|
|
Tani
miqtë e mi une dua t'ju them diçka
por ju duhet të më besoni mua.
Dhe nëqoftëse nuk më besoni,
mirë, akoma më keq për ju.
Çfarë dua t'ju tregoj është
kjo: Na ishte njëherë në
një kontinent të vogël në
planetin tokë (një planet që
ishte plotësisht i mbuluar me ujë
kështu që ju nuk mund ta gjeni
dot në ndonjë hartë - dhe
kur ky kontinent ekzistonte, përpilimi
i hartave nuk ishte shpikur akoma, kështu
nuk e gjen dot as në hartat e vjetra),
megjithatë, në këtë
kontinent (i cili mund të kishte qenë
shtatë kontinente ne atë kohë
nëse ndonjë i kishte numëruar,
asnjë njeri nuk i kishte numëruar
pasi jo vetëm një kontinent ishte
zbuluar në atë kohë dhe të
gjithë mendonin se kontinenti i tyre
ishte i vetmi dhe nuk kishin pse të
shqetësoheshin të numëronin
diçka kur ata e dinin se ishte vetem
një), mirë, çfarë
doja të thoja është se ky
kontinent i vogël i cili nuk ishte
kontinenti i shtatë apo i parë,
por vetëm një continent, edhe
ky ishte i populluar nga njerëz të
çuditshëm. Këta njerëz,
më vjen keq ta them, ishin të
çmendur. Ata ishin të çmendur
në një mënyrë të
veçantë. Oh jo ata nuk ishin
budallenj. Përshembull, ata kishin
shpikur makinat përpara se të
shpikej në ndonjë nga kontinentet
e tjera, dhe pasi kishin shpikur makinën
ata shpikën zjarrin dhe piramidat dhe
celularët dhe televizorët. Jo
siç ju thashë këta njerëz
ishin të çmendur në një
mënyrë të veçantë.
Si mund t'ua shpjegoj? Psh: ata kishin hallën
që do vinte për një vizitë.
Ajo do të merrte në celular dhe
do të thoshte: "hej do vi dhe
do t'ju vizitoj juve gjatë pushimeve,
për disa ditë, as jeni të
gëzuar ta shikonin hallën e vjetër
përsëri?" Dhe familja që
kishte planifikuar të shkonte në
bregdet për pushime do të boshatisnin
bagazhet dhe ti fusnin makinat përsëri
në garazh dhe të prisnin për
hallën. Të themi se pushimet kishin
mbaruar dhe u bënë gati gjashtë
javë që halla kishte qëndruar,
dhe nuk kishte ndonjë rast që
ajo të shkonte përsëri në
shtëpinë e saj dhe gjithë
familja duhet të pinte çaj për
mëngjes sepse halla i kishte bindur
ata që kafeja të bënte keq
për shëndetin, dhe babai duhet
të linte duhanin sepse halla nuk e
duronte dot tymin e duhanit, fëmijët
duhet të mbanin qetësi nga ora
një deri në katër të
mbasdites kur halla bënte një
sy gjumë. Këta njerëz nuk
do ta nxirrnin atë jashtë apo
të merrnin një buzëkuq dhe
të bënin njolla të kuqe te
fytyra e vajzës më të vogël
dhe të pretendonin që ajo kishte
ethet dhe ta detyronin hallën të
largohej. Jo këta njerëz mund
të paketonin pa zhurmë gjërat
e tyre përsëri të nxirrnin
makinën nga garazhi, ti jepnin hallës
çelësat e shtëpisë
dhe të shkonin të jetonin në
një tendë pranë buzës
së detit, tani e tutje ata mund të
pinin kafe në mëngjes, të
pinin cigare, të luanin lojëra
të zhurmshme nga ora një deri
në katër sa të kishin dëshirë.
Apo të themi që në shkollë
një drejtoreshë e re sapo e vendosur
në detyrë ishte zgjënjyer
dhe një nga mësueset vazhdonte
të thoshte i irrituar "Pse nuk
më bën mua drejtoreshë, unë
jam më e mirë se ajo" Ata
nuk do ti thoshin asaj: "Ajo ka më
shumë eksperiencë dhe gjatë
pushimeve ajo ka qenë duke marrë
kurse, ndërkohë ti ke lyer me
mankyr vetëm thonjtë e këmbës!"
Jo. Si një alternativë ata i shkruan
një letër këshlltarit të
qytetit duke i thënë: " Gruaja
po na bën me dhimbje koke me irritimet
e saja konstante, të lutem bëje
atë drejtoreshë që të
mos na i ngrejë më nervat!"
dhe shumicën e kohës, madje dhe
drejtoresha e re e vënë në
detyrë nuk do të nënshkruajë
letrën.
Apo një djalë që nuk bën
mësimet dhe merr vetëm nota të
këqija, mësuesi nuk do ta detyrojë
atë të përsërisë
orën e mësimit. Përkundrazi
ai do të thotë: "Ah po ai
ka një buzëqeshje shumë të
bukur saqë shokët e tij do trishtohen
nëse e humbasin atë, kështu
sido që të jetë gërmëzimi
i tij, dhe nuk di emrat e kontinenteve që
nuk janë zbuluar."
Mund të vazhdoj të tregoj se sa
të çmendur janë këta
njerëz.
Kur në një kryqëzim dy makina
përplasen me njëra tjetrën,
njerëzit nuk ndalojnë dhe të
mbajnë anën dhe ti bërtasin
njëri-tjetrit: "E pashë atë
që po vinte poshtë nga një
rrugë e ngushtë,dhe e pashë
atë që po i jepte makinës
me shpejtësi! Të lutem zotëri,
nëse shkon në gjyq, mund të
emërosh mua si një dëshmitar,
ja ku është emri im dhe adresa
ime!"
Përkundrazi i bërtasin shoferëve:
" Kush e çan kokën se i
kujt ishte faji, merre atë dreq rrotë
nga rruga kështu që të kalojmë
makinën tonë, dreqi e di pse ne
i shpikëm ato në vend të
parë!"
Çdo njeri e kupton që ky qëndrim
i çmendur nuk i çon këta
njerëz në ndonjë vend. Ata
gjithmonë kishin më të mirë
të dytën, kishin karriget më
të këqija në kinema, asnjëherë
nuk u shërbehej te banaku i mishit
ne supermarket, ato nuk bëheshin asnjëherë
drejtorë, por përkundrazi ata
jetonin në tenda afër bregdetit
dhe shkatërronin shëndetin e tyre
me kafe, cigare,dhe lojra të zhurmshme.
Një ditë një magjistar i
madh erdhi për të vizituar kontinentin.
Emri i magjistarit ishte Belloni i madh
dhe kur u ul me qilimin e tij fluturues
në treg ai tha: "Përshendetje
njërëz të këtij kontinenti,
unë jam Belloni i madh, dhe do ta quaj
këtë kontinent Bellonia, sipas
emrit tim sepse unë e zbulova atë."
Njerëzit mbetën të habitur
pasi gjithmonë kishin menduar se kontinentin
e kishin zbuluar ata, por magjistari u shpjegoi
atyre se juve nuk mund të zbuloni diçka
që e keni ditur për gjithë
kohën, dhe ata menduan: "Mund
të kishte qenë Gulbrannssonia,
apo Herrschovitzia, kështu që
Bellonia nuk është dhe aq keq.
Magjistari pa rreth e rrotull kontinentit
që kishte zbuluar, dhe gjeti se cila
ishte problemi me banorët e tij. "Ju
jeni njerëz të zgjuar" u
tha atyre, "Shikoj se ju keni një
potencial të madh. Aktualisht ju mungojnë
vetëm dy gjëra".
Kur njerëzit donin të dinin se
cilat ishin këto dy gjëra, ai
tha: " Mirë, e para janë
karrocat". Dhe u tregoi atyre sesi
mund të bashkonin një lloj kutie
prej druri në mënyrë që
ti përdornin ato për të transportuar
gjëra. Njërëzit eksperimentonin
me një rrotë apo shtatë rrota,
por nuk kaloi gjatë dhe zbuluan se
numri ideal i rrotave ishte aty te dy ose
katër. Që tani nuk ishte e vështirë
të shkoje me motoçikletë,
motor me avull, hekurudhë dhe dikush
madje zbuloi që të lidhësh
një gomar te karroja e cila nuk bënte
aq shumë zhurmë ashtu si metodat
e tjera që lëviznin karrocën.
"Dhe cila është gjëja
e dytë?" e pyetën ata magjistarin.
"Gjëja e dytë që qëndron
në zhvillimin e vendit tuaj është
ndjenja e pakët e drejtësisë".
"Çfarë është
ajo?" pyetën njërëzit.
"Eshtë diçka si ajo kutia
prej druri që ti na e tregove ne si
ta ndërtojmë?"
"Jo, tha magjistari, "nuk është
objekt. "Është një princip"
Njërëzit lëviznin lart e
poshtë sikur e kishin kuptuar, por
në fakt nuk e dinin se cfarë ishte
principi.
"Drejtësi do të thotë
ti japësh çdo njeriu atë
që meritojnë as më shumë
e as më pak!"
"Por ne e bëjmë këtë".
"Jo, ju i jepni njerëzve atë
çfarë ata duan për të
pushuar së shqetësuari, nuk është
e njëjta gjë, dhe nëse nuk
shqetësohen ata nuk do marrin asgjë."
"Mbase ata nuk duan aq për të
shqetësuar për të. Sidoqoftë
kush e di më mirë se ata se çfarë
njërëzit meritojnë?"
Magjistari u përpoq të shpjegonte,
por pas pak, ai u dorëzua i nevrikosur.
"Shiko", tha ai, "doni drejtësi
apo jo? Do të më duhet vetëm
një tundje e shkopit tim që t'jua
jap juve dhe kështu do më kurseni
dhimbjen e grykës'.
"Mirë", thanë ata "nëse
do të na ndihmojë ne në një
progres të mëtejshëm, ne
e duam atë".
Kështu magjistari valëzoi shkopin
e tij, hipi në tapetin magjik dhe fluturoi
larg për të zbuluar më shumë
kontinente, në mënyrë që
ai ti numëronte dhe ti vinte nga një
emër. Tashmë ai kishte menduar
për disa emra të rinj fantastikë
si Bellonia II dhe Bellonia III, dhe mezi
priste që të gjente emra të
përshtatshëm për ta.
Kur magjistari valëzoi shkopin e tij,
Bellonianët - siç e quanin tani
veten menjëherë e kuptuan se çfarë
magjistari donte të thoshte, tundën
kokat e tyre dhe thanë: "Si kemi
qenë kaq të çmendur"
Ata menjëherë paketuan tendat
e tyre dhe shkuan për të rimarrë
shtëpinë e tyre, por halla kishte
qëndruar atje për shumë kohë,
dhe praktikisht jetonte atje dhe tha: "Si
mendoni ju ma keni dhënë këtë
shtëpi mua kur ju me vullnet të
plotë më latë mua vetëm,
unë absolutisht refuzoj të shkoj!"
Dhe zënka pa fund filluan rreth marrëveshjet
gojore, ligjet e zakonshme dhe gjëra
të tilla si këto.
Tjetra Bellonianët duhet të ndërtonin
një gjyq drejtësie, por nuk binin
dakort se e drejta e kujt duhet të
gjykohej. Kështu që vendosën
që të takoheshin çdo mëngjes
në orën dhjetë të diskutonin
të gjithë rastet.
Rasti i parë ishte i dy vëllezërve
të varfër që u kishte vdekur
babai dhe u kishte lënë atyre
vetëm një gomar. Secili nga ata
thoshte se e donte gomarin për të
transportuar gjërat e tij dhe për
të tërhequr karrocën. Ky
ishte një rast i thjeshtë për
Bellonianët. Ata vendosën që
ta ndanin gomarin në dy pjesë
dhe secili të merrte pjesën e
tij. Vëllezërit protestuan se
gjysma e gomarit nuk hynte në punë
për asgjë sepse nuk tërhiqte
dot dhe gjysmën e karrocës. Por
atyre iu thanë që do ta ndanin
në gjysma të sakta dhe kështu
nuk kishte asgjë për tu ankuar.
Vëllezërit mallkuan, dhe u larguan,
duke lënë pjesët e gjysmave
të gomarit të shtrirë atje.
Rasti tjetër ishte pak më i vështirë
për tu zgjidhur. Ishte për një
burrë i cili kishte pirë dhe ishte
zënë me një njeri tjetër
dhe e kishte goditur në sy. Deri në
këtë pikë nuk kishte ndonjë
problem. Ata vendosën që viktima
duhet ta godiste keq në sy arrogantin
dhe të dy të blinin një sy
xhami për veten e tyre. "Sepse"
ata thanë, "duhet të jemi
barazim, sy për sy, kjo është
drejtësi"
Por të nesërmen këtë
njeri e sollën përsëri në
gjygj sepse kishte pirë prapë
dhe i kishte nxjerrë dhe syrin tjetër.
"Kështu, ku është problemi?"
pyetën disa.
"Ne e diskutuam një rast të
njëjtë dje, mund të vazhdomë
me të njëjtën gjykim. Sy
për sy".
"Por i ka mbetur njëri sy,"
thanë të tjerët. "Nëse
i heqim dhe syrin tjetër ai do të
bëhet i verbër dhe kundërshtarit
tjetër i duhet vetëm një
sy xhami dhe mund të kalojë një
jetë të zakonshme. Të heqësh
vetëm një sy nuk është
e njëjta gjë me një tjetër
që ka dy."
"Por ne duhet të marrim diçka
nga ai" thanë të tjerët,
"apo ai do vazhdojë të sorrollatet
gjithë kohën dhe të gjuajë
me forcë të tjerët në
sy.
"Ti presim dorën," sygjeroi
dikush por të tjerët protestuan
se dora nuk ishte e njëjta gjë
me syrin. "Duhet të bëjmë
drejtësi," thanë ata "Jo
të vuajmë sipas metodës së
vjetër. Ai duhet të vuajë
në të njëjtën mënyrë
që ai u ka shkaktuar të tjerëve."
"Atëherë" , tha dikush.
Ai u ka dëmtuar gjysmën e syve
të të tjerëve, kështu
le ti marrim atij gjysmën e syve që
ai ka.
"Por është e pamundur që
të marrësh gjysmën e syrit,
edhe nëse do të ishte e mundur
përsëri do të mbetej i verbër".
Kështu vazhdoi diskutimi dhe nuk u
gjet dot një zgjidhje.
Dhe kështu siç pritej rasti
i hallës u soll në gjygj.
Halla kishte qëndruar në shtëpinë
e nipërve të saj, për shumë
shumë vjet tani. Dhe ngaqë ndihej
e vetmuar kishte ftuar një nga nipërit
e saj dhe gruan e tij për të qëndruar
në shtëpi. "Të gjithë
fëmijët tanë kanë lindur
këtu!" tha nipi i saj i dytë,
"dhe unë lyeva shtëpinë
dhe vura tapiceri në të gjithë
dhomat!". Por kush bëri instalimet
e hidraulikut?" tha nipi i saj i parë.
"Tapiceri, instalime hidraulike!"
tha gjygjtari. "Çfarë është
e rëndësishme është:
"Kush e ndërtoi shtëpinë?"
"Mirë, është një
shtëpi shumë e vjetër,"
tha nipi i parë me ngadalë. "Por
unë kam lindur atje kështu që
e drejta duhet të jetë e imja."
"Por ti e dhurove!"
"Jo, unë nuk e dhurova, unë
u largova nga irritimet e vazhdueshme!"
"Ti mund të dëboje hallën!"
"Kush ka dëgjuar të dëbojë
hallën e tij?"
"Por ti asnjëherë nuk i the
asaj që po planifikoje të ktheheshe!"
"Ne po jetonim në një tendë
dhe kjo tregon qartë se ne po planifikonim
të ktheheshim në shtëpinë
e etërve tanë."
Në këtë pikë halla ngriti
dorën: "Nëqoftëse e
mbaj mend drejt, i dashur nip, ishte babai
im që jetonte në këtë
shtëpi. Por një ditë, halla
e babait tënd erdhi për një
vizitë gjatë pushimeve dhe nuk
u largua më, në mënyrë
që të kishte pak paqe dhe për
të qetësuar babin tim duhet të
zhvendosej dhe të jetonte në një
tendë afër bregdetit. Ai u gënjye,
o gjori. Kështu me të drejtë
shtëpia duhet të jetë e imja.
Dhe pastaj dokumentet e vjetra dhe albumet
familjare kontrolloheshin dhe u bë
një sherr i madh për hallat dhe
xhaxhallarët, dhe gjithashtu dhe disa
kushërinj të parë, hallat
më të mëdha, dhe stërgjyshja
u përfshinë në këtë.
Kontrollimi vazhdoi për disa javë
dhe në fund akoma më shumë
njerëz u bënë shumë
të uritur. Sepse si rezultat i egzaminimit
asnjë nuk kishte kohë të
bënte punë të dobishme dhe
tashmë po i mbaronte dhe ushqimi.
Dhe pastaj gjysmat e gomarit të cilat
ishin të shtrira në vendin ku
bëhej mbledhja, kishin filluar të
dekompozoheshin. Asnjeri nuk i hiqte ato
pasi ranë dakort që ishte përgjegjësia
e pronarëve. Por dy vëllezërit
kishin vjedhur një varkë dhe kishin
shkuar në det me shpresën për
të kërkuar magjistarin që
ti jepnin atij shpërblimin që
meritonte. Gjysmat e gomarit të dekompozuar
binin tmerrësisht erë të
keqe dhe ishin të mbuluar nga miliona
miza dhe përfundimisht Bellonianët
u sëmurën dhe vdiqën.
Kur magjistari erdhi përsëri për
të parë se çfarë ishte
bërë në kontinentin që
ai kishte zbuluar, e gjeti plot me miza
dhe më asgjë tjetër. Ai ngriti
supet dhe tundi shkopin e tij dhe kontinenti
u fundos nën ujë, kështu
që asnjë nuk do ta merrte vesh
për dështimin e magjistarit në
progresin që ai do ti sillte Bellonia
I.
Magjistari shpresonte që të fundoste
dhe mizat me gjithë gjërat e tjera,
por nënvletësoi faktin që
mizat fluturojnë. Mizat ishin shumë
të uritura dhe përpara se magjistari
të fluturonte me qilimin e tij magjik
ato u ngritën në një re të
madhe dhe e hëngrën atë.
Qilimi pa pilotin e tij udhëtim rreth
e rrotull globit, pastaj humbi fuqinë
e tij magjike dhe ra në tokë në
një nga kontinentet e tjera. Atje u
gjet nga nje shitës i cili ma shiti
mua në një treg morrash. Dhe nëse
nuk beson historinë time, mund të
ta tregoj ty qilimin.
|