Dy tė burgosuritPerkthimi nga Elton Skendaj |
|
|
Njėherė, disa nga miqtė e Balabanit ishin tė
ulur sė bashku e njėri nga ata tha. "Jemi tė gjithė kot fare. Duhet tė
fillojmė njė klan tonin e ta ndihmojmė njėri tjetrin." "Mė leni tė qetė me klanet
tuaja," tha njė tjetėr. "Po tė shikoj secili punėn e vet, tė
gjitha gjėrat do tė jenė nė rregull." Miqtė diskutuan gjerė e gjatė pėr kėtė.
Pastaj pyetėn Balabanin pėr mendimin e tij. Ndonjėherė mendoj qė
ėshtė e vėrtetė. Po tė venė dy njerėz me fuqi tė barabartė te njė
pemishte arrash e tė mbledhin arra, atėherė ndoshta ėshtė mė mirė qė
secili tė mbledhė arrat e veta. Sepse nė qoftė se secili do tė
mblidhte arra edhe pėr tjetrin, atėherė do tė mendonin, "Epo, pėrse
duhet tė punoj kaq shumė. Edhe po tė shembem me punė, do tė mblidhja
vetėm arrat qė i mbledh kolegu im." E kėshtu, ka shumė mundėsi qė
secili do tė punojė mė pak pėr tė dy sesa kur punon pėr vete, dhe atėherė
tė dy do tė kenė mė pak arra.Por shpesh, fatet e njerėzve varen aq
shumė nga njėri-tjetri sa kur kujdesesh vetėm pėr interesat e tua, i vėshtirėson
gjėrat pėr tė gjithė." "Si ėshtė e mundur?" pyeti njėri
nga miqtė. Dhe Balabani u tregoi kėtė gjėegjėzė. "Nė Samarkind, policia kapi njėherė dy
hajdutė qė kishin vjedhur njė patė. Timur Lenku i mbylli nė dy qeli tė
ndryshme, nė mėnyrė qė tė mos e takonin e flisnin me njėri tjetrin.
Pastaj ai vajti te i burgosuri i parė dhe i tha, "Dėgjo, ju tė dy
vodhėt njė patė. Pėr kėtė do tė merrni 20 goditje me shkop. S'ėshtė
fare e kėndshme, po do ta kaloni. Por unė di me siguri qė ju morėt jo
vetėm patėn por edhe dy kupa tė arta nga pallati im. Pėr kėtė krim dėnimi
ėshtė me vdekje. Ky dėnim ama do tė kishte vetėm njė problem pėr
mua. S'do t'i gjeja dot kupat e mia tė arta. Mund t'ju torturoja qė tė
mė tregonit tė vėrtetėn, por mendova pėr diēka tjetėr. Dėgjo me
kujdes: po tė rrėfesh se i keni vjedhur kupat dhe tė mė thuash ku i
mbani fshehur, atėherė do tė ekzekutoj vetėm bashkėpuntorin tėnd, po
ty do tė lė tė lirė. Ėshtė e vėrtetė, qė edhe atij do t'i jap tė
njėjtėn mundėsi. Po rrėfeu ai, dhe jo ti, atėherė do ta lė atė tė
lirė, dhe do tė ekzekutoj ty. Sigurisht, mundet qė tė dy rrefeni. Nė
kėtė rast, sigurisht qė s'mund tė lė asnjėrin tė lirė. Po do tė
jem i mėshirshėm dhe vetėm do t'ju pres duart." Po sikur asnjėri tė mos rrėfejė?"
pyeti i burgosuri,qė, meqė ja fjala, i kishte vjedhur me tė vėrtetė
kupat me shokun e tij. "Hm" tha Timuri, "atėherė do
tė rrihesh njėzet herė me shkop pėr vjedhjen e patės. Ēfarė duhet tė bėjė burgosuri, thoni
ju?" i pyeti Balabani miqtė. "Po ata s'flisnin dot me njėri
tjetrin?" "Jo," tha Balabani, Timuri u sigurua
qė ata tė mos komunikonin me njėri tjetrin nė asnjė mėnyrė." "Duhet ta mbajė gojėn mbyllur dhe tė
presė qė edhe bashkėpuntori tė mos tregoje," tha njėri nga ta. "E si mund ta bėjė kėtė gjė?"
tha njėri nga ta. "Duhet ta dijė qė bashkėpuntori do tė tregojė." "Si kėshtu?" "Sepse ėshtė mė mirė pėr bashkėpuntorin
po tė tregojė. Dėgjoni. E zėmė se quhen Ahmed dhe Bulent. Tani, po tė
tregojė Ahmedi, ėshtė mė mirė qė Bulenti tė tregojė gjithashtu, pėrndryshe
do tė ekzekutohet. Nėse Ahmedi nuk tregon, ėshtė pėrsėri mė mirė pėr
Bulentin tė tregojė sepse do ta lėnė tė lirė. Kėshtu Ahmedi e di qė
Bulenti do tė tregojė. Atėherė, Ahmedi do tė tregojė gjithashtu, ose
do ta dėnojnė me vdekje. Por edhe sikur Bulenti tė mos tregojė pėr
ndonjė arsye, aq mė mirė pėr Ahmedin sepse do ta lėnė tė lirė." "Po, por pėrfundimi ėshtė qė tė dyve
u priten duart, kur ata mund t'ia kishin hedhur me njėzet goditje me
shkop." Kėshtu vazhduan tė diskutonin gjėegjėzėn
me orė tė tėra, por nuk arritėn nė ndonjė pėrfundim. "Kėtė
desha t'ju tregoja," tha Balabani. "Po panė vetėm interesin
vetjak, do ta kenė mė tė vėshtirė." "Por ēfarė duhet tė kishin bėrė,
sipas teje?" "Duhet tė kishin folur me njėri tjetrin
dhe t'i premtonin tjetrit qė do heshtnin." tha Balabani. "Po ti the qė ata s'mund tė flisnin me
njėri tjetrin!" "Duhet tė kishin dhėnė bakshish ndonjė
gardiani qė t'u ēonte letra e mesazhe nga njėri te tjetri. Mbase mund tė
kishin lidhur njė letėr te bishti i miut, e ku ta di unė, apo t'i dėrgonin
njėri tjetrit njė papagall fluturues. Duhet tė bėnin gjithēka qė
ishte e mundur qė tė komunikonin me njėri tjetrin. Po nuk komunikuam,
atėherė do tė shikojmė vetėm interesin e ngushtė vetjak e do ta bėnim
jetėn mė tė vėshtirė pėr tė gjithė--edhe pėr veten tonė. |