|
|
Lufta
e Madhe në Mars përfundoi. Të
lodhur dhe të pikëlluar Gnufët
rozë marshuan për në atdhe.
"Jo më luftë. Kurrë
më". E kishin humbur luftën.
Të pikëlluar Moferat ngjyrë
purpuri gjithashtu marshuan për në
atdhe. "Jo më luftë. Kurrë
më!" thirrën ata, megjithëse
kishin fituar luftën. Por në fushën
e betejës ishin vrarë aq Mofera
sa dhe Gnufera dhe gjaku ishte derdhur lumë.
Presidenti i Lartë i Gnufëve dhe
Mbreti i Lartë i Moferave u takuan
tek lumi përbente kufijtë ndërmjet
vendeve të tyre dhe ranë dakort
për një marrëveshje. "Kurrë
nuk do të ketë më luftë
midis Gnufëve dhe Moferave," i
premtuan njëri-tjetrit. Dhe në
dy vendet u bënë festime shumë
të mëdha paqeje. "Ta nxjerrim
gjeneralin tonë në pension!"
thirrën me të madhe Gnufët
në festimin e tyre. "Ti japim
librezën e purpurt të pensionit"
thirrën Moferat në festimin e
tyre. "Do ti çojmë ushtarët
për të mbjellë luleshtrydhe"
thirrën me të madhe Gnuferat.
"Do u japim ushtarëve makina qepëse"
thirrën me të madhe Moferat. Por
gjenerali i Gnuferave tha: "Këtë
gjë s'do ta bëni". Nëse
ne nuk do të kemi as ushtarë as
gjeneralë atëherë Moferat
menjëherë kanë për të
fituar. Ne duhet të kemi një ushtri
të fortë vigjilente në mënyrë
që të mos kemi luftë. Dhe
marshalli i Moferave tha, "Këtë
gjë s'do ta bëni. Kur Gnufët
ta shohin që ne nuk kemi më ushtri
pa dyshim që ata do të marrin
hak për luftën që humbën.
Kështu na duhen ushtarë dhe një
marshall. "Oh po, ke të drejtë,"
turfullosën Gnufët.
"Me të vërtetë ai ka
të drejtë," pëshpëritën
Moferat. Kështu të gjithë
u kthyen në shtëpi, Gnufët
shkuan në kullat e tyre ndërsa
Moferat në shpellat e tyre.
Dhe generali i Gnufëve tha me vete,
"Nuk dua që të ketë
luftë përsëri, por nëse
nuk u tregoj Gnufëve që jam një
gjeneral i zoti atëherë ata do
më nxjerrin në pension. Në
këtë mënyrë ai i tha
Presidentit të Larte, "Ushtria
jonë ka nevojë për shpata
në mënyrë që të
mos sulmohemi më. Të lutem rriti
taksat, kështu që të blejmë
më shumë shpata nga farkëtarët".
Presidenti i Lartë ra dakort. Por farkëtarët
thanë më vete,"Ne nuk duam
më luftë, por nëse shesim
shumë shpata ne arrijmë të
pagujmë shkollat e shtrenjta për
fëmijët tanë."
Dhe farkëtarët udhëtues thanë
me vete, "Ne nuk duam më luftë
por nëse nuk bëjmë shpata,
pronarët tanë do të na nxjerrin
nga puna dhe fëmijët tanë
s'do të kenë asgjë për
të ngrënë."
Dhe Marshalli i Moferave tha me vete, "Unë
dua paqe por nëse nuk u tregoj Moferave
se sa i zoti jam unë si gjeneral atëherë
ata kanë për të më hequr
nga puna. "Kështu ai i thotë
Mbretit të Lartë të Moferave,
"Kam dëgjuar që Gnufët
kanë blerë shpata për ushtarët.
Të lutem të rrisim taksat, në
mënyrë të tillë që
të hyjnë më shumë ushtarë
në radhët e ushtrisë. Dhe
Mbreti i Lartë rriti taksat dhe më
shumë ushtarë plotësuan rradhët
e ushtrisë. Dhe fermerët Mofera
thanë, "Ne duam paqe por nëse
ushtarët nuk blejnë patate tek
ne, ne nuk jemi në gjendje të
përballojmë taksat e reja."
Dhe rrobaqepësit thanë, "Ne
nuk duam më luftë por sa më
shumë ushtarë të jenë
në rradhët e ushtrisë aq
më shumë uniforma për ushtarët
mund të shesim."
Dhe zejtaret thanë, "Ne duam paqe
dhe vetëm paqe, por sa më shumë
ushtarë të ketë në
ushtri aq më shumë heshta kemi
për t'iu shitur atyre". Por ndodhi
që një shpikës nga Gnufët
zbuloi një helm, një helm të
tmerrshëm. Por ky helm për Gnufët
ishte pa rrezik, ndërsa për Moferat
ishte vdekjeprurës. "Nuk dua që
ti bëj keq njeriut," tha me vete
shpiksi, "por nëse e mbaj sekret
shpikjen time nuk do të kem mundësi
të blej qumësht." Dhe në
një libër ai shkruajti mënyrën
si prodhohej helmi. Dhe më vonë
ndodhi që një profesor Mofer zbuloi
si të krijonte një bombë
që mund të shkatërronte gjithçka
mbi tokë, por ishte pa rrezik për
Moferat sepse ata jetonin nëpër
shpella. "Nuk dua që të derdhet
gjak," tha profesori me vete, "por
do ta bëj të njohur zbulimin tim,
përndryshe populli do të mendojë
që unë nuk e njoh shkencën".
Dhe kështu ai shkruajti një libër
dhe shpjegoi si të ndërtohej bomba.
Kur marshalli i Moferave dëgjoi për
këtë i tha Mbretit të Lartë,
"Ne duhet të ndërtojmë
këtë bombë sepse dëgjova
që Gnufët kanë një helm
të tmerrshëm dhe mund ta përdorin
kundra nesh." Dhe gjenerali i Gnufëve
i tha Presidentit te Lartë, "Duhet
se s'bën të prodhojmë këtë
helm sepse dëgjova që Moferat
kanë një bombë të rrezikshme
dhe mund të na sulmojnë."
Kështu që helmi u përgatit
dhe bomba u ndërtua.
Dhe Gnufët bënë një
armë për të përhapur
helmin te Moferat. Dhe Moferat ndërtuan
një balonë me të cilën
mund tu hidhnin bombën Gnufëve.
Atëherë Presidenti i lartë
i Gnufëve tha në një fjalim,
"Tani s'ka për të patur kurrë
luftë, sepse e duam paqen, dhe Gnufët
nuk kanë për të na sulmuar
sepse ne kemi helmin e tmerrshëm."
Dhe Mbreti i Lartë i Moferave tha në
një deklaratë, "Tani gjithmonë
do të ketë paqe dhe Gnufët
as do të kenë guximin të
na kërcenojnë me luftë sepse
kemi bombën vdekjeprurëse".
Një ditë farkëtarët
Gnufë thanë, "Nuk kemi më
hekur për të bërë shpata,
drapëra, parmenda. Duhet të shkojmë
tek Ishulli i Hekurt!"
Dhe farkëtarët Mofera thanë,
"Nuk kemi më hekur për të
bërë shpata, drapëra, parmenda.
Duhet të shkojmë tek Ishulli i
Hekurt!" Kështu Gnufët dërguan
një anije në Ishullin e Hekurt
dhe Moferat bënë të njëjtën
gjë. Kur anija u kthye marinarët
u thanë të gjithëve që
të tjerë kanë marrë
hekur nga Ishulli i Hekurt.
"Moferat po marrin hekurin tonë!"
shpalli gazeta e Gnufëve.
"Gnufët morën gjithë
hekurin për interesat e tyre"
shpalli gazeta e Moferave.
Kjo u ekzagjerua pak pasi cdo njeri e di
që gazetat me lajme më sensacionale
shiten më tepër sesa ato që
thonë që çdo gjë është
në rregull dhe ndoshta duhet parë
se nuk kishte hekur të mjaftueshëm
për të gjithë. Gazetarët
duan të fitojnë bukën e gojës
ashtu si çdo njeri tjetër.
Moferave iu fut frika në palcë
nga Gufët
dhe Gnufët u friksuan
po aq shumë nga Moferat.
"Ishulli i Hekurt duhet të jetë
pronëa jonë", thanë
disa nga Gnufët, "ose përndryshe
do të ketë luftë".
"Ishulli i Hekurt është i
yni", "nëse nuk doni të
keni luftë tjetër!"
"Po nuk patëm hekur për parmenda
atëherë do të vdesim urie,"
tha një Gnuf, "dhe helmi i tmerrshëm
nuk do na hyjë në punë. "N.q.s
nuk kemi hekur s'do ta kemi të gjatë
jetën, "dhe bomba jonë gjigande
s'do na ndihmojë". Kështu
Gnufët dërguan një anije
luftarake në Ishullin e Hekurt
dhe
Moferat dërguan gjithashtu një
anije luftarake në Ishullin e Hekurt.
Dhe kur në betejë asnjë nuk
po fitonte
Gnufët dërguan një
anije tjetër luftarake
dhe Moferat kështu vepruan. "S'duhet
t'i lëmë Moferat të ndërtojnë
anije luftarake!", tha gjenerali Gnuf
dhe me trupat e tij sulmoi kantierin e anijeve
të Moferave.
"Gnufët nuk do të ndertojnë
më anije luftarake!", tha marshalli
i Moferave dhe me ushtarët e tij sulmuan
bazën ku Gnufët ndërtonin
anijet luftarake.
"Moferat na kanë sulmuar!"
thirrën Gnufët.
"Gnufët na kanë goditur!"
thirrën Moferat me të madhe.
"Ne donim paqe," tha gjenerali
i Gnufëve, "por tani është
shumë vonë. Do ti helmojmë
me helmin tonë përpara se ata
të na asgjësojnë me bombën."
"Nuk donim luftë," tha marshalli
i Moferave," por tani mori fund gjithçka.
Do tu hedhim bombën përpara se
ata të na helmojnë me helmin e
tyre."
Dhe arma helmuese u mbush me helm
dhe ballona
me bombën u ngritën në ajër.
"Tani morët fund", thanë
Gnufët.
"Ju erdhi fundi", thanë Moferat.
"Morëm fund", thanë
Gnufët kur panë balonën që
ngrihej lart.
"Morëm fund", thanë
Moferat kur panë armën gjigande
helmuese që u duk në horizont.
"Mbase nuk duhet ta kishim shpikur
helmin!", tha shpiksi.
"Mbase nuk duhet ta kishim shpikur
bombën!", tha profesori.
"Ndoshta s'duhet të kishim bërë
shpata!", thanë farkëtarët.
"Ndoshta s'duhet të kishim bërë
heshta!", thanë zejtarët.
"Ndoshta s'duhet të kishim qepur
uniforma!", thanë rrobaqepësit.
"Ndoshta s'duhet të kishim shitur
patate ushtarëve", thanë
fermerët.
"Ndoshta s'duhet ta egzagjeronim kaq
shumë", thanë gazetarët.
"Ndoshta s'duhet të kishim gënjyer
kaq shumë", thanë ata që
shruajtën revistat.
"Ndoshta s'duhet të ishim bërë
ushtarë", thanë ushtarët.
"Ndoshta s'duhet ta kishim nxjerrë
gjeneralin tonë në pension",
thanë Gnufët
"Ndoshta s'duhet ti jepnim librezën
e purport të pensionit", thanë
Moferat.
Një Gnuf i tha shokut të tij,"Morëm
fund, nuk kemi më shpëtim."
Atëherë ata hipën në
armën që shpërndante helmin
dhe e rrëzuan përtokë para
se të shpërndante helmin.
Dhe disa Mofera thanë me njëri
tjetrin,"Do të vdesim për
shkak të idiotizmave tona."
Dhe kështu ata u kacavirrën ne
litarin që të çonte drejt
balonës dhe shpërthyen bombën
përpara se të vriste Gnufët.
"Moferat na shpëtuan jetën",
thanë Gnufët të habitur kur
panë që bomba nuk i vrau.
"Gnufët dhanë jetën
e tyre për ne", pëshpëritën
Moferat të mahnitur kur vunë re
se helmi nuk i preku as qimen e flokut.
Atëherë ata hodhën armët
dhe heshtat përtokë dhe rënkuan
"shpëtuam per një qime."
Dhe ngaqë ishin të lehtësuar
shumë nga ata plasën në lotë.
Ata i nxorrën në pension gjeneralin
dhe marshallin, si dhe Presidentin e Lartë
dhe Mbretin e
Lartë, dhe thanë "Këtë
herë duhet të jemi më të
zgjuar!"
|