|
|
Në
një planet të huaj apo në
një kohë tjetër ishin dy
vende që quheshin Ky Këtu dhe
Ai Atje. Ishin dhe vende të tjerë
si Fqinji dhe i Largëti por kjo histori
është për vendet Ky Këtu
dhe Ai Atje. Një ditë i Plotëfuqishmi
i Ky Këtu mbajti një fjalim për
qytetarët e tij. Ai i tha kombit të
tij se vendi i tyre po kërcënohej
nga populli Ai Atje dhe qytetarët e
popullit Ky Këtu nuk mund të rrinë
duar kryq dhe të shohin që popullin
Ai Atje të zgjeroj kufijtë e tij
deri te Ky Këtu.
"Janë sistemuar aq afër saqë
s'ke ku merr frymë!" thirri ai
me të madhe. "Jemi aq të
bllokuar saqë s'mund të lëvizim
fare" Ata as duan të livizin qoftë
edhe një centimetër për të
na dhënë pak hapësirë,
madje dhe për për të lëvizur.
Por nëse nuk duan të bëjnë
kaq gjë për ne, do ushtrojmë
forcë. Ne nuk duam luftë. Nëse
do ta kishim ne në dorë do të
kishte paqe të përhershme. Por
këtë nuk e kemi ne në dorë.
Nëse ata nuk lëvizin qoftë
edhe pak ata do të shpallin luftë.
Por ne nuk duam që ata të kërcënojnë
me luftë. Jo neve! Nuk do i lejojmë
që bijtë tanë të sakrifikohen
kot, dhe gratë tona të mbeten
të veja dhe fëmijët tanë
të mbeten jetimë!
Ja pse duhet që ta thyejmë fuqinë
e Ai Atje përpara se ata të na
detyrojnë të fillojmë luftë.
Dhe ja pse të dashur qytetar në
mënyrë që të mbrojmë
jetët tona, që të mbrojmë
paqen, në mënyrë që
të shpëtojmë fëmijët
tanë, unë në këtë
mënyrë i deklaroj luftë kombit
Ai Atje!" Qytetarët e Ky Këtu
panë të habitur njëri-tjetrin.
Pastaj panë të plotëfuqishmin.
Pastaj panë trupat speciale të
policisë të armatosur me helmetat
e tyre dhe me armë shkatërruese
lazeri. Ata po qëndronin rreth sheshit
të qytetit dhe po duartrokitnin me
entusiazëm dhe bërtisnin.
"Jetë të gjatë të
Plotëfuqishmit!" Poshtë populli
Ai Atje.
Dhe lufta filloi. Në po atë ditë
ushtria e popullit Ky Këtu kaloi kufirin.
Ishte një skenë e fuqishme. Tanket
e aramtosura ngjanin si dragonj gjigandë
të hekurt. Ata shkatërronin gjithçka
që kishin përpara. Me predhat
e tyre coptonin gjithçka, me granatat
e tyre helmuese shfarosinin këdo. Secili
prej tyre linte mbrapa një zonë
vdekje prej 100 jard. Përpara tyre
u shfaq një pyll i bukur dhe i gjelbër,
dhe mbrapa s'kishte mbetur asgjë. Qielli
u bë i errët nga aeroplanët
që po fluturonin, dhe njerëzit
të cilët shtriheshin barkas nga
zhurma terrorizuese e tyre. Dhe atje ku
aeroplani lëshonte hijen atje binin
dhe bombat. Ndërmjet aeroplanëve
gjigandë në qiell dhe tankeve
në tokë, turmat e helikopterëve
zukatnin, si mushkonja të vogla dhe
të këqija.
Ushtarët sidoqoftë ngjanin si
robota luftarakë të fortifikuar
në armaturat e tyre që i bënin
ata të pamundshëm nga plumbat,
gazi, dhe mikrobet. Në duar ata mbanin
armë të rënda luftarake që
mund të lëshonin plumba vdekjeprurës
apo rreze lazer që mund të shkrinin
çdo gjë që kishin para.
Ja pse ushtria e patundshme e vendit Ky
Këtu avancoi pa mëshirë me
mendje që do shkatërronin çdo
armik. Por për habi atyre nuk u zuri
syri ndonjë armik. Në ditën
e parë përparoi dhjetë kilometra
në teritorin armik, në ditën
e dytë, njëzet. Në ditën
e tretë ata kapërcyen lumin e
madh. Kudo gjenin fshatra të braktisur,
fusha të korrura, fabrika të rrënuara,
depo bosh.
"Ata po fshihen, dhe kur ne ti kalojmë
ata, ata kanë për të na sulmuar
nga mbrapa!" thirri me të madhe
i Plotëfuqishmi. "Kontrolloni
në të gjithë mullarët
me kashtë dhe në gjithë pirgjet
me bajga!" Ushtarët kontrolluan
në pirgje por ato cfarë gjetën
ishin pirgje me letra identifikimi, liçencat
e shoferëve, çertifikata lindjesh,
pasaporta, rekorde qitjesh, rekorde shkolle
të ardhurat nga liçencat e qenve
dhe kabllo televizori,
dhe qindra dokumenta të tjerë.
Fotografitë ishin grisur nga dokumentat
dhe kërkonin fotografinë identifikuese.
Asnjeri nuk fliste dot se çfarë
ishte gjithë kjo. Një problem
i madh ishte se tabela e rrugës që
tregonte drejtimet e kishin shkulur apo
ishte në drejtimin e gabuar ose ishte
lyer për së dyti herë. Por
disa nga ato ishin të sakta, kështu
nuk mund të vareshe nga ato të
gaboje. Ushtarët vazhdonin të
humbnin rrugën, kompania e tërë
nuk gjenin rrugën divzionet dolën
fare jashtë orbite dhe një gjeneral
i braktisur mallkoi dhe dërgoi motoçiklista
të kontrollonin në çdo
drejtim për të kontrolluar për
ushtarët e tij.
I Plotëfuqishmi mblodhi egzaminuesit
dhe mësuesit e gjeografisë në
mënyrë që vendi që do
të pushtonin gjendej në hartë.
Në ditën e katërt të
betejës ushtarët e Ky Këtu
kapën robin e parë. Ai nuk ishte
ushtar por një qytetar i thjeshtë
të cilin e kishin gjetur në pyll
me një shportë kërpudhash
në supet e tij. I Plotëfuqishmi
dha urdhër që këtë burrë
ta sillnin te ai personalisht për ta
marrë në pyetje. I burgosuri tha
se quhej Xhon Smith dhe se profesioni i
tij ishte kërpudha mbledhës. Ai
tha se kishte humbur kartën e identitetit
dhe nuk dinte gjë se ku gjendej ushtria
e Ai Atje.
Pak ditë më vonë ushtria
e Ky Këtu arrestoi disa mijëra
qytetarë të thjeshtë. Të
gjithë këta qytetar quheshin Xhon
Smith dhe asnjë prej atyre nuk i kishin
kartat e identifikimit.
I Plotëfuqishmi u inatos në kulm.
Më në fund ushtria e Ky Këtu
pushtoi qytetin e parë dhe të
madh. Kudo ushtarët mund të shikonin
të pikturuara emra rrugësh nëpër
mure. Duhet të kishin hartat e qytetit
të cilët do ti merrnin me anë
të shërbimit sekret.
Kuptohet që për shkak të
nxitimit, u bënë shumë gabime,
disa nga rrugët kishte një emërtim
nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë
një emërtim tjetër, dhe një
emërtim në pjesën e sipërme
të rrugës dhe një tjetër
në pjesën e poshtme të rrugës.
Ushtarët po endeshin lart e poshtë
pa ndonjë qëllim, dhe përpara
tyre një rreshter që i drejtonte
ata me një hartë në dorë.
Në përgjithësi asgjë
nuk funksionoi në qytet.
Hidrocentrali nuk funksionoi as kompania
e gazit apo ajo e telefonit. I Plotëfuqishmi
lajmëroi menjëherë që
të mos qëllonin më dhe secili
prej tyre duhet të punonte pa pushim.
Kështu njerëzit shkuan nëpër
fabrika e zyra dhe pyetën, " Pse
nuk punohet këtu?" njerëzit
thanë, "inxhinieri nuk është
këtu" apo shefi i teknikës
nuk është këtu", apo
filania nuk është këtu."
Mirëpo si ka mundësi që drejtoresha
nuk quhej si të gjitha gratë e
tjera Xhon Smith. I Plotëfuqishmi lajmëroi
se ata njerëz që nuk thonin emrin
e vërtetë dhe profesionin e tyre
do të vriteshin. Kështu që
gjithë qytetarët e Ai Atje nuk
do ta quanin më veten e tyre Smith
por të përdornin ndonjë emër
të vjetër, por cili ishte qëllimi
i gjithë kësaj?
Sa më larg shkonte ushtria në
qytet aq më shumë vështirësoheshin
gjërat. Nuk kaloi gjatë dhe ata
nuk ishin në gjendje të mblidhnin
ushqim të freskët për ushtarët;
çdo gjë merrej nga Ai Këtu.
Hekurudha nuk punonte dhe makinistat ose
bënin sehir ose shkonin lart poshtë
pa qëllim me lokomotivat e tyre. Drejtuesit
nuk ishin në gjendje të gjenin
se cili trainues ishte përgjegjës,
dhe natyrisht të gjithë shefat
të cilët i dinin gjërat se
si mund të funksiononin ishin zhdukur.
Asnjë nuk i gjente dot.
Asnjeri nuk u bëri keq ushtarëve.
Së shpejti ata u bënë të
pakujdesshëm, vërdalliseshin me
panel të hapur në helmetat e tyre
të koracuara dhe bisedonin me njerëzit.
Dhe qytetarët e Ai Atje, fshehën
gjithë ushqimet e tyre të ngrënshme
nga komandot konfiskuese të ushtrisë,
ndanin pak ushqim që kishin me ushtarë
individualë apo tregtonin lakër
të freskët kekë të bërë
vetë dhe ushqime të konservuara.
Ushtarët kishin plot ushqime të
konservuara saqë ishin tepër të
sëmurë dhe të lodhur nga
këto. Kur i Plotëfuqishmi e mori
vesh këtë u inatos aq shumë
saqë gati nxirrte shkumë nga goja
dhe nxorri një urdhër që
ndalonte ushtarët që të largoheshin
nga baza përveç kur ata patrullonin
me divizionin. Kjo gjë prej ushtarëve
nuk u pëlqye fare. Më në
fund ushtria pushtoi kryeqytetin e Ai Këtu.
Por edhe këtu ishte gjithçka
e njëjtë ashtu si në gjithë
vendin. Nuk kishte tabela rrugësh,
nuk kishte numra nëpër shtëpi,
dhe asnjë emër nëpër
dyer të shtëpive. Nuk kishte as
drejtor, as inxhinier, as kryeteknik, asnjë
polic apo zyrtar shteti. Agjensitë
qeveritare ishin bosh dhe të gjithë
dosjet ishin zhdukur. Asnjë nuk e dinte
se ku ishte administrata kombëtare.
I Plotëfuqishmi vendosi që më
në fund duhej të bëhej i
pamëshirshëm.
Ai lajmëroi që të gjithë
të rriturit duhet të shkonin nëpër
fabrika dhe zyra .Ai që do të
qëndronte në shtëpi do të
qëllohej. Dhe pastaj ai vetë shkoi
te hidrocentrali dhe urdhëroi që
të gjithë ushtarët dhe oficerat
që kishin ndonjë ide të shkonin
atje. Ai mbajti një fjalim përpara
punëtorëve dhe tha se do të
kishte energji elektrike për dy orë.
Oficerat dhanë komandën dhe punonjësit
e hidrocentralit vraponin sa lart poshtë
dhe bënë saktësisht atë
çfarë thanë oficerat. Kuptohet
që rezultati ishte një kaos i
vërtetë dhe nuk pati energji elektrike.
Atëherë i Plotëfuqishmi i
thirri përsëri oficerët dhe
u tha punëtorëve të hidrocentralit,
"nëse nuk ka energji elektrike
do ju vras të gjithëve!"
Dhe pa që për gjysmë ore
energjia elektrike erdhi. I Plotëfuqshmi
tha " E shikoni ju idiota, ju vura
flakën!" dhe me ushtarët
e tij shkuan te termocentralet e gazit dhe
bëri të njëjtën gjë.
Por të nesërmen përsëri
nuk kishte elektricitet. Të Plotëfuqishmit
iu ngritën qimet përpjetë
nga inati dhe kur ai bashkë me trupat
speciale të spastrimit të stërvitur,
marshuan drejt hidrocentralit për të
shfarosur të gjithë puntorët,
hidrocentrali ishte bosh dhe punëtorët
dhe stafi ishte përzier me njerëz
që ishin në fabrika dhe zyra.
I Plotëfuqshmi u dha urdhër ushtarëve
të tij që të mblidhnin deri
në njëmijë njerëz nga
rruga dhe ti vrisnin.
Por ngaqë qytetarët e Ai Këtu
kishin qenë fallco dhe dinakë
që gjithmonë kishin qenë
të dashur me ushtarët gjendja
morale e trupave ishte aq e ulët saqë
asnjë prej tyre nuk mund të mblidhte
njëmijë njerëz që s'kishin
bërë asgjë dhe ti vrisnin.
Kështu i Plotëfuqishmi urdhëroi
trupat specialë të spastrimit.
Por oficerët e tij i bënë
të ditur se ushtarët e zakonshëm
tashmë ishin shumë të pakënaqur
dhe mund të ktheheshin në një
revoltë nëse vriteshin njëmijë
njerëz. Njerëz me pozicione të
fuqishme të atdheut të tij i shkruan
atij letra duke i thënë, "
I Plotëfuqishëm! ti ke dhënë
aftësitë e tua si një marshall
dhe ke treguar gjenialitetin tënd ushtarak
dhe të përgëzojmë ty
për fitoret e tua mrekullueshme dhe
të panumërueshme. Por ne duam
që ti të kthesh në atdhe
dhe ti lësh ata njerëzit e çmendur
të Ai Këtu në punën
e tyre. Nuk ia vlen barra qeranë. Nëse
do të vendosnim një ushtarë
me një automatik prapa çdo punëtori
dhe ti kërcënonim për ti
vrarë, dhe një inxhinier për
tu thënë atyre se çfarë
duhet të bëjnë, i gjithë
plani për t'i pushtuar nuk do ia vlente
fare mundimin. Të lutem ktheu përsëri
se vëndi ynë i dashur ka rënë
në depresion nga mosprezenca juaj për
një kohë të gjatë. Kështu
i Plotëfuqishmi mblodhi ushtrinë
e tij, dha urdhër që të merrnin
çdo makineri të vlefshme dhe
objekte të tjera të çmueshme
që mund ti transportonin dhe të
ktheheshin në shtëpi duke mallkuar.
"Ua punuam!" thirri ai me të
madhe. "Ata frikacakët. Ç'farë
do të bëjnë budallenjtë
tani? Si do ta kuptojnë që kush
është inxhinieri, kush është
doktori, dhe kush është zdrukthtari?
Pa çertifikatat dhe diplomat tona!
Si do të vendosin ata se kush do të
jetojë në një vilë apo
kush në një apartament, nëse
ata nuk janë në gjendje të
verifikojnë se çfarë u
përkasin atyre? Si do ia dalin mbanë
pa dokumentat ligjore për pronën
pa konfirmimin policor, apo liçencat
e shoferave, pa tituj apo uniforma? Çfarë
rrëmuje do të kenë! Gjithë
kjo vjen ngaqë ata nuk duan të
bëjnë luftë me ne, ata frikacakët.
|