kasollet
e tyre afër me njëri-tjetrin.
Familje të cilat nuk shkonin mirë
me njëra-tjetrën i ndërtuan
kasollet në anën e kundërt
të kampit dhe nëse kjo nuk ishte
e mundur, ata ndërtuan kasollet e tyre
në mënyrë që hyrjet
e tyre të ishin larg nga njëra
tjetra. Shiu bëri që mbrëmjen
ta sillnin shpejt dhe zjarrin ta fusnin
brenda në kasolle, dhe herë pas
here pozicioni i ndonjë gjetheje duhej
ndryshuar aty ku uji futej në kasolle.
Por shiu nuk zgjati shumë. Së
shpejti zjarri ishte bubulak përpara
kasolleve. Gratë bënë disa
rregullime në çatitë, dhe
burrat shkuan edhe njëherë në
pyll me harqet dhe shigjetat e tyre,mbase
për të gjuajtur ndonjë zog
apo majmun përpara se të errësohej.
Tym po dilte nga kasollet dhe një mjegull
blu ra në kamp, i cili papritur u kthye
në ngjyrë portokalli, në
të verdhë, dhe në të
kuqe kur retë u ndanë dhe dielli
dhuroi rrezen e tij të fundit në
qiell. Arobanai u shtri në kasollen
e prindërve të saj, dhe ngriti
vëllanë e saj nga një krah
ndërkohë që ngriti atë
nga këmbët e tij. Nga të
gjitha kasollet dëgjoheshin zërat
e familjarëve të cilët bisedonin
me njëri - tjetrin dhe ndonjëherë
një dëgjues i paftuar ndërhynte
me një koment që shkaktonte një
të qeshur shpërthyese. Kenge,
një gjahtar i ri beqar kishte ndërtuar
një nga kasollet e fqinjëve. Shumica
e djemëve të rinj ishin bërë
turmë me atë. Arobanai i dëgjoi
ata tek po flisnin me njëri-tjetrin
për kafshët që do të
gjuanin dhe me kë vajzë do të
shkonin në shtrat. Kur ajo dëgjoi
Kelemoken të lakonte emrin e saj e
thirri atë duke i thënë,
" Këmbët e tua janë
shumë të shtrëmbëra".
Bëhu njëherë gjahtar ti kulish
i vogël. Ata qeshën me të
madhe. Djemtë godisnin kraharorin e
tyre dhe qeshën aq shumë saqë
mbajtën barkun me dorë. Kelemoke
ishte një nga vrapuesit më të
mirë dhe mbi të gjitha ai vrau
një dem vetë. Ekianga pa bërtitur,
thjesht paksa me një ton të lartë
por që mund të dëgjohej deri
në pesë kasolle larg tha, "Ndonjëri
do të ketë dhimbje koke nga gjithë
këto të ulëritura .Mbani
pak qetësi që disa të flenë".
Kjo te djemtë të paktën shkaktoi
që ata të pëshpërisnin
me njëri-tjetrin dhe të qeshnin
me zë të ulët. Arobanai qeshi.
Ky do të jetë një kamp i
përkryer,ndjeu ajo në vetvete.
Ajo do të bënte kokrrën e
qejfit. Por mëngjezi tjetër solli
një dhimbje të madhe në kamp.
Arobanai ishte zgjuar nga një ulërimë
e gjatë dhe e tmerrshme një dhimbje
e frikshme e një personi që po
i mbylleshin sytë. Të gjithë
dolën nga kasollet e tyre. Balëkimito,
një nga hallat e babait të Arobanait
dhe mamaja e Amabosut dhe Manyalibos ishte
në gjendje të rëndë,
në rrezik për jetën. Gruaja
e moshuar shumë e respektuar nga të
gjithë kishte qenë sëmurë
përpara se të lëviznin në
kampin e ri.
Bijtë e saj Ambosu dhe Manyalibo nuk
donin që ajo të vdiste. Do të
qëndronin me atë derisa ajo të
përmirësohej, por gjahu nuk kishte
qenë i mirë në kampet e mëparshme
dhe Balekimito këmbënguli që
të shkonte me ata kur të gjithë
lëvizën. Por udhëtimi i gjatë
e kishte dobësuar atë dhe tani
ajo është gati për të
vdekur dhe së shpejti mund të
mbyllte sytë përgjithmonë.Të
gjithë të afërmit e saj u
mblodhën në kasollen ku ajo ishte
shtrirë. Djemtë e saj lëviznin
sa andej këtej me lotë ndër
sy. Vajza e saj Asofalinda u përpoq
të ngushëllonte vëllezërit
e saj, por shpërtheu në lotë
në shtratin ku gruaja e vjetër
ishte shtrirë. Vetëm Balekimito
e heshtur ishte ne mes të turmës
vajtuese. Ajo kapi duart e djemëve
të saj, afroi pranë vetes kokën
e vajzës së saj dhe i pëshpëriti,
" Unë jam me fëmijët
e mi. Nuk po vdes pa njerëzit e mi.
Kjo gjë është e mirë."
Me sytë e saj të gati për
tu mbyllur pa rreth e rrotull kasolles dhe
i zuri syri mbesën e saj të madhe
Arobanain. Ia bëri me dorë asaj
e cila ishte tamam si një gjethe e
tharë që të vinte. "
Je bërë shumë e bukur,"
pëshpëriti. "Ke gjetur ndonjë
të dashur" Qeshi dhe i kapi fortë
kyçin e Arobanait. Arobanai e ngrirë
nga tronditja ishte përkulur në
shtratin e gruas së moshuar. Balekimiton
e zuri gjumi por shtrëngimi i kyçit
të Arobanait nuk humbi. Vajza qëndroi
e përkulur te shtrati. Burrat dhe gratë
ndalën vajtimet e tyre në mënyrë
që të mos të zgjonin nga
gjumi gruan e moshuar. Kur dielli u ngrit
mbi kamp, Balekimito pushoi së marri
frymë. Tani nuk kishte më arsye
për tu shtangur. Asofalinda kishte
një litar të fortë në
duart e saj dhe e vendosi rreth qafës
së saj. Tre burra e ndaluan atë
për të mos të mbytur veten.
Fëmijët bëheshin turmë
në kasolle dhe pastaj dilnin përsëri
jashtë. U shtrinë barkas në
tokë dhe filluan të gjuanin tokën
me një inat të kotë. Tungana
i vjetër dhe gruaja e tij Bonyo u përkulën
përpara kasolles së tyre dhe lotët
dilnin si rrëke nga faqet e tyre të
rrudhura.
Arobanai e mpirë nga dhimbja ishte
me turmën në mes të vajtuesëve
dhe njerëzit që po qanin. Vajet
dhe të qarat nuk pushonin sepse Balekimito
nuk do të zgjohej më. Ajo kishte
vdeku,r jo thjesht kishte vdekur por s'do
të kthehej më, dhe gjithmonë
do të qëndronte në atë
mënyrë me dorën e saj të
kapur te kyçi i Arobanait. Ajo nuk
u lirua derisa nëna e Arobanait, Kamaikan
erdhi dhe butësisht hoqi gishtat e
personit të vdekur, ndërkohë
që Arobanai mundi të shpërthente
në lot, dhe të qante dhimbjen
dhe tmerrin e saj.
Gjatë kohës që mbrëmja
ra kampi u qetësua. Të lodhur
nga dhimbja,të gjithë u shtrinë
përpara kasolleve të tyre. Pastaj
plaku i moçëm Mok shkoi në
mes të kampit dhe filloi të fliste
me zë të ulët. Njerëzit
filluan të afroheshin atij për
ta dëgjuar dhe në një zë
të qetë dhe melodik, "nuk
është mirë për të
gjithë ne që të shtyjmë
kohën dhe të rrimë të
dëshpëruar." Të gjithë
zjarret janë jashtë kasolleve
dhe asnjëri nuk po gatuan darkë.
Nesër të gjithë do të
jenë të uritur ,shumë të
dobët dhe shumë të lodhur
për gjah. Ajo që ishte një
nënë e mirë për të
gjithë ne vdiq e lumtur. Çdo
njeri duhet të jetë i kënaqur
që ajo jetoi kaq gjatë dhe pati
një vdekje të tillë kaq të
mirë. Asnjë përgjigje nuk
u dëgjua. Manyalibo tha, " Po
ka të drejtë. Çdo njeri
duhet të jetë i gëzuar. Gjithë
kjo dhimbje s'ka për të na dhënë
asgjë. Do të bënim mirë
të organizonim një festë.
Ti thërrasim Molimos dhe të bëjmë
një festë për Molimon."
Njobo ,gjahtari i madh që kishte vrarë
një elefant vetëm tha, "Po,
vdekja e saj është një gjë
e madhe dhe ne do të bënim mirë
të bënim një festë të
madhe. Le të festojmë derisa hëna
të bëhet e plotë për
të parën herë, për të
dytën herë dhe për të
tretën herë!" Të nesërmen
dy djem të rinj shkuan kasolle më
kasolle me një litar prej hardhie.
Hodhën litarin në kasolle dhe
pritën. Familjarët që banonin
në kasolle vendosnin disa banane në
litar, ose copa mishi të thara. Të
rinjtë vepruan njëlloj sikur të
kapnin dhuratën dhe të luftonin
për të. Më vonë ata
shkuan në kasollen tjetër. Nuk
kaloi gjatë dhe në mes të
kampit u mbush një shportë plot
ngjitur me zjarrin e Molimos. Gjithë
ditën,djemtë e rinj krijuan një
mister të madh nga zjarri i Molimos.
Të rinjtë paralajmëruan që
Molimo ishte i rrezikshëm, kafsha më
e madhe në pyll dhe vetëm burrat
mund të ndesheshin me të. Arobanai
bashkë me shoqet e saja po hiqnin lëvoren
e degëve për të marrë
materialin për litarë, donte të
kundërshtonte me inat por tezja qetësisht
e kapi nga krahu, qeshi dhe pastaj tundi
kokën. Në mbrëmje, pas darkës
gruaja i largoi me shpejtësi fëmijët
e saj në kasollen e tyre. Të moshuarit,
gjahtarët, dhe të rinjtë
u mblodhën rreth zjarrit dhe filluan
të këndonin.
Arobanai po luante me vëllain e saj
të vogël. Jashtë burrat po
këndonin. Vetëm kur Arobanain
e zuri gjumi ,Kamaikami i dha një të
shtyrë të vogël. Në
shkëlqimin e zjarrit Arobanai pa nënën
e saj që qeshte dhe drejtonte me gishtin
e saj jashtë. Ajo po dëgjonte.
Burrat këndonin, dhe qetësisht
ne mënyrë që ata të
mos e dëgjonin], Kamaikami këndonte
vetëm:
"Rreth nesh është errësira,
errësirë e madhe.
Errësira është midis nesh,
errësirë pus.
Por nëse ka errësirë,
atëherë errësira është
e mirë.
Errësira është midis nesh,
errësirë pus.
Por nëse ka errësirë,
errësira i përket pyllit,
atëherë errësira është
e mirë.
Çdo natë burrat këndonin
këngën e Molimos. Gratë shkonin
në kasollet e tyre dhe bënin sikur
nuk i kushtonin rëndësi. Kur burrat
këndonin, kafsha gjigande e pyllit
iu përgjigj atyre. Ai thirri me zërin
e demit, me zërin e antilopës,
me zërin e elefantit.
Thirri me zërin e zogjve, të leopardit,
dhe të majmunëve. Burrat kënduan
përsëri dhe po këndonin me
zë më të ulët. Kënga
dëgjohej herë afër, herë
larg, herë nga veriu dhe herë
nga jugu. Ndonëherë burrat këndonin
deri herët në mëngjes. Çdo
njeri duhet të merrte pjesë për
të kënduar. Secili nga burrat
e kalonte natën duke kënduar dhe
ngrënë, hanin dhe këndonin.
Nëse ndonjë nga burrat e zinte
gjumi thuhej se kafsha më e madhe e
pyllit do ta hante.
"Nuk është mirë që
ata të veprojnë ashtu!" tha
Akidinmba me inat.
"E di unë çfarë është.
Është një tubo e madhe prej
bambuje. Ata i fryjnë asaj, bërtasin
dhe këndojnë. Dje Ausu po vraponte
në pyll me tubo.
"Ai ka zë shumë të bukur!"
tha Arobanai.
"Nuk duhet të flasim për
këto gjëra!" tha Kidaya.
"Gratë nuk duhet të flasin
për këto gjëra!"
Por natën kur burrat po këndonin,
Kamaikan buzëqeshte dhe mërmëriste
vetëm, ndërsa teze Asofalinda
tregoi një përrallë, "Njëherë
e në një kohë, Molimoja u
përkiste grave. Gratë kënduan
këngë dhe vrapuan përmes
pyllit me me Molimon.
Pylli është treguar i mirë
me ne dhe kujdeset për fëmijët
e tij. Por ndonjëherë pylli fle
dhe gjëra të këqija ndodhin.
Pastaj ne e zgjojmë pyllin; ne ushqejmë
Molimon kështu që pylli të
zgjohet dhe të mos harrojë fëmijët
e tij në ëndrrat e tij."
"Pse atëherë burrat tani
vrapojnë me Molimon?"
"Oh, burrat, ata gjithmonë mendojnë
se dinë gjithçka. Thonë
se janë gjahtarë të mëdhenj.
Ata dinë si të ndeshen me kafshët
e pyllit."
Kamaikani qeshi në mënyrë
misterioze dhe i tha Arobanait të ishte
e durueshme.
Në natën e pestë të
Molimos, Kelemoke shkoi në kasollen
e Arobanait. Arobanai u mahnit plotësisht.
"Nëse nuk këndon me burrat,
kafsha më e madhe e pyllit do të
hajë ty!" tha ajo dhe e tregoi
me gishtin e saj tregues.
Kelemoke qeshi nën buzë. "Pse
të më hajë mua. Nëna
jote dhe tezja po flenë. Babai yt po
këndon. Çfarë kohe mund
të jetë për dashurinë.
Pse kafsha e pyllit të më hajë
mua nëse ne bëjmë atë
që bëjnë të tjerët?"
Çdo natë Kelemoke gjente rast
të shmangte Kumamolimo. Arobanai u
largua nga kasollja, dhe zakonisht takoheshin
tek bopi, vendi ku fëmijët luanin.
Atje ata qeshnin me të madhe dhe mërmërisnin
dhe luanin lojën e dashurisë.
Kjo ishte më shumë tërheqëse
sepse ishte e ndaluar. Një djalë
dhe një vajzë e të njëjtit
grup gjahtarësh nuk mund të martoheshin.
Arobanai e dinte se më kë donte
të martohej. Ky djalë ishte Tumba,
i cili shkonte për gjah me grupin e
Abirës dhe Motut. Por ndërkohë
pse të mos bënte për vete
Kelemoken, gjahtarin më të fortë
nga të gjithë djemtë e rinj,
i cili mund të kishte patur grua prej
shumë kohësh nëse nuk duhet
të priste.
Ai duhet të priste deri kur femra e
afërt e grupit të tij ishte në
një moshë për tu martuar
dhe të njëjtën kohë
një vajzë nga një grup tjetër
erdhi tek ai. Atëherë mund të
kishin një zëvendësim. Një
femër që kishte lidhje fisnore
mund të martohej me një djalë
nga grupi i vajzave dhe pastaj mund të
martohej me vajzën. Nëse gjahtarët
nuk do të shkëmbenin "motrat"
e tyre kishte mundësi që një
ditë grupi të mbetej pa femra.
Asnjë vajzë nuk i kishte thënë
jo Kelemokes, por Arobanai ishte më
e bukura nga vajzat. Prandaj ai kishte zgjedhur
atë. Asnjë nga vajzat nuk kishte
atë gjoks aq të bukur, aq këmbë
të drejta dhe aq fundshpinë të
bukur. Kur hëna do ta bekonte atë
me gjakun e saj, atëherë do të
ishte koha për tu martuar. Dita tjetër
solli debate të ashpra dhe konflikte.
Sefuja kishte ardhur, shkaktari i të
gjithë problemve.
Nuk ishte se ata nuk e donin atë, atë
shakaxhiun hileqar, por pse donte të
ndërtonte kampin e tij 50 hapa më
larg nga kampi i madh. Ai e quante veten
e tij kryetarin e pesë familjeve. Por
si mundet që pesë familje të
drejtohen nga një gjahtar? "Ka
për të qenë e njëjtë
gjë si herën e fundit" tha
Asofalinda, motra e Ekiangës. "Nëse
ka nevojë për diçka , ai
i përket kampit tonë, por nëse
ai ka diçka që ne na pëlqen
atëherë ai ka për të
na e hedhur." Ajo imitoi zërin
ankues të Sefus. Kur shakaxhiut iu
mbyll goja Masisi i cili kishte të
bënte me Sefun, tha , "është
mirë që ne të kemi shumë
gjahtarë, dhe shumë rrjeta".
"Po, dhe shumë llupsa!" tha
Asofalinda. Doli që Asofalinda kishte
të drejtë.
Sefu s'kishte dhënë asgjë
për Kumamolimon, shporta e cila duhet
të mbushej plot ditë për
ditë. "Nuk është Molimoja
imi" tha ai gjatë ditës.
Por kur ai jepte diçka apo dikush
nga kampi që jepte diçka, atëherë
Sefu do të vinte të merrte racionin
më të madh.
Kur mbaroi racionin e tij gjeti mundësinë
e tij të parë të ikte përsëri
në kasollen e tij. "Nëse
nuk sillet mirë," e kërcënuan
djemtë e rinj, "do të shkojmë
në kasollen e tij dhe do e gjejmë
atë duke fjetur dhe do ta gozhdojmë
me heshtat tona në dysheme dhe kur
të vdesi do ta varrosim atë pranë
zjarrit të Molimos. Do ti themi gruas
së tij që kafsha e pyllit e hëngri
atë, dhe asnjë nuk do të
flasi më për atë."
Por sigurisht gjërat nuk vajtën
sipas planit, dhe Sefu tha, " Pse të
mos shkojë të fle kur jam i lodhur?
Asnjë nuk do te bëhet kafshë
që të ndaloj për të
fjetur gjumë një njeri të
lodhur. Përveç kësaj ky
Molimo nuk është Molimua im. Unë
jam bërë i dashur dhe e respektoj
Molimon, dhe unë po kërcënohem
me heshta!"
Në të vërtetë, në
mëngjes Molimua e qortoi atë.
Mëngjezi ishte koha kur Molimua vinte
në kamp. Erdhi ngadalë i rrethuar
nga djemtë e rinj në mënyrë
që të mos shihej. Djemtë
e rinj bënë potere dhe goditën
çatitë e kasovelleve të
atyre që nuk ishin sjellë mirë
ditën e djeshme. Djemtë godisnin
çatitë dhe tundnin muret. Kasollja
e Sefut zakonisht tundej e shkundej, po
të njëjtin fat kishte dhe kasollja
e çiftit që kishin pasur një
debat të zjarrtë, të gjahtarëve
që qëndronin shpesh larg nga kasollet,
të vajzave që në mënyrë
të hapur flirtonin me djemtë me
të cilët kishin të bënin.
Molimua nuk respektonte asnjë. Atë
që ai qortonte duhet të merrte
mësim.
Ditët në Apa Lelo ishin ditë
të gëzueshme. Arobanai shpesh
here dilte vetëm për gjah. Në
mbrëmje burrat zakonisht diskutonin
se ku do të gjuanin të nesërmen.
Djemtë dhe burrat tregonin për
rrugë të cilat ata i kishin parë
dhe krahasuar me mundësitë e gjetjes
së gjahut në këtë apo
vendodhje tjetër. Gratë jepnin
dhe ato opinionet e tyre, veçanërisht
për sa i përket frutave të
pyllit që ato donin të mblidhnin
pas gjahut. Një nga të parët
e të rinjëve filloi gjuetinë
fill pas lindjes së diellit me rrjetat
dhe heshtat e tyre dhe me një copë
qymyri që po digjej. Zjarri ishte prezenca
më e madhe e pyllit, dhe njëri
duhet të çonte zjarr në
pyll. Atëherë pylli do të
kishte një atmosferë të mirë
dhe do ti bekonte fëmijët e tij
me gjah të mirë. Kur po digjej
zjarri I gjuetisë, gjahtarët e
tjerë filluan të shfaqeshin. Dhe
gratë e fëmijët gjithashtu
shkuan në pyll për të mbledhur
kërpudha dhe manaferra, dhe ndiqnin
disa liana të veçanta derisa
afroheshin të rrënjët, që
ishin të ëmbla dhe të shijshme.
Një mëngjes kur gjahtarët
u mblodhën, Sefu mungonte. U dukej
sikur ai kishte lënë kampin dhe
nuk kishte kaluar nga zjarri i gjuetisë.
Ata tundën kokën në shenjë
mosnjohje dhe njëri prej atyre tha
që mbase Sefu ka filluar vetëm
zjarrin e gjuetisë së tij. Jo,
ata ngritën zërin, vetëm
Sefu nuk do ta bënte një gjë
të tillë. Kur ata arritën
tek vendi ku në fillim donin të
shpërhapnin rrjetat, Sefu gjendej atje
dhe kishte ndezur një zjarr dhe po
hante banane të skuqura. Ekianga dhe
disa burra të tjerë u larguan
për një eksplorim të shpejtë
të zonës dhe pastaj mësuan
të tjerët se në çfarë
drejtimi do të shpërndanin rrjetat.
Gratë morën trastat e tyre dhe
ecën para me fëmijët e tyre.
Të gjithë ndalën së
biseduari me njëri tjetrin dhe gati
pa nxjerr zë kaluan mespërmes
pyllit. Burrat gjithashtu u shpërndanë;
të gjithë e dinin fare mirë
se ku do të shpërhanin rrejtat
e tyre e cila ishte e gjatë më
shumë se njëqind këmbë
të mëdha, kështu në
këtë mënyrë do të
formonin një gjysëm rreth të
madh. Kur Ekianga dha sinjalin me britmën
e zogut kudu, gratë dhe fëmijët
që formuan një rradhë të
gjatë nxituan përmes pyllit duke
bërtitur dhe qarë. Arobanain trembi
një sondu. Antilopa e friksuar kërceu
te shkurret.
"Do të vrapojë në rrjetën
e Kelemekoes," i thirri ajo e gëzuar
Kidaya-ës e cila po vraponte ngjitur
me të. Kur ajo kishte arritur gjahtarët,
Kelemoke tashmë e kishte vrarë
antilopën. Mamaja e tij po vendoste
pjesët më të mira në
shportën e saj. Gratë e tjera
po bëheshin grumbull dy prej atyre,
"Burri im dha hua heshtën e tij!"
- Ne i dhamë mëlçinë
e motrës tënde kur ato ishin të
uritura dhe babai yt nuk ishte në shtëpi!"
- "Babai im dhe yti gjithmonë
gjuanin sëbashku!" thirrën
me të madhe. Kelemoke i pëlqente
roli i tij dhe me një sinjal mahnitës
ai shpërndau mishin te gratë pa
e shqetësuar veten e tij me arsye.
Ai tashmë e dinte se çfarë
meritonin ata.
Sefu erdhi afër dhe u ankua se nuk
kishte fat. Por asnjë prej tyre nuk
i dha racion atij.
Ai u kthye nga gratë, " Ju me
qëllim më trembët gjahun
nga rrjetat e mia. Pse nuk e drejtonit atë
në drejtimin tim?"
"Hej ti ke grarinë tënde.
Shko dhe ankoju atyre!" "Oh ato
janë thjesht dembele të zotit."
Gratë qeshëm me atë dhe ngritën
supet. Kelemoke i kishte dhënë
mamasë së Arobanait një pjesë
të mirë të kofshës.
Arobanai kishte filluar të shkonte
përsëri drejt kampit me shportën
e saj, e cila ishte mbushur plot me mish
dhe arra. Ajo donte të kthehej përsëri
kur gjahtarët të hidhnin rrjetat
e tyre për së treti herë.
Ajo po ecte me Kidayën i cili po e
pyeste atë për Kelemoken , por
Arobanai qeshi dhe nënkuptoi disa gjëra.
Gjatë rrugës ata takuan Mokun
e vjetër i cili kishte parë gjurmë
leopardi. Në kamp ata u thanë
vajzave dhe grave të tjera për
gjurmët e leopardit. "Burrat do
të frikësohen kur të shohin
këto gjurmë!" thirrën
ato duke u tallur. Arobanai u përkul
dhe imitoi pritjen e një leopardi.
Gratë e tjera u vunë njëra
pas tjetrës, edhe megjithëse ato
ishin gjahtaret që lëviznin drejt
pyllit fillikat. Leopardi kërceu para
tyre dhe gjahtaret u larguan me shpejtësi
drejt pemëve duke bërtitur me
të madhe.
Pasi ata mbaruan së qeshuri me të
madhe, Arobanai vendosi të shkonte
përsëri te gjahtarët në
pyll. Por burrat u kthyen nga gjahu më
shpejt se sa duhej të ktheheshin, të
irrituar dhe të mundur. Asnjëri
prej tyre nuk donte të tregonte se
çfarë kishte ndodhur. Vetëm
Kelemoke protestoi, " Është
Sefu. Ai bën shumë zhurmë!"
Dhe Kenge tha, "Deri tani ne e kemi
trajtuar atë si njeri, por ai është
një kafshë dhe si kafshë
duhet ta trajtojmë." Dhe bërtitën
me të madhe në kampin e Sefut,
"Kafshë, kafshë!" edhe
megjithëse Sefu nuk kishte atje akoma.
Ai erdhi më vonë me grupin e gjahtarëve
të vjetër. Pa i thënë
asnjë fjalë njeriut vajti drejt
e në kampin e tij.
Ekianga dhe Malyalibo të cilët
erdhën të fundit u ulën rreth
zjarrit të Molimos. "Ky Sefu na
ka sjellë veç turp neve!"
tha Ekianga të gjithëve pa përjashtim.
Dhe Manyalibou tha, " Sefu ka sjellë
turp te Kumamalimua. Ne do të shkëpusim
lidhjet me Kumamalimon. Festa e Molimos
do të marrë fund. Gjëja më
e mirë për ne është
të shkojmë në një kamp
tjetër të ri. Kjo është
një çështje serioze. Duhet
të zgjidhet tani. Të gjithë
u mblodhën. Ata u ulën në
karrige të bërë prej degëve
të cilat përkuleshin dhe Kenge
bërtiti përsëri me të
madhe te kampi tjetër, "Hej ti
kafshë, eja këtu, kafshë!"
Djemtë qeshën por burrat i qëndruan
serioz atij.
Sefu ikte sa andej ketej dhe donte të
dukej i pafajshëm. Pa rreth e rrotull
por asnjëri nuk i ofroi një vend
për tu ulur. Shkoi përsëri
te Ambosu, një nga krytarët e
rinj dhe tërhoqi stolin e tij. "
Kafshët shtrihen në tokë!"
tha Ambosu.
Sefu ishte gati për të shpërthyer
në lot, "Unë jam një
gjahtar i vjetër dhe i mirë. Nuk
është e drejtë që çdo
njeri të më trajtojë si kafshë."
Më në fund Masisi i tha Ambosut
që ai do të bënte mirë
të ngrihej dhe ti jepte Sefut stolin
e tij. Pastaj Manyalibo u ngrit dhe mbajti
një fjalim të gjatë, "Çdo
njeri do që ky kamp të jetë
një kamp i mirë. Dhe çdo
njeri do që kjo festë e Molimos
të jetë një festë e
mirë. Por Sefu po u vë flakën
të gjithave. Ky nuk është
më një kamp i mirë, dhe festa
nuk është më e mirë.
Kur vajza e tij vdiq, ai ishte i gëzuar
të pranonte ofertën tonë
për të ushqyer Molimon tonë
për atë. Por tani që mamaja
e tij ka vdekur ai nuk do të japi ndonjë
gjë për Kumamolimon."
"Nuk ishte nëna ime," u përgjigj
Sefu rebelisht.
"Nuk ishte nëna jote?" bërtiti
me të madhe Ekianga. " Ajo ishte
nëna e të gjithëve këtu
në kamp. Shpresoj të ngulesh në
heshtat e tua dhe të vdesësh si
kafshë! Një njeri nuk vjedh mish
nga vëllezërit e tij. Vetëm
një kafshë e bën një
gjë të tillë!" Ekianga
tundi grushtin e tij me inat. Sefu filloi
të qajë. Tani për herë
të parë Arobanai zbuloi se çfarë
kishte ndodhur. Në gjuetinë e
dytë, Sefu kishte vënë rrjetën
e tij përpara rrjetave të të
tjerëve në mënyrë që
të kapte gjahun e parë që
të tjerët e trembnin drejt rrjetave.
Por ai u kap. Tani ai po nxirrte një
shfajësim që e gjitha kjo ishte
një keqkuptim. Atij i kishin humbur
nga sytë gjahtarët e tjerë
dhe nuk arriti ti gjente ata. Kjo ishte
arsyeja që ai i kishte vënë
rrjetat e tij aty ku ai mendonte se duhej
të viheshin. "Po, po," tha
Moku plak. " Ne të besojmë
ty. Nuk duhet të bësh kaq shumë
zhurmë. Nëna jonë që
vdiq nuk është nëna jote.
Kështu që ti nuk na përket
neve. Ti mund ti vësh rrjetat kur të
duash, të gjuash ku të duash dhe
të ndërtosh kampin tënd ku
të duash. Ne do të ikim larg prej
këtej dhe do ndërtojmë kampin
tonë diku tjetër, kështu
që ne nuk do të shqetësojmë
ty."
Sefu duhet ta pranonte se ai kishte bërë
një gabim. Me një grup të
përbërë prej katër familjesh
ai kurrë nuk organizonte dot një
gjueti. Ai kërkoi falje dhe tha që
me të vertetë ishte një keqkuptim,
por do të kthente gjithë mishin.
"Atëherë është
gjithçka në rregull," tha
Kenge dhe u ngrit menjëherë, dhe
të tjerët u ngritën gjithashtu
dhe ecën drejt kampit të Sefut.
Atje ai i bërtiti me inat gruas së
tij të jepte gjithë mishin. Dhe
burrat kërkuan në të gjitha
kasollet për mish që ishin fshehur
poshtë çative. Madje dhe enët
ku gatuhej u zbrazën. Sefu u përpoq
të qante por të gjithë qeshën
me të. Mbajti barkun me dorë dhe
u vu në siklet, "Do vdes urie
unë bashkë me familjen time. Gjithë
të afërmit e mi do të vdesin
pasi vëllezërit e mi po më
marrin gjithë ushqimin tim. Unë
do të vdes se asnjëri prej jush
nuk më jep respektin që unë
meritoj."
Ata e lanë atë të qante dhe
u kthyen te Kumamolimua. Festa ishte përsëri
një festë dhe çdo njeri
këndoi dhe kërcente dhe hëngrën.
Në një distancë ata dëgjonin
Sefun që rënkonte. Gratë
thirrnin emrin e tij dhe imitonin atë
kur rënkonte. Por kur të gjithë
kishin ngrënë, Masisi mbushi një
tas me mish dhe me gjellë kërpudhash
që gruaja e tij kishte gatuar dhe u
zhduk. Pas një farë kohe rënkimet
pushuan. Natën kur Arobanai doli nga
kasollja për të takuar Kelemoken
ajo pa Sefun që ishte ulur dhe këndonte
me burrat pranë zjarrit të Molimosos.
Një fëmijë i pyllit tamam
si të tjerët. Arobanai i kishte
përjetuar gjëra të tilla
në jetën e saj shumë herë.
Ata argumentonin, ankoheshin, kërcënonin
njëri tjetrin. Por fëmijët
e pyllit i kishin nevojën njëri
tjetrit. Vetëm, asnjëri prej tyre
nuk mund të mbijetonte. Ja pse ekzistonte
gjithmonë një zgjidhje. Cilido
që kishte një kritikë që
vazhdimisht rritej në mes të kampit
dhe fillonte të protestonte, mallkuar,
apo me forcë poziciononin rastin e
tij apo të asaj. Por shpesh pjestarët
e kampit të cilët ishin përgjegjës
për ndihmë nuk u ktheheshin atyre
që ishin në gabim, por atyre që
bëin më shumë zhurmë.
Një kamp i mirë ishte një
kamp paqësor. Një kamp me mosmarrëveshje
ishte gjithashtu një kamp i uritur.
Shpesh e qeshura në përgjthësi
ishte një mosmarrëveshje. Por
një person që e kuptonte fajin
falej shumë shpejt. Arobanai mbante
mend kur hallë Kontabade u zu me burrin
e saj. Me inatin e saj ajo fillonte të
hiqte gjethet e pemëve nga çatia
e kasolles së saj. Ishte e drejta e
saj. Mbi të gjitha ajo duhet ta ndërtonte
përsëri. Bashkëshorti i saj
e pa atë qetësisht. Atëherë
ajo filloi të hiqte më shumë
gjethe nga kasollja. Në këtë
pikë bashkshorti i saj duhet të
ndërhynte dhe të pajtohej sepse
kur një grua prish kasollen, kjo do
të thoshte fundin e martesës.
Por bashkëshorti i Kondabates nuk tha
asgjë dhe ajo po vazhdonte të
hiqte gjethet nga kasollja një nga
një. Lotët filluan të rridhnin
litar nga faqet e saj, por ai nuk bëri
dhe gjënë më të vogël.
Pas pak ai tha: "Kondabate do të
bëjë shumë ftohtë sot."
Atëherë ajo vazhdoi përsëri
të prishte kasollen. Çfarë
tjetër mund të bënte ajo?
Nuk duhet që ajo të bëhej
me turp. Më në fund nuk kishte
më gjethe dhe kështu filloi të
hiqte dhe shtyllat. Të gjithë
po e shikonin të habitur, sepse kur
ajo të hiqte dhe shtyllën e fundit
ajo duhet të merrte plaçkat
e saj dhe të shkonte te kampi i prindërve
të saj. Burri i Kondabates ishte gati
për të shpërthyer në
lotë sepse ai e donte atë pa hile
dhe sigurisht nuk donte të ndahej.
Por në qoftëse ai do të jepte
veten do të përballej me të
qeshurat tallëse të shokëve
të tij për ditë me radhë.
Të gjithë i shikonin mendimet
që fluturonin me shpejtësi në
mendjen e tij. Më në fund ai qetësisht
tha: "nuk duhet ti heqësh shtyllat,
vetëm gjethet që janë të
pista!" "Huh" Kondabate bërtiti
gjithë gëzim. Por më vonë
ajo e kuptoi që duhej të ishte
e qetë, dhe tha, " Po këto
gjethe janë plot me infeksion."
Kështu ata shkuan në lumë
për të larë gjethet. Pasaj
i vunë përsëri në çatinë
e kasolles. Asnjë më parë
nuk i kishte larë gjethet. Por Kamaikan,
mamaja e Arobanait mori pak gjethe nga çatia
e saj dhe mërmëriti, " këto
mikrobet janë me të vërtetë
irrituese!" Dhe ajo gjithashtu shkoi
në lum për ti larë ato dhe
sepse kjo gjë duhej bërë.
Dhe mbas pak ditësh gratë shkuan
në lumë dhe lanë disa gjethe
të ngrëna nga kandrrat për
tu fshehur dëmtimet e tyre. Ditët
ashtu si lumi Lelo iknin pa u ndjerë.
Pylli u dha dhurata fëmijëve të
tij: arra dhe rrënjë, fruta dhe
luleshtrydhe, kërpudha dhe mish. Djemtë
e rinj tregonin kafshët që kishin
vrarë dhe flinin me vajzat. Pleqtë
sorrollateshin afër kampit, por zakonisht
uleshin në hije dhe tregonin bëmat
e tyre të harruara. Fëmijët
luanin afër lumit, kacavirreshin nëpër
pemë në grupe të vegjël
derisa pema përkulej dhe përthyej
në ujë. Pastaj ata kërcenin
dhe ndoonjëri që nuk ishte aq
i shpejtë shkundej nga pema elastike.
Burrat bënë harqe të vegjël
dhe mprehën shigjetat për djemtë
e vegjël, dhe pastaj vajzat dhe djemtë
e vegjël luanin sikur gjuanin një
bretkosë të lodhur dhe të
qetë. Gratë i tregonin vajzave
se si të ndërtonin një kasolle
të vogël dhe pastaj me një
seriozitet të madh vajza e vogël
gatuante një vakt me baltë dhe
me arra për shokun e saj të ri.
Pastaj ata shkonin në kasolle dhe luanin
lojëra fëmijësh, në
të njëjtën mënyrë
sesi luanin prindërit e tyre. Në
lojërat e tyre ata u përpoqën
me çdo gjë që ishin në
gjendje të loznin kur ata u rritën
pa e kuptuar që lojrat ishin diçka
serioze në jetë. Fëmijët
thirrën të gjithë të
rriturit, "nënë" apo
"baba", çdo person të
moshuar, "gjysh" apo "gjyshe"
dhe gjithmonë mund të gjendet
dikushi që të luante rolin e demit
që do zihej gjah apo të një
leopardi që do të kërcente
dhe do të vihej në një kurth,
dhe pastaj ti hanin, ndërkohë
që të gjithë qeshnin e shkriheshin
me lot. Por shtylla me shportën e ushqimit
që ishte gjithnjë plot afër
zjarrit në mes të kampit u kujtonte
atyre për festën e madhe që
bëhej, që pylli të kujtonte
fëmijët e tij dhe të ishte
i lumtur me ta. Në këto ditë
Kidaya ishte e bekuar me gjak. Ajo krenare
ua tha shoqeve të saj. Dhe pas pak
ditëve ishte rradha e Arobanait. Tani
për sa i përket Molimos ishte
dhe një festë Elima. Hallë
Kondabate ndërtoi një shtesë
te kasollja e saj, dhe vajzat dhe shoqet
e tyre lëvizën drejt asaj. Nga
Kondabate ato mësuan këngë,
këngë që vetëm gratë
këndojnë.
Disa miq erdhën. Ishte një çift
i vjetër që jetonin normalisht
jetonin me grupin e gjuetisë në
veri, thonë njerëzit. Në
fillim ata qëndruan në kampin
e Sefut ku burri i moshuar kishte një
të afërm. Më vonë ata
erdhën në kampin qëndror.
Moku plak i priti me respekt. Gruaja e vjetër
shkoi drejt e në kasollen e Kondabates.
Kondabate gjithashtu i priti me respekt.
Vajzat e shikonin atë të ndryshme.
Gruaja e vjetër u ul dhe këndoi
dhe praktikoi këngët me vajzat.
Por ajo nuk këndote këngët
e grave, këngën e Elimës,
ajo këndoi këngën e Molimos
që ishte e rezervuar vetëm për
burrat. Kjo i frikësoi vajzat, por
Kondabate filloi të ecte lart e poshtë
e dëshpëruar dhe filloi të
këndote vetëm. Vajzat u dëshpëruan.
Në këtë mbrëmje nuk
ishte një, por katër shporta të
mbushura me ushqim që u varën
në një shtyllë te Kumamolimua.
Manyalibo mori nga çdo kasolle një
qymyr që po digjej për të
ndezur zjarrin e Molimos. Burrat dhe djemtë
ishin shumë të gëzuar dhe
nervozë kur filluan të këndonin.
Pastaj vajzat erdhën nga nga kasollja
e Elimës dhe udhëhiqeshin nga
një grua e moshuar. Ajo mori qymyr
nga zjarri i Molimos dhe ndezi një
zjarr të dytë afër të
parit. Gratë u mblodhën rreth
këtij zjarrit. Vajzat të cilat
kishin njollosur veten me gardenie të
zezë, kërcenin në një
rresht të gjatë dhe gratë
këndonin këngën e Molimos
fort me sa kishin në kokë.
Në këtë mbrëmje gratë
drejtuan këngët ,ndërsa burrat
këndonin më vete. Gruaja e moshuar
nga veriu u ul praën zjarrit që
kishte ndezur dhe përqëmdroi vëmendjen
e saj te flakët. Pranë saj ishte
ulur Kondabate, e bukura Kondabate. E mahnitur
nga habia e gruas së moshuar dhe ajo
si e ngrirë, filloi të shikonte
flakët. Pastaj gruaja e moshuar filloi
të përdorte duart e saj për
të imituar një kërcim. Ajo
hapi dhe përkuli gishtrinjtë e
saj të thatë dhe të hollë;
krahët e saj të dobët u rrotulluan
dhe gjuajtën ajrin në çdo
drejtim sikur të mos ishin të
asaj. Pastaj u ngrit dhe filloi të
kërcejë. Ajo kërceu rreth
zjarrit të burrave, ndërkohë
që ata këndonin pa e patur mendjen
tek ajo. Kërcimi dhe këgët
e saj u bënë më të fuqishme.
Ajo kërceu në qymyrin që
po digjej dhe kërcente me ta. Pastaj
filloi të ndante nga njëri tjetri
qymërët e zjarrit me këmbë.
Me shqelma të fuqishëm ajo hidhte
qymyr në të gjitha drejtimet,
dhe burrat duhet ti shmageshin atyre sa
të mundeshin. Moku plak u ngrit dhe
të mblidhte qymyrin, por gruaja e moshuar
i ndante përsëri. Në këtë
mënyrë ajo i kujtonte tre herë
burrat që ishin gratë ato që
kishin zbutur zjarrin, dhe varej nga gratë
nëse zjarri vazhdonte të ishte
gjallë, nëse jeta përfundonte
apo mbaronte. Gruaja e moshuar mori një
litar liane dhe e lidhi rreth qafës
së një burri pastaj një tjetri.
Cilido që e kishte lakun rreth qafës
nuk fliste, dhe mbase burri i fundit u lidh
te gryka, të kënduarit pushoi.
Për pak momente ishte qetësi,
e thyer nga zëri i pyllit. Pastaj Moku
plak tha: "Është e vërtetë,
ne jemi të ndalojmë. Ne kemi ndaluar
dhe nuk mund të bëjmë asnjë
gjë. Duhet të japim diçka
për të qenë përsëri
të lirë." Ekianga tha, "Do
të japim mishin e antilopës për
të qenë përsëri të
lirë". Manyalibo tha, " Le
të japim gjithashtu dhe lëkurën
e zibetit (mace egër e Indisë)."
Burrat ranë dakort. Pastaj gruaja e
vjetër u zgjidhi lakun nga gryka dhe
ata që u liruan filluan të këndonin.
Mëngjesin tjetër gruaja e vjetër
dhe burri i saj u zhdukën. Vizitorë
të tjerë erdhën: disa djem
të rinj nga grupe që vendi i gjuetisë
ishte shumë larg, shumë ditë
nëse ecje me këmbë. Lajmi
i festivalit të Elimës ishte shpërhapur
shumë shpejt. Kurdoherë gjuetarët
takuan gjuetarët e grupeve të
tjera në pyll, ata bashkëbiseduan
e bënin thashetheme, dhe zbuluan lajmin
më të fundit për të
afërmit e tyre. Ata flisnin për
fatin e tyre në gjueti dhe arritjet
e përkryera të gjuetarëve
të mëdhenj që ata njihnin
që u bënë akoma më të
mahnitshëm. Djemtë e rinj u bashkuan
me gjahtarët e Apa Lelos. Shumica prej
atyre kishin halla dhe xhaxhallarë
apo kushërinj të largët të
grupit, dhe ata qëndruan me ata kaluan
kohë në kasollet e të vajzave
beqare.
Qëllimi i tyre ishte të futeshin
në kasollen e Elimës në mbrëmje.
Por mamatë e vajzave bën roje
te kasollja dhe i gjuanin me gurë dhe
qymyr rrethuesit. Ndonjëherë vajzat
dilnin të lyera me argjilë të
bardhë dhe të armatosura me kamzhiqe
të gjatë. Ato kontrollonin përmes
kampit dhe nëse pëlqenin ndonjë
ato i vërsuleshin me kamzhikët
e tyre. Ndonjëherë ato godisnin
të rritur dhe të moshuar, por
kjo ishte vetëm për qejf, një
respekt shoqëror për meshkujt.
Por kur ato godisnin një beqar, kjo
do të thoshte se kishte një detyrim.
Ai që goditej duhet ti bënte një
vizitë vajzës në kasollen
e Elimës. Tumba, djali që Arobanai
kishte zgjedhur në fshehtësi e
kishte parë shumë rrallë.
Kështu Arobanai dhe shoqet e saj vendosën
për ta kërkuar atë. Ato u
nisën herët në mëngjes,
gjokset dhe vithet e tyre ishin zbukuruar
me vizatime të bardha dhe ato vrapuan
për në perëndim,duke ndjekur
gjurmët e antilopës dhe elefantit.
Ato vrapuan me hapa të gjatë pa
bërë zhurmë derosa vonë
në mbasdite arritën në kampin
ku grupi i Tumbës po qëndronte.
Me të bërtitura ato mbritën
në kampin e përgjumur dhe ndiqnin
burrat rreth kasolleve. Burrat dhe djemtë
po mbroheshin sa të mundeshin dhe me
shpejtësi shkuan te pirgu me plera
dhe i gjuanin vajzat e egra me çfarëdo
që u kapte dora. Më në fund
Arobanait i kapi syri atë që ajo
do të zgjidhte. Ai po përdorte
harkun e tij dhe gjuajtunte lëkura
bananesh të thara te vajzat. Por ai
duhet të hidhte në peshqir te
nëntë luftëtaret e egra.
Në ditën e pestë ai erdhi
te kasollja e Elimës. Ai bëri
një luftim mashkullor kundër nënave
në mënyrë që të
futej Brenda, por mbasi pati sukses e kishte
bërë detyrën e tij. Tani
ai ose ti kushtohej Arobanait apo të
largohej, ose mund të zgjidhte ndonjë
vajzë tjetër. Dhe këtë
bëri djali. Ai flirtoi me Kidayën
dhe kur erdhi nata, Arobanai mund të
dëgjonte se çfarë po bënin
të dy. Keshtu ajo vendosi ta dëgjonte
Aberin, i cili kishte luftuar gjatë
rrugës së tij për në
kasolle në ditën e parë,
pastaj u përpoq që ajo ta pëlqente
atë me çdo arsye që ishte
e mundur. Ajo do të bënte me atë
çfarë Tumba dhe Kidaya po bënin,
dhe nëse e pëlqente ajo do ta
pyeste atë për të vrarë
një antilopë për prindërit
e saj dhe të gjente një motër
në grup e cila donte të martohej
me vëllanë e saj. Dhe nëse
nuk e pëlqente - kishte më shumë
djem simpatik atje jashtë, gjahtarë
të mirë, që mburreshin dhe
u sillnin partnereve të tyre jo një
por dy antilopa. Antilopa? Jo një elefant
ose mbase dy! Jeta ishte e bukur. Pylli
kujdesej për bijtë dhe bijat e
tij. Nuk u dha atyre jo vetëm mish
dhe fruta për të ngrënë
dhe ujë të pastër për
të pirë por gjithashtu u dha zjarr
dhe gëzim në dashuri.
"Është errësirë
rreth nesh," pëshpëriti Arobanai,
"por nëse ka errësirë,
atëherë errësira është
e mirë."
Pastaj u shtri me Aberin në qilim dhe
filloi ta guduliste atë. Ai qeshte
pak i nervozuar dhe shtriu duart tek ajo.
|