|
|
Ja
ku jam unë. Po kërcej. Po kërcej
në një vijë te gjatë,
të lyer dhe të zbukuruar për
nder të Zotit. Së shpejti do të
jemi me Huitzilopochtli. Së shpejti
do të udhëheqim diellin në
qiell. Ne në një vijë të
gjatë po kërcejmë dhe Priftërinjtë
e Lartë po qëndrojnë. Kur
ne kërcejmë, njëri pas tjetrit
ne vdesim si një sakrificë për
Zotin. Së shpejti ata do të ngulnin
thikën e bërë prej guri të
zi në kraharorin tim gjithashtu. Gjaku
im do të derdhet në altar, dhe
pastaj do të më çajnë
zemrën. Gjaku im është ushqim
për zotat. Gjaku im është
ushqim për Huitzilopochtli, diellin.
Unë kërcej. Ata më dhanë
mua pulke për të pirë. Tani
ndihem i lehtë dhe unë kërcej.
Në fillim më thanë se nuk
isha unë që krijova një të
burgosur të një armiku. Por tani
unë jam dritë; dhe nëpërmjet
meje bota do të shpëtohet, sakrifica
ime do të qetësojë zotërat
dhe kështu ata nuk do të shkatërrojnë
Tokën. Do të ngjitem deri te Huitzilopochtli;
do udhëtoj me të në qiell.
Dhe kur të bëhem një kolibër
ashtu siç do të bëhen të
gjithë luftëtarët trima,
të cilët u sakrifikuan në
betejë do fluturoj lule më lule
dhe gjithmonë do të jem i lumtur
derisa Toka të egzistojë. Kështu
ka qenë gjithnjë dhe kështu
duhet të jetë. Unë po kërcej
dhe unë gjithnjë e më tepër
po i afrohem altarit. Unë kërcej
dhe gjatë kohës që unë
kërcej, kujtoj:
Kam lindur në datën 1 të
muajit Ocelotl dhe fati më paracaktoi
mua si një të burgosur të
luftës. Kur unë erdha në
këtë botë mamia më tha:
"Djalë i dashur, ti e di që
shtëpia jote nuk ështe shtëpia
e lindjes tënde, sepse ti je një
luftëtar, ti je një zog Quecholli,
dhe shtëpia në të cilën
erdhe në këtë botë është
vetëm një fole. Ti je i paracaktuar
të rifreskosh diellin me gjakun e armiqve
të tu dhe të ushqesh Tokën
me trupat e tyre". Në këtë
mënyrë të gjithë djemtë
janë mirëpritur.
Nëse do të kishit qenë vajzë
ajo mund të të kishte thënë,
"Ti duhet të qëndrosh në
shtëpi tamam si zemra që është
në trupin tënd. Nuk duhet të
largohesh nga shtëpia dhe duhet të
jesh si hiri në sobë".
Shumë fjalime u mbajtën në
lindjen time. Të afërmit dhe miqtë
erdhën dhe priftit astrolog iu kërkua
për të lexuar kalendarin e shenjtë
i cili parashikonte fatin. Ai vendosi ditën
e pagëzimit dhe në këtë
ditë unë u spërkata me ujë
shumë herë. Dhe mamia tha fjalët:
"Merr dhe jep sepse ti do jetosh mbi
ujë në këtë Tokë,
ti do rritesh dhe të bëhesh steril
nga uji; uji na jep neve atë çfarë
ne kemi nevojë për të jetuar.
Pastaj ata zgjodhën emrin Citalcoatl
për mua, Ylli Gjarpër. Për
tetë vjet unë jetova në shtëpinë
e babait tim. Sa fillova të eci dhe
të flas, mu desh të merrja ujë
dhe dru dhe të shkoja me babain tim
në treg. Më vonë mësova
të peshkoja dhe të lundroja; motrat
e mia megjithatë mësuan të
rrotulloheshin dhe të thurnin, të
fshinin shtëpinë dhe të bluanin
grurin në mulli. Kur unë isha
babai im më dërgoi te calmecac,
tempulli i shkollës, jo një luftëtar
i zakonshëm: "Dëgjo biri
im", më tha mua. "Nuk do
të kesh as nder e as respekt. Do të
injorojnë, do të urrejnë
dhe do të korruptojnë. Çdo
ditë do të presësh gjemba
për tu ndëshkuar. Duhet ta shposh
veten dhe të japësh gjakun tënd
si një sakrificë, dhe natën
ata do të zgjojnë ty për
tu larë në ujë të ftohtë.
Forcoje trupin tënd në të
ftohtë dhe kur koha e agjërimit
të vij, ji i sigurt që të
mos ta ndërpresësh atë, dhe
mos lejo njeri të shohë tek ty
ndonjë dobësi gjatë agjërimit
dhe ushtrimet ndëshkuese".
U rrita të isha burrë në
shkollën e tempullit. Ata kërkonin
sakrifica dhe vetëmohim. Natën
në male ne duhet të ofronim aroma
dhe gjakun tonë për zotat. Gjatë
ditës duhet të punonim shumë
në fushat e tempullit. Kishte ndëshkime
të rrepta madje dhe për thyerjen
më të vogël të rregullave.
Ndonjëherë unë qaja dhe mendoja
sa e vështirë ishte të ishe
një luftëtar dhe një burrë.
Por ndërkohë bëhesha më
i fortë. Dhe pastaj shikoja djemtë
që vizitonin shkollën e zakonshme
luftarake. Ata duhet të prisnin dru
dhe të pastronin ujrat e ndenjura dhe
kanalet dhe fermën në fushat e
bashkësisë. Por në perëndim
të diellit ata të gjithë
shkuan tek cuicacalco, shtëpia e këngëve
dhe kërcimit, dhe kënduan atje
deri në mesnatë dhe fjetën
me vajza me të cilat nuk ishin të
martuar. Ata kishin marrëdhënie
vetëm me luftëtarë veprimet
e të cilëve admiroheshin dhe imitoheshin
prej atyre. Ata nuk njihnin gjëra më
të larta, të shkencës, artit
apo adhurimit të Zotërve. Ne studentët
e calmecac ishim vulosur për shërbime
të larta.
Ne mund të bëheshim priftërinj
apo zyrtarë publikë. Kalita vetëdisiplinimin
dhe këmbënguljen në shkollën
e tempullit, por gjithashtu fillova të
flisja dhe ti adresoja njerëzit me
mirësjellje duke përdorur zakonet
që triumfuan në gjyqin e mbretit.
Mësova rrugën e duhur për
të hyrë në biseda me zyrtarë
publikë dhe gjykatës. Gjithashtu
mësova akstronomi dhe interpretimin
e ëndërrave, mbledhjen e viteve
të dhe kalendarit astrologjik. Mësova
si të vizatoj shenja dhe piktura për
numrat dhe emrat dhe ti përkthej shkrimet
e të parëve tanë. Mësova
dhe himnet e shenjta të njerëzve
tanë, këngët me të cilat
Zotat nderoheshin dhe këngët që
tregonin historinë e Aztlanit. Sepse
ne jemi njerëzit e mëdhenj dhe
të fuqishëm dhe frikësohemi
nga të gjithë njerëzit e
Tokës. Shumë kohë më
parë ne lëvizëm nga Aztlan,
vendlindja jonë e parë, nga e
cila ne kemi marrë dhe emrin. Legjendat
tregojnë se Aztlan rrethohej me ujë
dhe ne jetonim atje si peshkatarë.
Në fillim ne ishim të varfër.
Ne visheshim në fillim me lëkura
kafshësh dhe s'kishim asgjë tjetër
përveç harqeve, shigjetave dhe
shënjestrën për heshtat tona.
Ishim tamam si njerëz pylli që
jetonim në veri të perandorisë
tonë. Udhëheqësit tanë
ishin katër priftërinj të
cilët kishin një tempull të
ndërtuar me shavar. Në tempull
ishte Zoti ynë Huitzilopochtli, i cili
fliste me ata dhe u thoshte se çfarë
duhet të bënim. Më pas ne
lamë Aztlanin, Zotin ynë na komandoi
që ne ta quanim veten "njerëzit
e hënës," Meksikasit. Nëse
ne gjenim ndonjë vendndodhje të
mirë, qëndronim atje mbase për
pak vjet. Zakonisht ne jetonim duke gjuajtur
drerë, lepuj, zogj, gjarprinj dhe çfarë
tjetër rritej në tokë.
Por Zoti na premtoi ne, "Ne do bënim
mirë ta merrnim lehtë dhe të
ndërtojmë veten tonë dhe
do të pushtojmë të gjithë
njerëzit e kësaj bote; unë
ju them do tju bëj juve mbretër
dhe githçka mbi këtë botë;
dhe ju do të sundoni dhe do të
keni vasalë të panumërt të
cilët do tju nderojnë e respektojnë
dhe ata do tju japin juve gurë të
panumërt të çmuar, dhe
ar, pendët e zogut Quetzal, zmeralde
karalë ametist. Ju do ti vini ato si
bizhuteri. Gjithashtu ju do të keni
shumë lloj pendësh, kakao dhe
pambuk në ngjyra të ndryshme.
Do ti përjetoni të gjitha këto!"
Disa thonë që Huitzilopochtli
nuk ishte Zoti ynë që nga fillimi.
Fisi ynë përmbante shtatë
klane, dhe secili prej tyre kishte këshilltarin
e tij dhe zgjidhte udhëheqësin
e tij Dhe kështu ata thanë se
çdo klan ka zotin e tyre. Por Huitzilopochtli
ishte më i madhi prej tyre, zoti i
diellit dhe i luftës. Jemi sorollatur
nga një vend në tjetrin. Disa
ishin të braktisur dhe të papopulluar,
të tjerët ishin të zhvilluar
dhe na u desh të luftonim me njerëzit.
Në disa vende ne qëndronim gjatë
dhe ndërtonim një tempull për
Zotin tonë. Por gjithmonë ndiheshim
të viheshim për rrugë. Shpeshherë
na duhej të linim njerëzit tanë
të moshuar kur lëviznim. Shpeshherë
një grup nga fisi ynë duhej të
ndahej dhe të vazhdonte udhëtimin
në një drejtim tjetër. Por
të tjerë bashkoheshin me ne: gjahtarë,
të cilët nuk kishin jetuar asnjëherë
në fshatra. Më në fund erdhëm
në një vend të bukur ndërmjet
dy maleve që sot mban emrin tonë,
emrin Meksika. Ajo është e pozicionuar
lart mbi dy dete, e mbrojtur dhe e rrethuar
me male. Pranverë e përjetshme
mbretëronte këtu. Vetëm rrallë
kishtë ngricë, dhe kur ishte nxehtë
në verë netët ishin të
freskëta. Malet në pranverë
bënin të mundur që në
vend të kishte ujë dhe në
luginat e ulta ishin pesë liqene të
ftohtë, të rrethuar nga fshatra
dhe qytete. Dikur ishte një perandori
e fuqishme, Perandoria Tula qyteti i Zotit
Quetzalcoatl, Zoti i arteve dhe i kalendarit,
kishte braktisur qytetin e tij dhe perandoria
kishte rënë poshtë. Fshatrat
dhe qytetet e lagunës ishin të
vegjël dhe njerezit kishin një
sundimtar të vetëm. Çdo
fis jetonte vetëm në zakonet e
tij dhe zotat e tij. Ne gjetëm një
shtëpi që quhej Grasshopperhill
Chalpultepec. Atje për herë të
parë zgjodhëm një udhëheqës
të vetëm për të gjithë
fisin sepse na duhej të luftonim ne
shumë luftë me fqinjët tanë
dhe na duhej një kryetar i cili kishte
eksperiencë nga lufta. Fqinjnët
tanë u shqetësuan kur ne u ngulëm
atje dhe patëm fëmijë, dhe
na sulmuan. Ne
u vetëmbrojtëm mirë po kur
ata u bënë shumë të
forte, na përzunë. Kryetari ynë
u burgos dhe u sakrifikua, dhe ne duhet
të dorëzoheshim tek fqinjët
tanë. Sundimtarët e Culhuacan
na dhanë pak tokë e cila ishte
dy orë larg nga qyteti i tyre dhe atje
zvarriteshin gjarprinjtë. Thuhej që
ne do jetonim atje pasi fqinjët tanë
kishin frikë nga ne dhe nuk na donin
afër.
Por ne i kapëm gjarprinjtë dhe
i dogjëm pasi pas sorrollatjes sonë
të gjatë u mësuam të
merreshim me vuajtje. Dhe ja pse na quanin
hamës gjarprinjsh. Por ata na respektonin
pasi ne mbijetuam atje ku asnjë nuk
kishte mbijetuar. Ata u martuan me vajzat
tona dhe ne u martuam me të tyret dhe
ne krijuam marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Kur ata kishin luftë me fqinjët
e tjerë ata na thërrisnin ne për
ndihmë dhe ne krijuam armë dhe
i shpëtuam. Po kur ata panë sesa
të mirë ishim si luftëtarë
u friksuan nga ne dhe nuk na falenderuan.
Atëherë ne i shpallëm luftë.
Duhet të flijoheshim dhe të vinim
në Acatzintlan. Atje ne përgatitëm
trapër nga mburojat dhe heshtat tona
dhe lundruam te një ishull i vogël
në liqen.
Atëherë një nga priftërinjtë
e Huiltzilopochtlit pati një vizion
dhe zoti iu shfaq atij dhe i tha se ne do
të bënim mirë të shikonim
për një kaktus nopal mbi të
cilin një shqiponjë qëndronte.
Ky vend do të quhej "vendi i frutit
kaktus," Tenochtitlan, dhe atje do
të gjenim qytetin. Ne kontrolluam dhe
gjetëm shqiponjën të ulur
në kaktus dhe po hante një frut
të kuq kaktusi, ashtu si dielli ha
zemrën e luftëtarëve. Atje
ne premë barin, mbathëm me plisa
një copë vend dhe e stivuam barin
në një kodër në të
cilën ndërtuam një kishë
të bërë me kallama për
Huitzilopochtlin. "Këtu,"
na tha Huitzilopochtli, këtu do të
bëjmë vetveten mbretër mbi
gjithë fiset, mbi pronat e tyre, mbi
djemtë dhe vajzat e tyre. Këtu
ata do të na shërbejnë neve
dhe do të na respektojnë dhe nderojnë.
Në këtë vend do të themelohet
qyteti i famshëm që është
i destinuar për të qënë
mbretëresha dhe zonja mbi të gjithë
vendet - këtu një ditë do
marrim gjithë mbretërit dhe mbretëreshat
dhe ata do vijnë këtu dhe do të
respektojnë qytetin më të
fuqishëm." Si rezultat përsëri
jemi në një vend të rrethuar
me ujë si vendlindja jonë Aztlan.
Siç ishim mësuar nga kohët
e lashta e ndamë qytetin në numrin
e shenjtë katër. Qyteti kishtë
katër pjesë dhe çdo pjesë
u nda në krahina që u quajtën
calpulli. Çdo calpulli i përkiste
një klani dhe kishte tempullin për
Zotin e klanit. Vendi i përkiste gjithë
klanit dhe u dha me qera familjeve individuale.
Në vend kishte plot zogj dhe peshk.
Por ngaqë kishim një hapësirë
të caktuar të vendit, ndërtuam
gardhe në ujë. Ne bashkuam sëbashku
dy mure dhe ndërmjet këtyre mureve
ndërtuam mbulesa me balte dhe depozitën
e ujit derisa ato u lidhën së
bashku. Atëherë mund të mbillnim
bishtaja dhe grurë. Pas disa vjetësh
u përleshëm, dhe një pjesë
e fisit tonë u largua dhe themeluan
Tlateloclon në buzë të ishullit.
Kështu jetua në mes të kallamave
dhe barishteve dhe nuk kishim as drz e as
gurë. Dyqind vjet kaluan që nga
largimi ynë nga Aztlan.
Ne nuk iu dorëzuam asnjërit sepse
qyteti shtrihej në kufijtë e tre
krahinave, krahinave e Tepanecs, e Acolhuas
dhe nga njerëzit e Culhuacan të
cilët ishin shtrirë rreth liqenit.
Shkuam tek tregu i tyre dhe bëmë
tregti me ata. Ne u jepnim atyre peshk,
bretkosa dhe kafshë të tjera deti
dhe ata na jepnin drurë dhe gurë
për të ndërtuar shtëpitë
tona dhe tempujt. Kur kryetari ynë
dhe prifti i lartë vdiq i kërkuam
sundimtarit të Culhuacan të na
jepte një mbret sepse Meksikas ishin
të urryer dhe të parëndësishëm
dhe menduam se do të ngrinte figurën
të kishim birin e princit të madh
si liderin tonë. Ne e pytëm atë
të na jepte Acamapichtlin si mbretin
tonë i cili ishte biri i një Meksikani
dhe i një princeshe Culhua. Ai gjithashtu
kishte marrëdhënie me Acolhuas.
Tlatelolco zgjodhi birin e kryetarit të
Tepanecs për të qenë mbreti
i tyre. Në këtë mënyrë
u krijua një marrëdhënie
me gjithë fiset e përreth liqenit.
Acamapichtli po drejtonte vendin paqësisht.
Ai na ndërtoi neve shtëpi, gardhe
në ujë dhe kanale. Të gjithë
njerëzit përreth liqenit Tepanecs
ishin më të fuqishmit. Ata i kërcënuan
luftë qyteteve të tjera dhe kur
i pushtuan ato kërkonin respekt dhe
nder prej atyre. Kur ata u bënë
akoma më të fuqishëm, ne
vazhdonim ti jepnim nder e respekt atyre
dhe kur ata na urdhëronin të luftonim
marshuam ne luftë bashkë me ata.
Kur kryetari ynë Acamapichtli vdiq,
lideri ynë zgjodhi birin e tij Huitzilihiutl
si trashëgimtarin e tij dhe u martua
me vajzën e madhe të kryetarit
të Tepanec. Në këtë
mënyrë situata jonë u përmirësua
dhe Tepanec u detyruan të na respektonin.
Huitzilihuitl kërcënoi luftë
me vendet e veriut ku kishte një bollëk
të madh me pambuk. Prej këtej
Meksikas bënë rroba prej pambuku;
përpara kësaj ata njihnin materiale
tekstile të ashpra.
Më vonë ai pushtoi Cuauhtinchan,
Chalco, Otumba, Tulancingo dhe qytete të
tjera. Ai filloi luftë me Tekcoco.
Djali i tij ishte Chimpalpopoca i cili ishte
zgjedhur si kryetar pas tij. Mbaroi luftën
me Texcoco dhe pushtoi qytetin. Sundimtari
i Tepanecs ja kaloi qytetin Meksikas-ve
dhe ata do të na respektonin ne. Por
ende ne duhet ti respektonim Tepenecs. Por
kur sundimtari i Tepanecs vdiq, ne nuk donim
të ishim më temë për
diskutim. Qyteti ynë u bë i madh
dhe ne nuk jetonim më nëpër
kasolle, por ndërtuam shtëpitë
tona me gur. Ne nuk donim më ti shërbënim
Tepanecëve. Për të qenë
të sigurtë, populli i vogël,
fermerët, ishin të friksuar nga
lufta sepse e njihnin fuqinë e Tepenecëve.
Kështu superiorët- ata ishin të
afërmit e kryetarit, priftërinjtë,
dhe liderat e luftëtarëve - thanë:
"Nqs nuk do të kemi sukses në
luftë do të na keni në dorë.
Atëherë ju do të hakmerreni
kundra nesh dhe do na bëni që
të jetojmë në burgje të
pistë."
Fill pas njerëzit u përgjigjën,
"Ne ju premtojmë tju shërbejmë
juve dhe të punojmë për ju,
të ndërtojmë shtëpitë
tuaja, dhe t'iu njohim si zotër të
vërtetë." Kështu ne
u bashkuam me forcat me Texacoco, kundër
të cilëve kishim pasur luftrat
e hershme, dhe tani do luftonim kundër
Tepanecs. Ne vumë bllokada në
qytetin e tyre për njëqind e dyzet
ditë. Pastaj i pushtuam. Sundimtari,
Maxtla u sakrifikua dhe zemra e tij iu nda
në dysh. Pastaj u varros, ashtu si
i kishte hije nje sundimtari.
Tani Meksikas kishin në dorën
e tyre një pjesë të mirë
të vendit. Ky vend ishte shpërndarë
në një marrëveshje midis
superiorëve dhe njerëzve , drejtuesit
dhe njerëzit e lartëmorën
pjesën më të madhe. Klanet
megjithatë morën shumë pakë
tokë, aq sa për të mbajtur
tempjt e tyre. Disa thonë, megjithëse
qe ajo nuk ishte asnjeherë një
marrëveshje midis njerëzve dhe
atyre të lartëve dhe këta
të fundit e kishin shpikur atë.
Njerëzit thanë se kjo ishte padrejtësi
dhe i gjithë vendi duhej ti përkiste
gjithë fisit dhe të gjithë
kishin të njëjtat të drejta.
Por a mund që ata të vetëmbroheshin?
Luftëtarët e kishin fituar luftën
dhe zgjeruan perandorinë. Po kush flitej
se ishin më të fuqishmit në
vend? Fermerët që nxirrnin pak
grurë nga toka? Apo luftëtarët
të cilët zgjeruan perandorinë
e tyre dhe i detyruan fiset e tjera që
ti jepnin respekt dhe nder?
Dhe kush të jep siguri që janë
të burgosur të cilët mund
të sakrifikohen në festivale në
mënyrë që zotat nuk janë
të mërzitur me ne dhe të
mos shkatërrojnë Tokën?
Kur ne ende po sorollateshim si nomadë
dhe ishim të varfër dhe të
përbuzur, atëherë në
kishim të njëjta të drejta,
është e vërtetë. Çdo
njeri ishte luftëtar dhe fermer në
të njëjtën kohë. Por
si mund të luftojmë luftëra
dhe të pushtojmë shtete nëse
çdo njeri do që të bëhet
këshilltar? A është e mundur
që dhe priftërinjtë, gjykatësit,
dhe shërbëtorët publikë
të punojnë tokën? Por si
mund që ata të jenë përgjegjës
për detyrat e tyre?
Jo, marrëveshja është e drejtë
çdo djalë i ri bën shërbimin
luftarak.
Kur djali është dhjetë vjeç,
ne i presim flokët dhe vetëm në
fund të qafës mbetet një
pjesë flokësh. Cilido që
merr një të burgosur për
herë të parë edhe nëse
është për ndihmë të
shokëve të tij, ai mund ta presi
dhe atë pjesë të flokëve
në fund të qafës. Ky është
një iyac. Por derisa një luftëtar
të ketë kapur vetë deri në
katër të bugosur ai bëhet
tequia. Por a nuk janë të gjihë
zyrtarët dhe të nderuarit pretendentë
për tequia? Një tequia merr një
rracion takse që sunduesi mbledh. Ai
mund të veshë byzylykë me
pupla dhe lëkurë. Ai mund të
bëhet një luftëtar si një
xhaguar apo një luftëtar si shqiponjë.
Perandori mund të zgjedhë një
tequia për një zyrë të
lartë. Por kushdo që pas një
ose dy betejave dështon për tu
bërë tequia duhet të shkojë
në fusha. Ai duhet të paguajë
taksat dhe thirret për të punuar
në projekte publike. Ai duhet të
pastrojë rrugët dhe apo të
riparojnë muret, dhe duhet të
punojë në fusha të zyrtarëve
më të lartë publikë.
Ai nuk mund të veshë veshje prej
pambuku apo bizhuteri. A është
kjo e drejtë? Po kushdo që i bën
dallim vetes së tij si një luftëtar
apo si një zyrtar publik i jepen rroba,
bizhuteri, dhe tokë. Të tjerët
duhet të punojnë për të
dhe ti mbushin hambaret e tij me grurë.
Ne jemi bërë një popull i
madh dhe i pasur. Ka grurë në
treg dhe perime e pula. Në zjarre të
vegjël gratë gatuajnë shumë
lloje vaktesh që ne i blejmë prej
atyre. Tregtarët na ofrojnë tekstile,
këpucë, pije, gëzofa, pula,
litarë, tubo, dhe gjithe llojet e veglave.
Peshkatarët sjellin peshk, kërminj
e gaforre nga liqeni i qytetit. Nga zona
më e largët tregtarët tanë
sillnin gurë të çmuar,
zhguall breshke, gëzofa xhaguari, portokalle
dhe pupla papagalli. Qyteti që kemi
pushtuar na jep ne si shpërblim 52.000
ton ushqim. Transportuesit janë të
pafundëm. Shpaguesit e nderit duhet
të na jepnin 123.000 veshje prej pambuku
dhe 33.000 çanta me pupla. Provinca
e Yoaltepec-it na dërgoi neve bizhuteri
ari dyzet gishtë të trashë
çdo vit. Tlachquiauco duhet të
shpërndante njëzet shishe të
ngjeshura me pluhur ari. Nga Xilotepec vijnë
16.000 fustane grash çdo vit, 16.000
rroba më të mira për meshkuj,
dy kostume luftarake me mburoja dhe kurora
dhe katër shqiponja të gjalla.
Nga Tochpan vjen piper; Provincat na shpërndanin
grurë, kakao, mjaltë, kripë,
piper, duhan, mobilje dhe qeramikë.
Ata duhet te transportonin ar nga brigjet
lindore, bruz që vinte nga brigjet
lindore. Huaxtepec shpërndan letër,
Cihautlan midhje,
A nuk i bashkuam shumë qytete në
një perandori të madhe? Gurëprerësit
tanë të cilët bëjnë
bizhuteri nga gurët e çmuara,
a nuk vijnë nga Xochimilco?
Dhe stilistët që krijojnë
veshje, a nuk janë këta nga Amantlan?
A nuk i pushtuam ata dhe u dogjëm shtëpitë
e tyre? Dhe farkëtarët vijnë
nga jugu i largët. Perandori ynë
Moctezuma ka 3000 shërbëtorë
pa përmendur të gjitha shqiponjat,
gjarprinjtë, dhe xhaguarët që
hanë 500 gjela deti çdo ditë.
Në një muaj Uey tecuihuitl kur
të varfrit kishin përdorur të
gjitha mallrat, perandori hapi hambarin
e tij dhe shpërndau pije dhe ushqim
në të gjithë njerëzit.
700.000 njerëz jetuan në qytetin
e Meksiko-Tenochtilan. Ne kemi fortifikuar
ishullin, dhe kemi ndërtuar barriera
në ujë, ura mbi kanalet, tempuj
dhe pallate, një kanal që sjell
ujin nga Chapultepec te kryeqyteti. Kur
perandori ndërtoi një tempull,
qytetet shpërndanin gurë dhe gurë
të çmuar. Mijëra punëtorë
u ushqyen nga perandori kur ata ndërtuan
tempullin për Zotërat. Perandorët
tanë kishin ndërtuar kopshte dhe
dushe, dhe kafshët e bimët nga
gjithë perandoria u mblodhën këtu.
Kur perandori festoi një festival,
ai ftoi sunduesit e qyteteve armike dhe
i veshi ata me bizhuteri dhe me rroba të
shtrenjta. Kush është më
i pasur se sesa qytetarët e Meksikas?
Kur perandori ynë Ahuitzotl shtypi
rebelimin e Huaxteks, festa zgjati shumë
javë. Vetëm sakrifica e të
burgosurve zgjati katër ditë!
Asnjë popull nuk është më
i madh se ne, asnjë popull nuk është
më i fuqishëm se ne.
Por: Siç thonë ata, ne nuk jetojmë
këtu
dhe nuk kemi ardhur këtu për të
pritur
Oh, duhet ti lë këto lule të
bukura,
Duhet të shkoj atje poshtë për
të kërkuar për të ardhmen
Oh për momentin zemra ime u lodh:
këngët e bukura,
janë vetëm për të dhënë
hua.
Zotërat kanë
nevojë për sakrifica. Ne duhet
të ushqejmë zotat më sakrifica,
në mënyrë që ata të
mos na shkatërrojnë botën.
Unë kërcej.
Daullet bien, fyelli qan, unë kërcej.
Shpejt e më shpejt kërcej egër
e më egër. Së shpejti unë
do të jem me Huitzilopochtli. Jo unë
jam Huitzilopochtli. A nuk i kam veshur
unë si ai? Ja ku qëndron prifti
me thikën e gurit të zi. Tani
është radha ime. |