Në bazat e vëzhgimit gjatë
gati 10.000 revolucioneve të planetit
Yer ne urgjentisht këshillojmë
që ky planet dhe populli i tij rë
mos futet në Sistemin e Bashkuar Diellor.
Është një lloj populli në
Yer që e konsideron veten inteligjent
dhe gjatë milionit të revolucioneve
është shumfishuar dhe është
përhapur në të gjithë
planetin: Të ashtuquajturit Nin, Orang
apo Njerëz. Këta specie, që
origjinalisht rrjedhin nga një pemë
qytetarësh, në fakt e konsideronin
veten e tyre inteligjentë, por tashmë
gjashtë billion nin nuk janë të
gatshëm të koordinojnë veprimet
e tyre me njëri-tjetrin në një
mënyrë të kuptueshme.
Zakonisht disa nga ata shkatërrojnë
atë që të tjerët kanë
arritur. Ata kanë marrë ushqim
dhe veshje nga njëri tjetri. Ata prodhojnë
gjëra që supozohen për ta
bërë jetën më të
lehtë dhe më të kënaqshme
për ata, por për të prodhuar
gjëra të tilla, ata shkatërrojnë
dhe helmojnë atmosferën e planetit
të tyre, ujin dhe tokën, dhe në
këtë mënyrë e bëjnë
jetën e tyre pambarimisht të vështirë.
Një nga vuajtjet e tyre më të
këqija që ata vuajnë është
një traditë (apo mund ta quajmë
sëmundje) ata e quajnë wojna,
luftë, krieg, apo Guerra. Kur wojna
largohet, grupe të mëdha të
Nin-ëve vihen kundër njëri-tjetrit
dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin.
Ata shkatërrojnë jetesën
dhe ushqimet e ruajtura të "armiqëve'
të tyre dhe shkaktojnë torturat
më të tmerrshme te njëri
tjetri. Skuadra jonë e kërkimit
arriti të gjejë pse ata e bëjnë
atë. Në fakt Nin-ët janë
komplet në mosmarrëveshje për
këtë çështje. Kjo
është gjëja e çudishme,
dhe disa nga ata që e refuzonin këtë
traditë dhe e quanin atë fatin
më të keq që mund të
bjerë Ninëve. Disa për siguri
u pëlqen wojna. Ata tregojnë histori
për të apo shikojnë filma
rreth asaj. Ninëve që e refuzojnë
wojn-ën kanë mendime të ndryshme
sesi ata mund të vijnë te ajo.
Disa të tjerë e konsiderojnë
atë thjesht një shpërthim
trishtimi në pjesën më të
madhe të grupit të Ninëve.
Të tjerë besojnë se Ninët
kanë dy lloj shpirtrash të ndryshëm
në veten e tyre, njëri është
i mirë dhe do Ninët e tjerë,
dhe i keqi që urren Ninët e tjerë.
Ende të tjerë besojnë se
wojna nuk është e pëlqyeshme
por fatkeqësisht e nevojshme tani e
tutje. Shpesh ndodh që dy grupet të
Ninëve filluan një wojna me njëri-tjetrin
dhe secili grup tha: "Ne nuk e duam
këtë wojna por të tjerët
na detyrojnë". Grupi ynë
i kërkimeve po vazhdon akoma më
tej për zbardhur çështjen
që problemi bazë i Ninëve
është se ata nuk janë në
gjendje të harmonizojnë veprimet
e grupeve të mëdha me njëri-tjetrin.
Ata ende nuk duken se kanë kuptuar
që ata nuk janë individë
të ndarë, por janë të
lidhur me njëri-tjetrin me gjithe qytetarët
e tjerë të planetit. Tu bësh
të kuptosh Ninëve duhet të
marrësh një shembull të dy
qytetarëve Yer që quhen qe nga
disa Ninë. Nëse dy nga këta
qe, janë të kapur përpara
disa të mjetesh transporti (quhet karrocë
nga disa Ninë) dhe një qe e tërheq
atë drejt veriut, por qeja tjetër
drejt perëndimit, dhe të dy do
të përfundojnë drejt veri-perëndimit
edhe nëse ndonjëri nga ata nuk
donte të përfundonte atje. Ninët
ende nuk duhet ta kuptojnë se ata janë
të lidhur me gjashtë bilion Ninë
tamam si dy qetë përpara karrocës.
Është thjeshtë se veprimet
e tyre janë më të komplikuara
sesa tërheqja e karrocës, dhe
rezultati i veprimeve të gjashtë
bilion Ninëve janë sigurisht më
të vështira për tu vlerësuar
sesa rrugica e dy qeve. Duket se inteligjenca
e Ninëve ende nuk ka hyrë në
fuqi.
Tani çfarë mbetet është
një raportim i bërë nga skuadra
jonë kërkuese në wojn-ën
origjinale të planetit Yer. Mijëra
revolucione të hershme të planetit,
kur Ninët ende jetonin duke gjuajtur
dhe duke mbledhur ushqim në pyll ata
nuk kishin arritur të njihnin se çfarë
do të thoshtë wojna. Në kohën
që Ninët jetonin bashkë në
grupe të vogla dhe ulërisnin nëpër
pyje. Një grup i tillë përmbante
të vetmit gjashtë të tetë
Ninëve, mbase dhjetë deri në
pesëmbëdhjetë quheshin familje.
Çdo grup kishte gjuetinë tokësore
të tyre dhe të veçantë
e cila zgjaste dhe një vit, dhe kërkonin
luleshrydhe dhe fruta, kërpudha dhe
rrënjë, kërminj dhe bretkosa
dhe natyrisht gjahun që mund të
zinin. Në një zone, le të
themi një lëndinë në
mal, atje jetonin vetëm disa grupe
të vogla të këtyre, mbase
tre ose katër e shumta. Një pyll
nuk mund të mbajë gjallë
me ushqim një numër të madh
njerëzish. Këta Ninët nuk
njihnin ndonjë mbret apo kryetar, gjyqe,
policë apo burgje dhe gjithashtu nuk
kishin asnjë ligj. Pse duhet ti kishin
këto? Nëse dikush bënte diçka
që të tjerët nuk ishin në
një mendje, ata uleshin në darkë
rreth zjarrit dhe bisedonin për atë.
Kur ata donin të gjuanin sorkadhe ata
ndiqnin gjahtarin e tyre më të
mirë. Por kur erdhi koha kur gjetën
mjaltë nga bletët e egra ata ndiqnin
një grua që i njihte mirë
bletët. Dhe kur kishte ndonjë
zënkë, ata merrnin këshilla
nga gruaja dhe burri më I moshuar pasi
ata kishin më shumë eksperiencë.
Ninët qëndruan sëbashku dhe
ndanë gjithçka më njëri
tjetrin, përndryshe nuk do të
mbijetonin.
Kur grupi u bë akoma më i madh,
ai u nda, dhe gjysma duhet të gjente
një vend diku tjetër për
të gjuajtur. Në këto raste,
ishte e mundur që ky grup të futej
në zonën e një grupi tjetër.
Dhe pastaj mund të bëhej një
luftim. Por luftra të tilla mbaronin
shpejt. Mbase mund të ishte thjesht
një luftë e madhe. Dhe sapo grupi
të largohej, luftimi mbaronte. Këto
luftime ishin raste të veçanta
dhe ndodhi vetëm një herë
kur një grup duhej të largohej
nga territori i tij. Kjo nuk ndodhte shpesh
sepse grate ushqenin femijët e tyre
për katër vjet apo më shumë,
dhe kjo nuk i lejonte ata për të
patur fëmijë gjatë kësaj
kohe. Dhe kështu në këtë
mënyrë gratë instiktivisht
e ndaluan grupin për tu zmadhuar dhe
mbase dhe për ta ndarë atë.
Përndryshe nuk egziston arsye tjetër
për një luftim. Grupi i Ninëve
nuk dëshironte që ta zmadhonte
më tej zonën e gjuetisë.
Ata nuk do të kishin dhe avantazhe
nëse e bënin këtë gjë.
Gjithashtu nuk ka dhe arsye për të
sulmuar grupin fqinj dhe ti vidhnin atyre
sepse ata nuk kishin asgjë për
tu vjedhur.
Ninët e atyre kohërave mbanin
një grumbull të vogël me
gjëra të nevojshme për jetesë.
Ata jetonin nga puna e duarve te tyre dhe
mblidhnin dhe gjuanin aq sa kishin mundësi
të ushqeheshin për një kohë
të shkurtër. Ata jetonin në
këtë mënyrë për
qindra e mijëra revolucione të
planetit. Rreth 6000 revolucione më
parë klima ndryshoi në disa zona
të veçanta ku jetonin Ninët.
Ndryshimi midis stinave të thata dhe
të lagështa u bë më
i madh, dhe bimësia nuk rritej më.
Dhe kështu kafshë që ushqeheshin
nga kjo bimësi u zhdukën përfundimisht.
Por disa bimë të veçanta,
fara të cilave ishte e përbërë
nga një cipë e fuqishme lulëzuan
veçanërisht në këtë
stinë.
Dhe Ninët zbuluan se si të kujdeseshin
dhe ti kushtonin vëmendje këtyre
bimëve dhe në këtë mënyrë
ata mund të korrnin më shumë
ushqim në zona të vogla sesa të
sorrollateshin dhe të gjenin ushqim
sa andej ketej. Ninët nuk donin të
sorollateshin më. Ata ndërtuan
fshatrat e para dhe u bënë fermerë.
Por ata ruajtën shumicën e zakoneve
të tyre të gjuetisë. Kështu,
ashtu siç donin të gjuanin sëbashku,
tani ata punonin në fusha sëbashku.
Kur kishte probleme të përbashkëta
ata mblidheshin sëbashku dhe diskutonin
problemin. Ata nuk i zgjidhnin drejtuesit,
por kur kishin një aktivitet të
veçantë që duhet të
organizoheshin, për të pastruar
një pjesë të pyllit, apo
për të ndërtuar një
qendër të re banimi, apo për
të shkuar që të gjuanin atëherë
ata pyesnin një burrë apo një
grua që dinte diçka rreth kësaj
për ti udhëhequr.
Kjo ishte gjithashtu dhe mënyra që
duhej të ishte. Burrat ende vazhdonin
të gjuanin për një gjah më
të madh, dhe një pjesë e
madhe e punës në fusha bëhej
nga gratë. Por derisa ushqimi më
i rëndësishëm erdhi nga fushat,
gratë arrinin të fitonin më
shumë ushqim sesa burrat.
Jeta në fermë kishte avantazhe
dhe disavantazhe. Njërëzit u bënë
të varur nga të korrurat. Kur
ata ishin ende gjuetarë dhe mbledhësa,
nuk ishte ndonjë problem i madh nëse
ndonjë lloj bime nuk kishte atë
prosperitet në një vit. Ishin
me qindra në pyje. Tani kur binte zija
ata i merrte uria. Ushqimi i tyre ishte
shumë i njëjtë, dhe nuk kishte
shumë variacion, kështu që
ata kishin dhëmbë të prishur
dhe fëmijët e tyre nuk rriteshin.
Dhe puna ishte e fortë dhe monotone.
Jeta nuk ishte aq e këndshme dhe me
variacione sa më përpara. Por
nuk kishte kthim mbrapa, nëse për
asnjë arsye gjahtarët dhe mbledhësit
kishin nevojë për më shmë
tokë sesa fermerët. Një diçka
tjetër e re ishte ata nuk jetonin më
nga puna e duarve të tyre. Ata prodhonin
më tepër sesa konsumonin. Tani
ata mund të ruanin ushqimin. Kështu
ata kishin diçka kur kohët ishin
të këqija, një rrugë
shpëtimi kur mund të ishte ndonjë
thatësirë apo ndonjë përmbytje.
Dhe kur akumulimet në ushqim ishin
relativisht të mëdha, ata mund
të investonin diçka dhe për
të ardhmen. Kjo do të thotë
se kur ata të kishin ruajtur një
sasi gruri, mund të përballonin
për të kultivuar më pak fusha.
Disa nga njerëzit hapnin një kanal
rrjedhës, kështu që në
vitin tjetër të korrat të
ishin me bollëk dhe pjesa e mbetur
të zmadhohej akoma më tepër.
Nëse ndonjëri nga ata nuk ishin
të nevojshëm në fusha, ndonjëri
prej tyre mund të specializohej si
farkëtar dhe ndonjë në përgatitjen
e qeramiks dhe kështu të zhvillonin
këto teknika që në një
mënyrë e bënin punën
e të tjerëve më të lehtë.
Gjithashtu ata lejonin që disa prej
tyre të specializoheshin në shërimin
e sëmundjeve, në lutje, apo në
shkrimin e këngëve. Është
e sigurt që këto gjëra nuk
i rritën ushqimet shtesë, por
e bënë jetën e të gjithëve
më shumë të këndshme
dhe më të pasur. Në këtë
mënyrë përparimi ngadalë
dhe me kohën po hynte. Bizhuteritë
u krijuan; piktura u pikturuan; dhe kërcimet
u bënë më të komplikuara.
Ishte një jetë plot paqe.
Në zona të tjera gjahtarët
ndoqën kopetë e kafshëve
me thundër.
Sorkadhet, drerët, bagëtia dhe
dhitë kullotnin në fushë
në dimër, në male gjatë
verës. Gjahtarët i ndoqën
ato gjatë migrimit të tyre. Në
fusha ato gjetën tërshërë,
në shpate elb, bajame dhe kikirika.
Në kodra ata gjetën mollë
dhe dardha. Gruri i egër mezi qërohej
dhe rritej në një lartësi
të ndryshme në stinë të
ndryshme. Sa më shumë profesionist
njërëzit bëheshin në
gjueti aq më shumë e aq më
tepër përzgjedhës ishin për
kafshët, prenë e tyre.
Përgjthësisht kur ata vrisnin
kapronj dhe deshë të vegjël,
ata nuk vrisnin femrat, kështu që
kopeja e kishte më të lehtë
të kryqëzohej. Gjuetarët
vranë arinj, ujq, dhe dhelpra në
mënyrë që të mos dëmtohej
kopeja. Ata e drejtuan kopenë në
zona ku ata mund ti mbronin. Delet dhe dhitë
nuk kishin aq shumë frikë njerëzit
sa kapronjtë dhe drerët. Kështu
gjahtarët preferuan ti ndiqnin ato.
Dhe gjahtarët u bënë barinj.
Jeta e barinjve ishte pak a shumë e
njëjtë me jetën e hershme
e gjuetarëve të vjetër. Ata
ende lëviznin nga territori i tyre
gjatë vitit dhe akoma vrisnin kafshë
që nuk do të zbuteshin. Derisa
gjuetia ishte një punë vetëm
për burrat, ata e konsideronin kopenë
pronë të tyre, dhe fjala e një
Nini mashkull vlente më tepër
sesa fjala e një Nini femër.
Barinjtë dhe fermerët sëshpejti
i dhanë njëri tjetrit diçka
që i takonte. Çdo njeri kishte
diçka që tjetri mund ta përdorte.
Barinjtë mund të merrnin grurë
dhe bukë nga fermerët dhe vazo
të bëra në qeramikë.
Në shkëmbim fermerët merrnin
mish, lëkurë, fruta të egra
dhe arra. Por një ditë një
kryetar i barinjve, i cili ishte një
gjahtar i madh, zbuloi se ishte e mundur
të merrte nga fermerët çfarë
të donte dhe të mos i jepte asgjë
atyre si shkëmbim. Fermerët të
cilët kishin gjuajtur më përpara
nuk ishin luftëtarë shumë
të mirë. Barinjtë ishin akoma
më afër jetës së vjetër
prej gjahtari. Për fermerët ishte
thjesht një lloj i ri loje. Kështu
ata u mësuan të sulmonin fermerët
dhe ti grabitnin. Mos mendo se ata papritur
ishin bërë Ninë të këqinj.
Ata thjesht po mbanin zakonin e tyre, mënyrën
e jetesës dhe thjeshtë vihej në
praktikë në një pre të
re. Midis njëri tjetrit ata si gjithmonë
qëndruan aq të dashur dhe të
nevojës.
Ata ndanin gjahun e tyre, zgjidhnin punët
e tyre në mënyrë kolektive
dhe ishin të mirë me fëmijët
e tyre. Ata ishin gjahtarë, jo luftëtarë,
dhe ende ata sollën wojnën në
botë. Pse ata vazhdonin ti sulmonin
dhe ti vidhnin fshatrat e fermerëve?
Sepse fermerët ishin të gatshëm
të prodhonin më shumë ushqim
sesa atyre u nevojiteshin për nevojat
e tyre. Nëse gjuetarët nuk i grabitnin
plotësisht depot, ,nese ata nuk merrnin
të gjithë delet dhe derrat me
vete, nëse nuk i vinin zjarrin fushave
atëherë fermerët kishin përsëri
mundësi të arrinin në të
korrat e tjera. Dhe pastaj atje përsëri
kishte diçka që gjahtarët
mund të vidhnin.
Ndërkohë gjahtarët bënë
dhe një kontratë me fermerët:
nëse fermerët vullnetarisht i
jepnin atyre drithë dhe mish-quhej
një "shenjë respekti"-
atëherë ata nuk do ti grabisnin
më, përkundrazi do ti mbronin
ata. Në këtë mënyrë
gjahtarët u bënë sundimtarë
dhe luftëtarë, dhe fermerët
u bënë punëtorë. Dhe
tani diçka e çuditshme ndodhi.
Edhe meqënëse sundimtarët
dhe luftëtarët nuk kapnin asnjë
punë me dorë, përveç
harxhuan një pjesë goxha të
madhe që fermerët kishin prodhuar,
ishte një pjesë e madhe ekstra
për bashkësinë në tërësi,
sesa fermerët kishin kur ishin ende
të lirë. Tani fermerët mbanin
më pak se ato që prodhonin, dhe
prodhonin më shumë se me përpara.
Përpara se ata të ishin të
gatshëm të vendosnin lirisht se
si ta kalonin kohën e tyre, ata sigurisht
nuk kishin arritur suksesin më të
madh që një Nin duhet të
kërkojë. Cili Nin i lirë
i cili ishte i arsyeshëm do ta bënte
atë? Por kjo ishte tamam ajo çfarë
sunduesit u thanë atyre që të
bënin: ata duhet të punonin sa
më shumë që të ishte
e mundur, dhe të ishin të lumtur
vetëm me gjërat e nevojshme. Dhe
ngaqë bashkësia e fermerëve-luftëtarë
prodhonte teprica sesa ndonjë bashkësi
tjetër, në tepër kanale vaditje
mund të ndërtoheshin këtu,
më shumë vegla mund të ishin
fallco dhe më shumë gjëra
mund të shpikeshin sesa në vende
të tjera. Më shumë armë
dhe fortifikime më të mira u ndërtuan,
dhe më shumë tempuj, dhe më
shumë priftërinj mund të
ushqeheshin sesa në vende të tjera.
Me një fjalë: kjo lloj bashkësie
ishte më superiore ndaj të gjithat
të tjerave. Mund të rritej më
shumë dhe më shpejt, dhe mund
të pushtonte bashkësitë e
tjera dhe të ushtronte dhunë që
ato të merrnin prej saj të njëjtën
mënyrë jetese. Gjahtari i vjetër
i fisit nuk donte që të rrisnin
madhësinë e territorit të
gjahut. Nuk do të ishin në gjendje
ta përdornin atë.
Gjithashtu dhe fermerët nuk donin të
zmadhonin madhësinë e vendit të
tyre. Ata nuk do të ishin në gjendje
të punnin në të. Por sundimtarët
e rinj kishin dëshirën të
pushtonin shumë e më shumë
fshatra. Sa më shumë fshatra që
ata pushtonin më shumë nder e
lavdi do të merrnin prej tyre. Dhe
sa më shumë nder e lavdi do të
merrnin aq më shumë do të
rrisnin zhvillimin që do tu rriste
atyre fuqinë akoma më tepër.
Së shpejti kishte luftëtarë
dhe fermerë-bashkësi në vende
të tjera dhe ata duhet të ishin
të kujdesshëm.
Dhe kështu lufta u bë një
institucion i rregullt, një zakon i
vazhdueshëm.
Le ta përmbledhim këtë histori
të trishtueshme. Kudo ku Ninët
jetonin në liri, ata e përdornin
kohën e tyre që mbeste pas punës
së tyre për gjëra që
e bënin jetën më të
kënaqshme: për krijimin e muzikës
dhe kërcimet, për të treguar
histori, për bërjen e bizhuterive,
për bërjen e rrobave të bukura,
apo për lyerjen e trupave të bukur.
Kur Ninët ishin nën komandën
e luftëtarëve, ushtrohej forcë
mbi ata që të prodhonin më
shumë ushqim, në mënyrë
që të tjerët të kishin
vakte, prodhonin armë, ndërtonin
mure mbrojtëse dhe kështjella,
të gjithë llojet e gjërave
që aktualisht u sollën vuajtje
dhe dhimbje Ninëve.
Por çuditërisht në tokën
e luftëtarëve ishin gjithashtu
veshjet më të bukura, bizhuteritë
më të çmuara, statujat
më të mëdha, dhe gjithashtu
muzikë më e mirë. Si është
kjo e mundur? Sepse të gjitha këto
gjëra ishin vetëm për sundimtarët.
Ata kishin artistët më të
mirë që vinin te pallatet e tyre,
u jepnin atyre ushqim të mirë,
shtëpi dhe rroba të bukura, në
mënyrë që të përmisonin
artet e tyre. Por për Ninët e
thjeshtë arti nuk egzistonte.
Ninët e lirë kishin muzikantë
dhe bizhuterë në çdo fshatë,
por ata ishin njëkohsisht dhe fermerë
dhe nuk kishin shumë kohë të
prefeksiononin aftësitë e tyre.
Kështu një popull luftëtarësh
ishte më i pasur sesa populli i Ninëve
të lirë, por veçse shumica
e Ninëve jetonte në varfëri
dhe injorancë, dhe i vetmi sundues
i luftëtarëve të tij kishin
të drejtën e pasurisë. Ja
pse luftëtarët ishin më të
fuqishëm sesa Ninët e lirë
dhe ishin në gjendje ti pushtonin ata.
Në këtë mënyrë
Yeri u shndërrua në një botë
të luftimeve, vjedhjeve, dhe shtypjes.
Mënyra e të jetuarit që premtoi
më shumë qejf nuk ishte mënyra
që të çonte drejt fitores.
Përkundrazi ajo ishte mënyra e
që prodhoi më shumë teprica
dhe bëri progresin më të
madh të mundur. Ajo që erdhi si
pasojë do të përshkruhet
nga shembulli i një zone që u
quajt Perandoria Romake:
Princat luftëtarë së shpejti
zbuluan se mund të bëheshin akoma
më të pasur nëse i kthenin
armiqtë e pushtuar në skllevër.
Skllevërit në mënyrë
absolute nuk kishin më asnjë të
drejtë. Ata duhet të punonin si
kafshë dhe shpeshherë trajtoheshin
më keq se kafshët. Eshtë
e vërtetë se një skllav punon
vetëm kur ai apo ajo detyrohet të
punojë. Dhe gjithashtu është
e vërtetë se një skllav që
nuk trajtohej tamam si një kafshë
nuk jetonte shumë gjatë. Por kjo
nuk ka rëndësi. Luftra të
reja mund të nisnin dhe dhe skllevër
të rinj mund të kapeshin. Në
Romë kjo ndodhi shpejt se asnjë
Romak i lirë donte të punonte
më. Puna ishte punë për skllevrit.
Perandoria romake në mënyrë
të vazhdueshme po bënte luftra
për të marrë më shumë
skllevër të cilët mund të
bënin të gjitha punët për
të mbajtur gjallë Perandorinë.
Të gjithë romakët e lirë
ishin ose ushtarë apo të papunë,
përveç pak prej atyre që
ishin zyrtarët e perandorit apo pronarët
e skllevërve. Perandoria Romake po
bënte luftra dhe po zgjerohej më
shumë e më shumë. Ajo do
sundonte botën. Por një ditë
u shkatërrua. Ajo u bë aq e madhe
saqë nuk kishte aq shumë vend
për ushtarët Romakë që
të mbronin kufijtë e largët
dhe në të njëjtën kohë
të mbikqyrnin të gjithë skllevërit
në të gjithë vendin. Koha
erdhi kur luftra nuk e bënte më
vendin të fuqishëm por përkundrazi
e bënte atë të dobët
dhe e çonte në një fund.
Perandori të tjera e zëvendësuan
atë. Forma të tjera të jetës
shoqërore erdhën duke u shfaqur.
Por një gjë nuk ndryshoi: këto
forma të jetës shoqërore
që ishte më e kënaqshme për
njerëzit nuk ishin format që patën
sukses; përkundrazi ishin format e
jetës shoqërore që prodhonin
teprica të mëdha.]
Ato përandori apo shtete që arritën
tepricën më të madhe, gjithmonë
mund te pushtonin të tjerët dhe
ti detyronin të bënin siç
donin ata. Kjo asnjëherë nuk ndryshoi,
dhe ja pse në këtë ditë
wojna nuk është zhdukur nga jeta
e Ninëve. Për këtë ditë
ata përdorën tepricat më
të mëdha për të prodhuar
armë të reja dhe më të
mira. Sot ata kanë armë me anë
të të cilave ata mund shkatërrojnë
gjithë planetin. Ja pse ata janë
bërë një rrezik i madh në
gjithë planetin Yer. Vetëm atëhërë
kur Ninët kuptuan se wojna dhe despotizmi
krijojnë vetëm një pasuri
të dukshme, ata mund të gjejnë
ndonjë formë tjetër të
jetës shoqërore. Por për
të bërë këtë gjë
ata duhet të kuptojnë se pasuria
e vertetë nuk konsiston në patjen
e sa më shumë pronave që
të jetë e mundur me anë të
se cilave mund të prodhojnë sa
më shumë gjëra që të
jetë e mundur. Për njerëzit
e këtij planeti, pasuria e vërtetë
mund të gjendet dhe në një
botë në të cilën është
e mundur për shumë Ninë që
të kenë kohë për të
bërë muzikë, kërcime,
bashkëbisedime me njëri-tjetrin,
të shkruanin poezi, të luanin,
të lyenin, të thonin histori,
të merreshin me sport. Në një
botë që do ta bënte jetën
më të bukur. Përkundrazi
wojna do të shkatërrontë
të gjithë planetin e tyre tamam
si u shkatërrua Perandoria Romake.
Në çdo rast, nuk të lë
për të pyetur-të paktën
ky është opinioni i skuadrës
tonë kërkuese-ti pranojë
Ninët në komunitetin e Sistemit
të Bashkuar Diellor, aq gjatë
saqë ata të mos kuptojnë
rregullat themelore më të thjeshta
për të jetuar sëbashku në
grup.