Djali BluPerkthimi nga Elton Skendaj |
|
|
Larg, shumė larg prapa yjeve, gjithēka ėshtė shumė ndryshe nga kėtu. Dhe mė larg fare atje, gjithēka ėshtė edhe mė ndryshe nga aty, ku gjithēka ėshmė mė ndryshe nga kėtu. Por po tė fluturosh shumė larg, shumė, shumė larg nė distancė, pėr te vendi ku gjithēka ėshtė krejtėsisht ndryshe nga kudo, ndoshta atje do tė jetė gati njėsoj si kėtu. Ndoshta,
nė kėtė rajon tė largėt, do tė jetė njė planet i madh sa Toka jonė,
dhe ndoshta njerėz do tė jetojnė nė kėtė planet, njerėz qė duken
gati njėsoj si ne, pėrveē se ata kanė ngjyrėn blu dhe mund ti
palosin veshėt e tyre kur nuk duan tė dėgjojnė. E
ndoshta njė luftė shpėrtheu nė kėtė planet tė largėt, dhe gjithata
njerėz blu vdiqėn. Shumė jetimė ngelėn pas, dhe nė rrėnojat e njėrės
nga shtėpitė e shkatėrruara nga bombat, ulej njė djalė i vogėl.
Djali po qante se kishte humbur babanė dhe nėnėn e tij. I ulur, ai qau
aty pėr njė kohė tė gjatė, por mė pas ndaloi se i ishin mbaruar
gjithė lotėt qė kishte. Ngriti jakėn, vuri duart nė xhepa, e u
largua. Kur shihte gurė, i shkelmonte, e kur shihte lule, i shkelte. Njė
qen i vogėl iu afrua, po e shikonte, dhe filloi tė luante bishtin.
Pastaj u kthye nga ana tjetėr e filloi tė ecte me djalin, sikur tė
kishte vendosur ti bėnte shoqėri. Ik!
i tha djali qenit. Duhet tė ikėsh. Po qėndrove me mua, do tė tė
dua, dhe unė kurrė mė sdua tė dua dikė nė jetėn time. Qeni
po e shikonte dhe po luante bishtin gjithė gėzim. Mė pas djali gjeti njė
armė pranė kufomės sė njė ushtari. E mori armėn dhe e drejtoi nga
qeni. Kjo armė tė vret! i tha me inat. Dhe qeni u largua me vrap. Do
tė tė marr me vete! i tha djali armės. Do tė jesh miku im mė i
ngushtė. Dhe me atė armė qėlloi njė pemė tė vdekur. Pastaj
ai gjeti njė motorr fluturues tė hedhur nė njė fushė. I hipi motorrit
dhe u pėrpoq ta niste. Motorri fluturues punonte mirė. Tani
u bėra me njė armė e motorr fluturues, tha djali. Kėta do tė
jenė familja ime. Mund tė kisha dhe njė qen, por ai mund tė vritet, e
do te vdisja nga tė qarėt. Fluturoi
rreth e rrotull me motorr deri sa pa njė shtėpi nga e cila po dilte tym.
Dikush po jeton aty, tha djali. I ra pėrqark shtėpisė dhe pa nga
dritarja. Brenda ishte vetėm njė grua plakė qė po gatuante. Djali
e ndaloi motorrin fluturues pėrpara shtėpisė, mori armėn e u fut
brenda. Kam njė armė! i tha gruas plakė. Mė jep diēka pėr tė
ngrėnė! Eja,
do tė jepja diēka edhe pa armė, tha plaka. Rehatohu dhe ule armėn. Sdua
tė jesh e mirė me mua! hungėriti djali. Arma ime tė vret! Atėherė
plaka i dha diēka pėr tė ngrėnė, dhe ai fluturoi tutje. Kėshtu
po jetontė djali tani. Nė njė shtepi tė braktisur, gjeti njė vend ku
tė fshihej. Kur e merrte uri, fluturonte diku ku kishte njerėz, dhe i
detyronte me armė nė dorė ti jepnin pėr tė ngrėnė. Herė
tė tjera, djali fluturonte mbi fusha betejash tė shkreta dhe mblidhtė
pjesė nga armėt, tanket dhe makinat qė kishin ngelur atjė. I merrte
gjithė kėto pjesė tė vendi ku fshihej. Do
tė ndėrtoj njė robot gjigand tė koracuar! tha me vete. Do ta bėj
tridhjetė metra tė gjatė, e do tė peshojė njėqind mijė ton, dhe
lart nė kokė do ta drejtoj une nė dhomėn e kontrollit. Atėherė do tė
kem aq fuqi sa askush smund tė mė prek. Njė
ditė, njė vajzė erdhi te vendi ku fshihej. Djali doli jashtė me armėn
dhe i tha: Ik, largohu! Arma ime tė vret. Sdua
tė tė shqetėsoj, i tha vajza. Thjesht po shoh nėse kėrpudhat po
rriten pėrsėri. Ik,
largohu! tha djali. Sdua njeri afėr meje! Vetėm
fare je ti? pyeti vajza. Jo,
tha djali. Kam njė armė dhe njė motorr fluturues. Keta janė familja
ime. Dhe njė ditė do tė kem njė robot gjigand tė koracuar! Po
nuk ke askėnd pranė? Mund
tė kisha patur njė qen. Por, po ta vrisnin atė, do tė vdisja nga tė
qaret. As
unė skam askėnd, tha vajza. Duhet tė rrimė bashkė. Sdua
tė rri me askėnd qė mund tė vritet nga arma! Atėherė
shiko e gjej dikė qė smund tė vritet nga arma! tha vajza dhe u
largua. Por
djali ndėrtoi njė robot gjigand tė koracuar dhe u fut brenda. Pastaj u
ul nė kabinėn e kontrollit nė majė tė kokės sė robotit. Atėherė
vendosi dhe e ngau robotin nėpėr gjithė vendin. Njerėzit bėrtitėn
kudo qė vajti kur e panė robotin qė po vinte, dhe donin tė iknin me
vrap. Por nuk mund ti shpėtonin robotit gjigand tė koracuar. Djali
kishte njė mikrofon nė kabinė, dhe gjithēka qė thoshte te mikrofoni
dilte si ulėrimė nga goja e robotit. A ka njeri kėtu qė svritet
dot nga arma? bėrtiste roboti. Por kudo qė vajti, njerėzit
largoheshin me vrap, kėshtu qė sgjeti njeri qė svritej dot nga
arma. Njė
ditė, ama, djali pa nga kabina e tij qė dikush aty poshtė nuk po
largohej me vrap, por po qėndronte dhe po i bėrtiste diēka. Por djali
rrinte kaq lart nga toka sa nuk e kuptoi ēfarė po thoshte. Ndoshta
ėshtė dikush qė nuk vritet nga arma? mendoi djali dhe zbriti poshtė.
Por aty ishte plaka qė i kishte gatuar gjellėn ca kohė mė parė.
Mos doje tė mė thoje gjė? e pyeti djali. Po
tha plaka. Dėgjova pėr dikė qė se vret arma. Thashė se doje ta
dije. E
kush na qėnka ky? pyeti djali. Ėshtė
njė plak qė jeton atje lart nė hėnė. Atėherė
do ta kėrkoj e ta gjej, tha djali, sepse nuk dua tė rri me dikė qė
vritet nga arma. Dhe ai lėvizi njė ēelės dhe roboti i tij gjigand i
koracuar e shndrroi veten nė njė raketė gjigande tė koracuar dhe
fluturoi pėr nė hėnė. Atje
lart nė hėnė, djali kėrkoi pėr njė kohė tė gjatė. Mė sė fundi e
gjeti plakun, qė po rrinte prapa njė teleskopi e po shikonte poshtė te
planeti blu. A
je ti njeriu qė nuk e vret dot arma? e pyeti djali plakun. Kėshtu
them, tha plaku. E
ēfarė po shikon me atė teleskop? Po
studioj njerėzit nė planetin aty poshtė. Si
thua, a mund tė rri dot me ty? e pyeti djali. Ndoshta,
tha plaku. A kam unė ndonjė gjė tė veēantė? Po,
unė sdua tė rri me dikė qė mund ta godasin pėr vdekje. Kur mė
vdiqėn prindėrit, i qava gjithė lotėt qė kisha. Mund tė rrija me njė
qen, po sikur ta kishin vrarė dhe atė, do tė vdisja nga tė qarėt.
Mund tė rrija edhe me njė grua plakė, apo njė vajzė tė vogėl. Por
as ata nuk ishin tė paprekshėm nga plumbat, dhe po tė ishin vrarė, do
tė vdisja nga tė qarėt. Mirė,
tha plaku, rri me mua atėherė. Asnjė nuk mė vret dot kėtu sepse
nuk ka armė fare nė kėtė vend. Kjo
ėshtė e vetmja arsye? pyeti djali. Po,
kjo ėshtė, u pėrgjigj plaku. Po
unė e solla armėn me vete. Sa
keq, tha plaku, tani smund tė rrish me mua. Arma jote mund tė mė
vrasė. Atėherė
do tė kthehem, tha djali. Po,
tha plaku. Sa
keq, tha djali. Tė
vjen keq? pyeti plaku. Po,
tha djali, Do tė doja tė rrija kėtu. Ndoshta
mund ta hedhėsh tutje armėn tėnde? tha plaku. Ndoshta,
tha djali. Atėherė
mund tė rrije me mua kėtu, tha plaku. Ndoshta,
tha djali. E ēfarė do tė bėja atėherė? Mund
tė shihje me teleskop. Atėherė ndoshta do ta kuptoje se pse ata njerėz
aty poshtė janė vazhdimisht nė luftė. Epo,
as unė nuk e di. Mendoj qė ka tė bėjė me faktin qė nuk dinė shumė
pėr njėri-tjetrin. Ka kaq shumė njerėz, e jetėt e tyre janė kaq tė
komplikuara sa ata nuk e dinė se si veprimet e tyre ndikojnė te tė tjerėt.
Ma merr mendja qė nuk e dinė se nga vjen mishi qė hanė apo ku shkon
buka qė pjekin. Mendoj qė nuk e dinė nėse hekuri qė nxjerrin nga toka
e bėjnė buldozierė apo topa lufte. Ndoshta nuk e dinė se kur hanė atė
mish, ka mish edhe pėr tė tjerė. Po ta shihnin veten nga lart, ndoshta
do ti kuptonin gjėrat mė mirė. Atėherė
dikush duhet tua thotė kėto gjėra? tha djali. Ndoshta,
tha plaku, por unė jam shumė plak e i lodhur pėr kėtė gjė. Vetėm
atėherė djali e lėshoi armėn qė ra nėpėr hapėsirė, poshtė nė
planetin Blu, dhe u bė copė-copė. Por
djali qėndroi pėr njė kohė tė gjatė, shumė tė gjatė nė hėnė
dhe pa me teleskop e i studioi njerėzit aty poshtė. Ndoshta njė ditė
do tė kthehet aty poshtė dhe do tu shpjegojė njerėzve gabimet e
tyre. |