Tė flasim Hapur 

Nga njė Evropian

Perkthimi nga Elton Skendaj

Hyrje
Parathėnie ose Pasthėnie 
Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri Frika
Njerėzit e ēuditshėm nga planeti Hortus
Dy Luftėtarėt
Njeriu Kundėr Njeriut
Lufta e Madhe nė Mars
Skllavi
Fermerėt qė ishin tė mirė ne aritmetikė
Lufta e ēuditshme
Arobanai
Ylli gjarpėr
Bllokim trafiku
Dy tė burgosurit
Drejtesia
Raporti te Kėshilli I Sistemit
tė Bashkuar Diellor
Tė flasim Hapur
Bomba
Pasthėnie apo Parathėnie
Download Page
Discussion Forum
Martin Auers Geschichtenmaschine
Martin Auer's Homepage
Mail for Martin Auer

Tani dua tė flas shumė hapur pėr diēka. Sidomos tani kur shumė njerėz i bien rreth e rrotull, kur asnjė nuk thotė atė ēfarė mendon nė tė vėrtetė sepse nuk ėshtė “sjellje e mirė”, sepse nuk na ėshtė bėrė zakon, sepse na sjell kujtime qė mė mirė tė harrohen. Pikėrisht prandaj ėshtė e nevojshme qė tė flasim fare hapur.

Sigurisht qė tė huajt, madje edhe ata tė Jugut dhe tė Lindjes, janė njerėz gjithashtu. Kėtė askush nuk e diskuton. Sigurisht qė ata kanė sy, gojė, dhe njė hundė si ne. Kanė frikė e bien nė dashuri njėsoj si ne; janė me dhunti ose tė trashė si ne etjerė-etjerė. Sigurisht qė ka midis tyre, ashtu siē ka midis nesh, njerėz tė mirė ose mė pak tė mirė. Dhe kur rriten nė rrethana normale, ata nuk bėjnė mė tepėr krime se ne. Por kjo nuk ėshtė mė e rėndėsishmja. Mė e rėndėsishmja ėshtė kjo: duhet ta mbrojmė kulturėn tonė, dhe duhet tė mbrojmė pasurinė tonė pa tė cilėn kjo kulturė nuk do tė ekzistonte. Fakti ėshtė qė ne evropianėt jetojmė nė njė nga vendet mė tė pasura nė botė. (Dhe kjo vlen pėr tė gjithė Evropėn Perendimore.) Kėtu kemi begati dhe njė strukturė shoqėrore tė sigurtė qė e ėndėrrojnė grekėt apo polakėt. Le ta themi troē: nga gjashtė milliard njerėz nė kėtė botė, vetėm njė miliardė jetojnė nė “vendet industriale.” Dhe ne thjeshtė u lindėm apo jetojmė nė kėto vende. Ne, njė e gjashta e pasur e njerėzimit, zotėrojmė katėr tė pestat e pasurisė sė Tokės. Ne konsumojmė 70 % tė energjisė, 60 % tė ushqimit, dhe 85 % tė pasurisė pyjore nė botė. Ēdo tė ndodhte po tė dilnin tė tjerėt dhe tė kėrkonin pjesėn e tyre? Deri tani janė vetėm njė ose njė milion e gjysmė djaj tė varfėr qė vijnė te ne, tė persekutuar politik, nga lufta apo nga uria. Mirė atėherė. Por atje tutje, nuk ka miliona, por ca miliarda djaj tė varfėr qė e kanė zili begatinė tonė! Ne, njė e gjashta mė e pasur, kemi 60 herė mė shumė se njė e gjashta mė e varfėr. Duhet ta kuptojmė plotėsisht kėtė gjė pa patur njė ndjenjė tė rreme faji. Njė gjerman konsumon aq naftė sa konsumojnė 10 afrikanė tė zinj. Njė gjerman pėrhap nė atmosferė aq dioksid karboni (CO2) sa 65 zezakė. Nė vendet tona evropiane ka njė makinė pėr ēdo dy banorė, pėrfshirė edhe fėmijėt. Nė Indi ka njė makinė pėr ēdo 455 njerėz. Ta pranojmė atėherė, po tė donin tė jetonin tė gjithė si ne, do tė rrėnonim planetin! Nuk ka aq naftė nė kėtė botė qė afrikanėt dhe kinezėt tė ngasin makinat e tyre. Kėto janė faktet!

Tė gjithė ata qė flasin pėr drejtėsinė kur po pijnė njė kafe duhet tė mendojnė se sa po paguajnė pėr atė kafe. Dhjetė vjet pėrpara afrikanėt atje poshtė apo indianėt nga Amerika e Jugut morėn nga ne ekuivalentin e njė lokomotive pėr 13,000 thasė me kafe. Sot, po tė duan tė blejnė nje lokomotivė, duhet tė na japin si shkėmbim 45,000 thasė kafeje. S’mund tė thuash qė ėshtė keq pėr ne. Asnjė nga ne s’do tė heq dorė nga kafeja jonė e lirė. Sa nga ata qė flasin gjithė kohėn pėr drejtėsi shkojnė e blejnė vullnetarisht kafenė e shtrenjtė nga dyqani i botės se tretė (Third World Shop). Kush pyet, kur blen njė kėmishė pambuku tė lirė Indiane apo njė shall tė mirė mėndafshi, nėse janė aq tė lira sepse prodhohen nga puna e fėmijve? Jo, bamirėsia fillon nė shtėpitė tona. Ne tė gjithė mendojmė pėr tė ardhmen tonė sė pari, sidomos pėr familjen tonė. Kjo ėshtė shumė e natyrshme. Indianėt apo kinezėt nuk do tė silleshin ndryshe po tė ishin kombet qė do tė udhėhiqnin botėn.

Po ta themi troē: gjithė rregulli i botės sonė varet nga epėrsia e tė bardhėve. Ku gjenden vendet industriale? Nė Amerikėn Veriore, nė Evropė, nė Australi, Afrika e Jugut, Japoni. Nuk i fut mė rusėt nė kėtė kategori. Praktikisht janė tė gjithė tė bardhėt, pa numėruar japonezėt.

Dhe vendet industriale besojnė qė ėshtė plotėsisht normale qė duhet tė bėjnė gjithēka pėr tė mbrojtur epėrsinė e tyre nė botė, kryesisht me mjete politike dhe ekonomike nė kėto kohėra. Nuk po mbrojmė vetėm kufijtė tanė nga refugjatėt e vendeve e varfra. Ne po i mbrojmė edhe tregjet tona nga mallrat e tyre. Pėr shembull nuk vendosim taksa doganore tė larta mbi pambukun e pastėr sa vendosim mbi tekstilet e pėrfunduara. I lemė tė na sjellin kakao tė papėrpunuar por kurrė ēokollatėn e pėrfunduar. Nė fund tė fundit duhet tė mbrojmė nga konkurrenca e jashtme tekstilet apo fabrikat e ēokollatave tona. Nė tė vėrtetė, ne nuk kemi fare interes qė ato vende tė zhvillojnė industritė e tyre, tė “zhvillohen.” Nė fund tė fundit, ne duam tė vazhdojmė t’iu shesim produktet tona industriale me njė ēmim tė lartė dhe tė blejmė lėndėn e parė lirė nga ta.

Por a janė mėnyrat ekonomike e politike—si psh, bashkimi evropian—tė mjaftueshėm gjithmonė qė tė sigurojmė epėrsinė tonė nė botė? A nuk do tė vijė dita e masave ushtarake? Kur Perandoria e kuqe sovietike ra, disa njerėz filluan tė silleshin sikur na erdhi mė nė fund paqja e pėrjetshme. Pėr pėr ata largpamėsit ama, ishte e qartė qė problemet mė tė mėdha nuk po vinin nga Lindja po nga Jugu. Qė nga Lufta e Gjirit Persik, njė gjė dukej qartė: kur Sadam Huseini u pėrpoq ta merrte Kuvaitin me forcė, ne, njė e pesta e pasur, iu hodhėm nė grykė me inat. Fatmirsisht, po tė merreshim me njė diktator tė vėrtetė dhe mė njė dhunim tė vėrtetė tė ligjit ndėrkombėtar, kėshtu qė askush nuk thoshte dot qė s’ishte e drejta jonė. Po s’ishte vetėm Sadami qė e pa epėrsinė tonė teknologjike e ushtarake. Lufta nė televizor i tregoi gjithė Jugut se kush ishte pronari i vėrtetė i botės. Dhe zoti Milosevic, qė ėshtė gjithashtu njė diktator dhe kriminel lufte i padiskutueshėm, na bėri njė favor tė ngjashėm, kėshtu qė askush nuk guxon tė na tregojė me gisht e tė akuzojė qė edhe ne kemi pėrgjegjėsi pėr atė luftė pėr shkak tė ultimatumeve tė papranueshėm dhe veprimeve tė tjera diplomatike apo jo. Nė fund tė fundit, kėto luftra ishin tė nevojshėm pėr ne.

Ta themi troē! Ta themi troē se si tė tjerėt na shohin neve: secili nga ne mund tė blejė njė karafil tė kuq nga Kolumbia nė mes tė dimrit pėr 75 centė. Po, dhe a pyet ndonjėri pėr kėtė? Ēdo ditė aeroplanė fluturojnė e pėrshkrojnė gjysmėn e botės pėr tė na sjellė lule tė freskėta nga ana tjetėr e globit. Edhe perandorėt e Romės antike nuk e kishin njė luks tė tillė. A nuk jemi aristokratėt e kėsaj bote? Do tė ishim naivė po tė bindnim veten qė katėr tė pestat e tjerė na duan akoma.

Sigurisht qė nuk pėrfitojmė tė gjithė njėsoj nga epėrsia jonė nė botė. Disa nuk ja dalin mbanė: s’bėjmė dot asgjė pėr kėtė. Ne thjesht jemi njė meritokraci. Dhe kjo ėshtė si njė garė me ski: nėse dikush ėshtė dy tė qindat e sekondės mė i ngadaltė se tjetri, nuk ėshtė vėrtetė njė skiator mė i dobėt pėr kėtė gjė. Por vetėm tre i marrin medaljet; kėto janė rregullat e tė tjerėt nuk marrin gjė.

            Sigurisht qė nuk jemi thjesht njė meritokraci, por edhe njė shtet social. Dhe mė tė varfrit qė marrin ndihmė sociale nė pjesėn tonė tė botės jetojnė akoma mė mirė se mė tė shumtėt e njerėzve nė Mozambik. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Ka njerėz qė e dinė qė kurrė nuk do tė marrin njė medalje, qė kurrė nuk do tė bėhen tė pasur dhe tė famshėm. Dhe ata frustrohen, u ngrihen nervat. S’kemi ēfarė tė bėjmė pėr kėtė gjė. Sigurisht, do tė ishte mirė po tė vendosnim vlera tė tjera si kryesoret: miqėsinė, bujarinė, humorin, apo aftėsinė pėr tė qėnė i lumtur dhe tė kėnaqemi me jetėn. Po atėherė nuk do tė ishim kurrė aq tė pasur sa jemi sot. Duhet ta kuptoni kėtė. Ne kemi kėtė begati edhe pėr shkak tė sistemit tonė tė vlerave, nė tė cilin suksesi ėshtė mė kryesori.

Dhe ata qė nuk ja arrijnė, qė e konsiderojnė veten tė padobishėm e tė panevojshėm, kėta njerėz ndihen tė pėrulur dhe plot me inat. A nuk janė dhe ata tė bardhė, evropianė, gjermanė, pjestar tė kombit industrial? A nuk i pėrkasin dhe ata grupit qė ėshtė ajka e njerėzimit? Pėrse nuk mund t’i pėrkasin plotėsisht? Natyrisht, shumica e tyre qė janė tė rinj nuk e kuptojnė pėrse nga njėra anė ne udhėhiqemi nė mėnyrė tė kufizuar nga konsiderata humanitare nė aktivitetet tona ekonomike nė botė, por nga ana tjetėr akoma u japim ndihmė humanitare vetėm njė grupi shumė tė vogėl njerėzish. Arsyetimi i tyre (sigurisht i thjeshtėzuar) ėshtė si mė poshtė: nėse nė paraqitemi si zotėr mbi njerėzit e tjerė nė njė nivel kombėtar dhe ekonomik, pėrse nuk mund tė bėjmė tė njėjtėn gjė me pjestarėt individualė tė grupeve tė huaja, e sidomos nė vendin tonė?

            Ata nuk vėnė re faktin qė njėfarė minimumi njerėzie ėshtė i nevojshėm pėr reputacionin tonė nė botė, qė sigurisht ndihmon gjithashtu nė suksesin tonė ekonomik. Nuk venė re gjithashtu edhe faktin qė ēmimi i kėtij humanizmi (megjithėse ne sigurisht ua kujtojmė shpesh tė tjerėve) nė tė vėrtetė nuk ėshtė aq i lartė sa thuhet. Vetėm bankat gjermane fitojnė katėr deri nė pesė herė mė tepėr nga sa harxhon qeveria e tyre federale pėr refugjatėt dhe azile politike vetėm nga interesi qė marrin nga vendet nė zhvillim pėr huat qė u kemi dhėnė atyre. Pėrsėri kėtu ka vetėm dy refugjatė pėr ēdo 1000 banorė, kur njė vend si Malawi i duhet tė mbajė 105 refugjatė pėr ēdo 1000 banorė. Fatmirsisht, 85 % e refugjatėve nė botė rrinė nė vendet e Botės sė Tretė.

Prapėseprapė, duhet t’i kuptojmė mirė kėta tė rinj tė radikalizuar dhe tė mos t’i mallkojmė si ekstremistė tė djathtė dhe tė ēartur neo-nazistė. Sigurisht qė nuk ėshtė mirė t’u vemė flakėn shtėpive tė azileve politike apo qė tė “linēojmė tė zinjtė”. Kjo ėshtė primitive dhe e vrazhdėt. Mė shumė se gjithēka, kėto akte ekstreme dėmtojnė madhėdhėniet tona ndėrkombėtare e kėshtu edhe interesat tona drejtpėrdrejti. Por pas kėtyre teprimeve idiote qė duhet—e pėrsėris—tė mos pranohen, ka njė ndjenjė, njė mendim plotėsisht realist; nevojėn e ngritjes sė njė muri mbrojtės ndaj vėrshimeve nga Jugu.

Sigurisht qė teprime tė tilla s’duhen lejuar. Rendi duhet ruajtur. Nga ana tjetėr, duhet tė njohim qė kushti fillestar i kėtyre teprimeve vijon logjikshėm interesin e pozitės sonė nė botė si njė fuqi ekonomike dhe politike. Dhe ka mundėsi, shumė mundėsi, qė njė ditė ne do tė kemi nevojė pėr kėtė lloj qėndrimi mė tepėr se tani: a s’mund tė themi se njė ditė do na duhet t’i mbrojmė arritjet tona, pozitėn tonė tė privilegjuar nė botė edhe me mėnyra ushtarake? Kur dalėngadalė shtohen problemet, kur do tė jetė e nevojshme tė mbrojmė kulturėn tonė, vlerat tona, dhe aq mė tepėr pasurinė dhe epėrsinė tonė nė botė deri nė fund; kjo do tė ndodhė vetėm nėse njė qėndrim i fuqishėm qė thotė “Gjermania vjen e para” “Austria e para” apo “Evropa e para” ėshtė bėrė njė nga vlerat themelore tė kulturės sonė nė mendjet dhe zemrat e njerėzve. Duhet ta kuptojmė kėtė gjė qartė; s’mund t’ia lejojmė vetes tė gėnjehemi.