Fermerėt qė ishin tė mirė ne aritmetikė

Perkthimi nga Elton Skendaj

Hyrje
Parathėnie ose Pasthėnie 
Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri Frika
Njerėzit e ēuditshėm nga planeti Hortus
Dy Luftėtarėt
Njeriu Kundėr Njeriut
Lufta e Madhe nė Mars
Skllavi
Fermerėt qė ishin tė mirė ne aritmetikė
Lufta e ēuditshme
Arobanai
Ylli gjarpėr
Bllokim trafiku
Dy tė burgosurit
Drejtesia
Raporti te Kėshilli I Sistemit
tė Bashkuar Diellor
Tė flasim Hapur
Bomba
Pasthėnie apo Parathėnie
Download Page
Discussion Forum
Martin Auers Geschichtenmaschine
Martin Auer's Homepage
Mail for Martin Auer

Njė nga vendet qė mulla Nastradin Hoxha vizitoi gjatė udhėtimeve tė tij tė shumta ishte njė fshat banorėt e tė cilit njiheshin pėr aftėsitė e tyre tė mira nė aritmetikė. Nastradini bujti njė natė nė shtėpinė e njė fshatari. Nė mėngjes Nasradini zbuloi qė fshati nuk kishte asnjė pus pėr ujė pėr ujė tė pijshėm. Ēdo mėngjes, njė person nga ēdo familje nė fshat ngarkonte njė ose dy gomerė me enė boshe uji, dhe shkonte nė njė pėrrua qė ishte njė orė larg me kėmbė, i mbushte enėt, dhe i sillte nė shtėpi pasi ecte dhe njė orė tjetėr nė kėmbė.

“A s’do tė ishte mirė po tė kishit ujė nė fshat” i tha hoxha fshatarit me tė cilin po rrinte.

“Ou, shumė mė mirė,” tha fshatari. “ēdo ditė vetėm uji mė kushton dy orė pune tė gomarit dhe djalit qė e nget gomarin. Kjo i bie 1460 orė nė vit, po tė numėrosh gomarin njėsoj si djalin. Po tė punonin nė fushė djali dhe gomari gjatė kėsaj kohe, do tė mundesha, pėr shembull, tė mbillja njė fushė tė tėrė me kunguj dhe tė korrja rreth 457 kunguj ēdo vit.”

“E shikoj qė e ke llogaritur gjithēka shumė mirė,” tha Nastradini me admirim. “Atėherė pse nuk hapni njė kanal qė ta sillni ujin nė fshat?”

“S’ėshtė aq e thjeshtė sa duket,” tha fshatari. “Na pengon njė kodėr, qė do na duhet ta rrafshojmė e ta gėrmojmė qė tė hapim kanalin. Po tė pėrdorja djalin dhe gomarin qė tė hapja njė kanal nė vend qė t’i dėrgoja pėr ujė, do t’u duhej 500 vjet punė po tė punonin dy orė nė ditė. Mua mė ngelen dhe 30 vjet jetė, kėshtu qė ėshtė mė e lirė pėr mua qė t’i ēoj pėr ujė sesa qė tė hapin kanalin.”

“Mirė, po pse do ta mbaje vetėm ti pėrgjegjėsinė pėr ta hapur kanalin? Ka dhe shumė familje tė tjera nė fshat.”

“Po, sigurisht,” tha fshatari, “ka gjithsej 100 familje. Po qe se ēdo familje dėrgon njė djalė dhe njė gomar ēdo ditė pėr dy orė, atėherė kanali do tė pėrfundojė brenda pesė vjetėve. Dhe po tė punonin 10 orė nė ditė, do tė mbarohej brenda vitit.”

“Atėherė pėrse nuk u flet fqinjėve tė tu dhe t’u thuash qė ta hapni kanalin tė gjithė sė bashku?”

“Epo, shiko tani. Po tė kem diēka me rėndėsi pėr tė diskutuar me fqinjin, e ftoj nė shtėpi, i jap ēaj dhe hallvė, i flas pėr motin e sotėm, dhe ēfarė presim pėr korrjen qė vjen, pastaj pėr familjen e tij, pėr djemtė e tij, vajzat, dhe nipėrit e mbesat. Pastaj do tė hamė, dhe pas darkės do tė pijmė ēaj pėrsėri. Pastaj ai do mė pyesi pėr punėn time dhe pėr familjen time, dhe pastaj do tė flasim pėr ēfarė dėshirojmė me tė shtruar. Gjithė kjo merr njė ditė tė plotė. Meqė ka rreth 100 familje nė fshatin tonė, do tė mė duhej tė flisja me 99 kryetarė familjesh. Duhet ta pranosh qė s’mund tė kaloj 99 ditė tė nėpasnjėshme mė kėto biseda. Fusha ime e mbjellė do tė rrėnohej. E vetmja gjė qė mund tė bėj ėshtė tė ftoj njė fqinj njė herė nė javė nė shtėpinė time. Tani, njė vit ka 52 javė, kėshtu qė do mė duhen gati dy vjet pėr tė folur me gjithė fqinjėt e mi. Unė i njoh mirė fqinjėt; tė gjithė do tė pranonin qė do tė ishte mė mirė tė kishim ujė nė fshat sepse tė gjithė janė tė mirė nė aritmetikė. Gjithashtu, secili do tė premtonte tė bėnin punė tė pėrbashkėt po tė pranonin dhe tė tjerėt. Kėshtu pas dy vjetėsh, duhet ta filloj gjithēka nga e para. Duhet t’i ftoj nė shtėpi dhe t’u them qė tė tjerėt pranuan tė bashkohen.”

“Mirė atėherė,” tha Nasradini, “por pas katėr vjetėsh do tė ishe gati ta filloje punėn. Dhe pas njė viti mė shumė, kanali do tė hapej.”

“Ka dhe njė ngatėrresė mė tepėr,” tha fshatari. “Kuptohet qė porsa tė hapet kanali, secili do tė merrte ujė, pavarėsisht nga puna qė ka bėrė pėr ta hapur.”

“Drejt,” tha Nastradini. “Edhe po tė duash, nuk e ruan dot gjithė kanalin nga kush merr ujė.”

“Pikėrisht,” tha fshatari. “Kėshtu, njė dembel do tė ketė tė njėjtin pėrfitim nga kanali si tė tjerėt, pavarėsisht nga kostoja e punės.”

“E pranoj qė pėrsėri ke tė drejtė,” tha hoxha.

“Pra, secili qė ėshtė i mirė nė aritmetikė do tė pėrpiqet tė mos e bėjė punėn. Njė ditė gomari ėshtė i lodhur. Ditėn tjetėr djali do tė kollitet. Ndonjė ditė tjetėr, gruaja e dikujt do tė sėmuret, dhe djali e gomari do tė venė pėr tė marrė doktorin. Por nė fshatin tonė, tė gjithė janė tė mirė nė aritmetikė, e kėshtu qė secili do tė pėrpiqet tė mos e bėjė punėn e pėrbashkėt qė i takon. Dhe meqė secili nga ne e di qė tė tjerėt nuk do t’i futen punės, asnjė s’do ta dėrgojė gomarin dhe djalin pėr punė. Pra, kanali as do tė fillojė fare.”

“Duhet ta pranoj qė argumentat e tua duken shumė bindėse,” tha Nastradini. U mendua pėr ca kohė, dhe pastaj thirri,

“Por unė di pėr njė fshat nė anėn tjetėr tė maleve qė kishte tė njėjtin problem si ju. Por ata kanė 20 vjet qė e kanė hapur njė kanal.”

“Drejt,” tha fshatari, “por ata s’marrin vesh shumė nga aritmetika.”