Njerėzit e ēuditshėm nga planeti HortusPerkthimi nga Elton Skendaj |
|
|
Nė planetin Hortus jetonin njerėzit Mollė, njerėzit Kumbull, njerėzit Dardhė, dhe njerėzit Mjedėr. Njerėzit Mollė ushqeheshin me salcė molle, byrek molle, reēel molle, dhe tortė molle. Njerėzit Kumbull ushqeheshin me salcė kumbulle, byrek kumbulle, reēel kumbulle dhe tortė kumbulle. Nė tė njėjtėn mėnyrė ushqeheshin edhe njerėzit Dardhė dhe njerėzit Mjedėr. Ēdo gjė vajti mirė pėr ca kohė, por njė ditė njerėzit Dardhė e ndien qė reēeli i pėrhershėm i dardhės u kishte ardhur nė majė tė hundės. Njėri nga ata tha, Dėgjoni! Po sikur tė bėheshim kusarė! Kusarė? E ējanė kėta? Thjeshtė fare. Natėn do tiu afrohemi tinėz njerėzve Kumbull, dhe kur ata tė jenė nė gjumė, do ti rrethojmė e ti rrahim. Pastaj marrim sa kumbulla tė duam dhe ikim. Atėherė do tė hamė mė nė fund salcė kumbulle, byrek kumbulle, reēel kumbulle dhe tortė kumbulle. Bravo! Do bėjmė qejf! Dhe ata iu afruan tinėz fshatit tė njerėzve kumbull, dhe kur i gjetėn nė gjumė e sipėr, iu futėn nė shtėpi e i rrahėn njerėzit kumbull. Pastaj morėn sa kumbulla deshėn dhe ikėn. Njerėzit Kumbull u trembėn pėr vdekje e thanė: Ēishte kjo? Ska ndodhur herė tjetėr. Mos u ēmendėn gjė njerėzit Dardhė? Duhet tu dėrgojmė zonjėn Kėrcellkrasitėse pėr tė folur me ta! Besoj qė e dini qė zonja e vjetėr Kėrcellkrasitėse dinte tė bėnte njė melhelm nga gurėt kumbull qė shėronte ēdo sėmundje, pėrveē kėmbės sė thyer. E kėshtu zonja Kėrcellkrasitėse u nis me poēen plot me melhelm tė gurėve kumbull. Por nė mbrėmje u kthye prapė. Nuk duan tė shėrohen, that ajo. Mė kėrcėnuan se do mė rrihnin dhe mė larguan. Sa keq! E ēfarė tė bėjmė tani? Meqė sduan tė shėrohen, nuk janė tė sėmurė. Janė njerėz tė kėqij. Do ti ndėrshkojmė se e kanė hak. Po, kėtė do ta bėjmė! Do tė zbresim te ta dhe do ti marrim dardhat. Vetėm kjo ėshtė e drejtė. Dhe tė gjithė brohoritėn e thirrėn Urra. Vetėm zonja Kėrcellkrasitėse dukej e shqetėsuar e tundi kokėn mendueshėm. Kėshtu pra, njerėzit Kumbull u nisėn pėr luftė, dhe atė natė u hodhėn nė sulm kundėr njerėzve Dardhė e i rrahėn keq fare. Pastaj morėn sa kumbulla mundėn dhe ikėn me vrap. E ēfarė do tė bėjmė, po tė vijnė e tė na sulmojnė pėrsėri nesėr? Tė gjithė dukeshin tė shqetėsuar, por njė i ri, zoti Guri that: Do tė vendosim roje rreth e qark fshatit, me hunj tė gjatė. Po tė na vijnė, do ti rrahim. E kėshtu bėnė, dhe kur pas disa netėsh, njerėzit Dardhė erdhėn pėrsėri, e u zhdėpėn keq fare. Hė pra, ju thashė apo jo? Ua treguam qejfin atyre! Sdo tė guxojnė tė na zėnė pritėn pėrsėri kaq shpejt. Mirė, mirė. Po e dini ēfarė. Kemi bėrė roje ēdo natė pėr dy javė, e kemi fjetur gjithė ditėn. Ndėrkohė, kemi ngrėnė gjithė tortat tona kumblle dhe gjithė reēelin kumblle, e skemi patur kohė as tė gatuajmė as tė pjekim! Atėherė, secili do ti japi rojeve diēka. Sepse na keni mbrojtur tė gjithėve! E kėshtu ēdo njeri Kumbull iu dha diēka rojeve, dhe zoti Guri mori shumicėn. Sepse mė duhet tė kujdesem pėr gjithēka. Unė e mbaj pėrgjegjėsinė! Por pas ca kohe, disa nga njerėzit Kumbull filluam tė qahen se mė pėrpara te gjithė kishin pasur pėr tė ngrėnė. Por tani qė tė gjithė tė rinjtė po bėnin roje nė vend qė tė kujdeseshin pėr pemėt e kumbullave e tė gatuanin e tė piqnin, nuk kishte mė pėr tė ngrėnė pėr tė gjithė. Pikėrisht, tha zoti Guri, kush e ka fajin qė tė rinjtė tanė nuk mund tė punojnė por duhet tė rrinė e te bėjnė roje? Njerėzit Dardhė! Pra njerėzit Dardhė duhet tė paguajnė edhe pėr kėtė gjė! Dhe me njerėzit e tij ai marshoi pėr nė fshatin e njerėzve Dardhė pėr ti plaēkitur pėrsėri. Por njerėzit Dardhė kishin vendosur roje gjithashtu, dhe pas njė potere tė tmerrshme nė vendin midis dy fshatrave, njerėzit Kumbull nuk arritėn dot te dardhat. Atėhere zoti Guri tha, Duhet tė endim rrjeta e tua hedhim pėrsipėr rojeve Dardhė. Pastaj do ti mundim dhe tua plaēkitim fshatin. Kėshtu tė gjithė njerėzit Kumbull u vunė nė punė e endėn rrjeta. Kėtė herė grabitja u krye me sukses. Krenar, zoti Guri u kthye me ushtarėt e tij, dhe secili nga tė rinjtė mbante njė thes me kumbulla nė kurriz. Zoti Guri po mbante diēka gjithashtu: pėrgjegjėsinė. Zoti Guri u tha tė gjithė ushtarėve ti derdhnin dardhėt nė njė pirg tė madh nė qendėr tė fshatit. Pastaj ai ndau pirgun nė tre pirgje mė tė vegjėl. Kėshtu, tha ai, njė pirg do tė ndahet midis gjithė fshatarėve, qė tė gjithė tė kemi pėr tė ngrėnė. Njė pirg do tė ndahet midis ushtarėve te mi sepse ata luftuan me trimėri. Dhe nje pirg mė pėrket mua, sepse mbaj pėrgjegjėsi pėr gjithēka. Tė gjithė brohoritėn me gėzim dhe i rrahėn krahėt zotit Guri. Vetėm zonja Kėrcellkrasitėse dukej e shqetėsuar, tundi kokėn, e tha. Po sikur edhe njerėzit Dardhė tė endin rrjeta? E di! Do tė ndėrtojmė njė mur rreth e qark fshatit tonė, kėshtu qė ata nuk do tė na zėnė kurrė pusi. E kėshtu njerėzit Kumbull ndėrtuan njė mur rreth e qark fshatit. Por njerėzit Dardhė nuk donin tė ngelnin me turpin e disfatės sė tyre. Kur zbuluesit e tyre raportuan qė njerėzit Kumbull po ndėrtonin njė mur rreth e qark fshatit, njerėzit Dardhė ndertuan njė mur rrethues pėr fshatin e tyre gjithashtu. Endėn edhe rrjeta pėr ti kapur rojet armike. Dhe ndėrtuan shkallė tė larta mbėshtetėse qė tė ngjiteshin sipėr murit tė njerėzve Kumbull. Dhe njė natė, me shkallėt e tyre ata pushtuan fshatin e njerėzve Kumbull e u rrėmbyen gjithēka qė kishin. Mjaft mė! Duhet tu mėsojmė kėture dardhave tė buta njė mėsim tė mirė qė tė mos e harrojnė kurrė. Dhe zoti Guri urdhėroi njerėzit Kumbull tė ndėrtojnė njė kullė tė madhe mbi rrota. Kulla do tė mbėshtetej te muri i fshatit tė njerėzve Dardhė, dhe do tė hidhte topa zjarri nė shtėpitė e njerėzve Dardhė. Por ndėrkohė, njerėzit Dardhė po ndėrtonin njė katapultė tė madhe me tė cilėn donin tė shkatėrronin murin e fshatit Kumbull. Dhe njė mbrėmje, ushtria Kumbull u fut fshehurazi nė fshatin e njerėzve Dardhė, dhe ushtria Dardhė u fut fshehurazi nė fshatin e njerėzve Kumbull. Dhe meqėnėse nata ishte e errėt dhe e mjegullt, ushtritė u zvarritėn ngjitur me njėra tjetrės pa u vėnė re. Kur ushtarėt Kumbull ngritėn kullėn e tyre pėrpara murit tė njerėzve Dardhė, zoti Guri u ngjit mbi mur dhe ulėriti, Hapni dyert e dorėzohuni, pėrndryshe do ti vėmė zjarrin fshatit. Dhe meqė ushtria Dardhė ishte larguar, fshatarėt i hapėn dyert dhe i lanė njerėzit Kumbull tė hynin brenda. E kur njerėzit Dardhė e shtynė katapultėn e tyre te murin e fshatit Kumbull, komandanti i tyre shkruajti nė njė copė letėr: Dorėzohuni, ose do tiu bombardojmė fshatin me plumb. Pastaj e mbėshtolli letrėn me njė gur dhe e hodhėm mbi mur. Dhe njerėzit Kumbull i hapėn dyert e tyre gjithashtu e i lanė njerėzit Dardhė tė hynin brenda. Por kur ushtritė u bėnė gati pėr tė plaēkitur, nuk gjetėn ndonjė gjė pėr tė qenė. Vetėm ca kusi me reēel molle apo reēel kumbulle, pak torta tė thara, dhe ca mbeturina byreku, po edhe ky kishte kohė qė kishte zėnė myk. Sna ka ngelė gjė fare, u thanė njerėzit Dardhė ushtarėve Kumbull. Nuk patėm kohė tė gatuajmė apo tė kujdeseshim pėr pemėt. Gjithė kohėn ia kushtuam luftės. Skemi asgjė, u thanė njerėzit Kumbull ushtarėve Dardhė. Nuk patėm kohė tė kujdeseshim pėr pemėt apo tė piqnim torta. Gjithė kohėn ia kushtuam luftės. Dokrra! tha komandanti i ushtrisė Dardhė dhe u kthyen pėrsėri. Mallkim! Mallkim! tha zoti Guri dhe urdhėroi ushtrinė e tij tė kthehej. Nė agim, tė dy ushtritė u takuan midis dy fshatrave, dhe meqė kishin inate pėr tė nxjerrė, filluan tė godisnin njėri-tjetrin. Po tė dy komandantėt e ushtrive nuk u futėn nė betejė. Secili qėndroi mbi njė kodėr tė vogėl, pa kundėrshtarin me inat, dhe u zhyt nė mendime. Kur e kuptuan qė tė dy ushtritė ishin lodhur nga beteja, ata dhanė urdhrin e tėrheqjes, dhe marshuan me ushtritė e tyre pėr nė shtėpi. Ditėn tjetėr, zoti Guri i mblodhi njerėzit Kumbull sė bashku dhe u tha: Mirė atėherė, tani le ti futemi punės menjėherė e tė pjekim shpejt ca torta kumblle. Duhet ti pjekim mė shpejt se armiku, qė tė bėhemi gati mė shpejt pėr betejėn e ardhshme. Por zonja Kėrcellkrasitėse tha, Smund ta bėjmė kėtė gjė sepse nuk ka ngelur ndonjė kumbull se askush nuk u kujdes pėr pemėt. Ato u kalbėn tė gjitha. Nuk ka as miell pėr tortat. Prapėseprapė, nuk mund tė vazhdojmė nė kėtė mėnyrė. Ēfarė kuptimi ka tė vjedhim njėri-tjetrin? Nėse duam tė kemi pėr tė ngrėnė, secili duhet tė punojė gjithė ditėn; jo vetėm ne por edhe dhe njerėzit Dardhė. Kumbullat e dardhat nuk i rrit kusaria. Duhet tė bėjmė paqe me njerėzit Dardhė! Dhe njerėzit Kumbull qė mė nė fund filluan tė kujdeseshin pėr pemėt dhe gatimin e byreqeve, ranė dakort me tė pėrsėri. Tė vetmit qė iu ngritėn nervat ishte zoti Guri. Meqė skishtė luftė, ai nuk mund tė komandonte e tė mbante pėrgjegjėsi. Nuk kishte as plaēkė lufte nga ku tė merrte pjesėn mė tė madhe. Guri shkoi te fshati i njerėzve Mjedėr e u tha, Dėgjoni. Njerėzit Dardhė nuk kanė ēfarė tė hanė mė. i harxhuan tė gjitha nė luftė. Ka rrezik qė tė vijnė e tju plaēkisin. Njerėzit Mjedėr kruan kokėn dhe thanė. Po ne su kemi bėrė ndonjė gjė atyre! Ska rėndėsi fare, tha zoti Guri. Ata janė kusarė dhe plaēkisin ku tė mundin. E tmerrshme! thanė njerėzit Mjedėr. "Ēfarė duhet tė bėjmė. Ne nuk marrim vesh fare nga lufta. Marrim vesh ne! u pėrgjigj Guri. Kam njė propozim. Na jepni ca kile mjedėrdhe do tiu mbrojmė ne nga njerėzit Dardhė. Mirė atėherė, psherėtinė njerėzit Mjedėr. Se mos kemi mundėsi tjetėr? Pastaj zoti Guri u kthye te fshati Kumbull dhe u tha fshatarėve. Jemi gati njė vit larg nga korrjet e kumbllave! Si mendoni se do tė rrojmė deri nė fund tė vitit? Po tė bėjmė paqe, do tė ngelemi tė uritur gjithė vitin! Po tė bashkohemi me njerėzit Mjedėr kundėr njerėzve Dardhė, do tė na japin mjedėr qė nesėr. Po, shumė mirė, bėrtitėn burrat e rinj, qė ishin mėsuar me luftė tashmė. Ne jemi mė tė mirė pėr luftė sesa pėr tė rritur kumblla. Tė tjerėt kruan kokėn e thanė. Tė uritur pėr njė vit tė tėrė! Ku durohet uria? Dhe tė gjithė u bashkuan me zotin Guri. Vetėm zonja Kėrcellkrasitėse dukej e shqetėsuar dhe tundi kokėn. Por ndėrkohė, komandanti i njerėzve Dardhė kishte bėrė aleancė me njerėzit Mollė. E kėshtu gjithēka filloi pėrsėri: njerėzit Mjedėr dhe njerėzit Mollė ngritėn mure rreth e qark fshatrave tė tyre, endėn rrjeta, ndėrtuan katapulta dhe kulla lėvizese, e pėrveē kėsaj duhej tu jepnin mbrojtėsve tė tyre gjysmėn e frutave. Nė fund tė vitit, nė gjithė planetin skishte mbetur gjė pėr tė ngrėnė ose pėr tė vjedhur. Atėherė zonja Kėrcellkrasitėse i mblodhi tė gjitha gratė e planetit se bashkunuk ishte dhe aq e vėshtirė se vetėm katėr fshatra ishindhe u tha. Smund tė vazhdojmė tė jetojmė mė kėshtu. Kusaria dhe lufta nuk i rrisin kumbllat, mjedrat, mollėt e dardhėt. Dikush duhet tė punojė, pėrndryshe srritet gjė. Meqė ne kemi ushqim tė mjaftueshėm vetėm kur secili e bėn punėn e tij, sja kemi shumė ngenė kusarisė. Si hamė dot as rrjetat, as shkallėt, katapultat, muret apo kullat lėvizėse! Dakort! thanė gratė. Atėherė, shkoni e u thoni burrave tuaj qė duhet tu japin dorėn njėri tjetrit e tė venė tė punojnė nė fushė menjėherė. Pėrndryshe, do vdesim tė gjithė nga uria! Nė rregull! thanė gratė. Kėshtu pra, u bė njė marrėveshjė paqeje, dhe tė gjithė njerėzit i dhanė dorėn njėri tjetrit e murmurinė. Na vjen keq, sdo ngjasė mė. E atėherė, pati paqe nė planetin Hortus pėrsėri. Pas dy-tre vjetėsh, tė gjithė kishin pėr tė ngrėnė. Zonja Kėrcellkrasitėse bėri dhuratė poēe me reēel kumblle pėr fshatrat e tjera, dhe gratė nga fshatrat e tjera dėrguan torta molle, salcė dardhe dhe byrek mjedre per dhuratė. E meqė paqja vazhdoi kaq gjatė, nerėzit patėn kohė tė mendonin pak e tė bėnin shpikje. Dikush shpiku mashė tė veēantė pėr tė mbledhur mollė pa hipur nė pemė. Njė tjetėr zhvilloi njė lloj tė ri shkurresh mjedėr qė nuk kishte gjemba si tė tjerat. Njėri shpiku njė vegėl qė e nxirrte bėrthamėn e kumbllės lehtėsisht e shpejt. Mirė fare, thanė gratė, tani mjafton tė punojmė vetėm gjysmėn e ditės, e pėrsėri do tė kemi fruta pėr tė gjithė. Por njė ditė, zoti Guri u ngrit dhe u tha njerėzve Kumbull, Po ne s'merrkemi vesh fare. Tė gjithė po rrinė pa bėrė gjė gjysmėn e ditės sepse veglat na e ka bėrė punėn mė tė lehtė. Po sikur njerėzit Dardhė tė vendosin tė na sulmojnė e tė na detyrojnė tė punojmė pėr ta gjysmėn tjetėr tė ditės? Njerėzit Dardhė shpikėn njė qėruese dardhe tė re. Ky ėshtė njė rrezik i madh sepse, nėse nuk kanė mė nevojė tė venė nė punė gjithė ditėn, do tė kenė kohė tė lirė pėr tė ndėrtuar kulla tė reja lėvizese dhe katapulta! Pra as ne sduhet ta harxhojmė gjysmėn e ditės duke luajtur e bėrė qejf: me veglėn e re bėrthamė-nxjerrese kemi kohė tė mendojmė pėr mbrojtjen tonė. Nė vend qė tė punojmė vetėm gjysmėn e ditės, do tė ishte mė mirė sikur gjysma e njerėzve tė punonin gjithė ditėn, dhe gjysma tjetėr tė ndėrtonte katupulta e tė stervitej si ushtarė. Tani kemi mundėsi tė mbajmė njė ushtri tė pėrhershmė. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė mbrohemi nga ndonjė sulm i mundshėm nga njerėzit Dardhė, qė do tė na skllavėrojnė njė ditė! Dhe kėshtu, gjithēka do tė kishte filluar nga e para, sikur sikur zonja Kėrcellkrasitėse tė mos ishte ngritur e tė mos e kishte goditur me shuplakė Gurin nė mes tė tė gjithėve. Dhe ai u ul mirė e qetė e nuk bėri mė zė. |