Dy LuftėtarėtPerkthimi nga Elton Skendaj |
|
|
Dy djem po ziheshin e poe godisnin njėri
tjetrin keq fare. Njėri ishte trupmadh, tjetri ishte i shėndoshė,
njėri ishte i rėndė, tjetri ishte i ashpėr, njėri ishte i fortė,
tjetri ishte i egėr. I forti i theu hundėn tė egrit. dhe ai e
ndieu; hundėn e ka si timen. I egri i theu tė fortit brinjėt. Dhe ai e
ndieu; brinjėt i ka si brinjėt e mia. I forti i shkuli tė egrit sytė. Dhe ai e
ndieu; syri ėshtė i butė e delikat si syri im. I egri e goditi me grusht tė fortin nė
stomak. Dhe e ndieu: stomaku tendoset njėsoj si stomaku im. I forti e kapi pėr fyti e po e mbyste tė
egrin. Dhe e ndieu; ka nevojė tė marrė frymė njėsoj si dhe unė. I egri e goditi tė fortin me grusht nė zemėr.
Dhe e ndieu; zemra e tij rreh si zemra ime. Kur tė dy ranė pėrtokė e s'ngriheshin dot
mė, tė dy menduan: "ai ėshtė si mua, ai djalosh." Por kjo nuk ndryshonte mė asgjė. |