Enderrimtari

Perkthimi nga Elton Skendaj

Hyrje
Parathėnie ose Pasthėnie 
Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri Frika
Njerėzit e ēuditshėm nga planeti Hortus
Dy Luftėtarėt
Njeriu Kundėr Njeriut
Lufta e Madhe nė Mars
Skllavi
Fermerėt qė ishin tė mirė ne aritmetikė
Lufta e ēuditshme
Arobanai
Ylli gjarpėr
Bllokim trafiku
Dy tė burgosurit
Drejtesia
Raporti te Kėshilli I Sistemit
tė Bashkuar Diellor
Tė flasim Hapur
Bomba
Pasthėnie apo Parathėnie
Download Page
Discussion Forum
Martin Auers Geschichtenmaschine
Martin Auer's Homepage
Mail for Martin Auer

Na ishte nje here nje enderrimtar. Ai besonte, per shembull, qe duhet te kete nje menyre se si te shohim objektet qe jane mijra kilometra larg. Ose, mendonte se mund te hahet supa me pirun. Gjithashtu, duhet te kete nje menyre qe njerezit te qendrojne me koke poshte, e sigurisht qe njerezit mund te jetojne pa pasur frike.

I thane te tjeret: “Po enderron me kot, keto qe po thua jane te pamundura!” Pastaj i thane: “Hap syte mire dhe pranoje boten sic eshte! Natyra ka ligje qe askush nuk i ndryshosh dot.“

U pergjigj enderrimtari: “Nuk e di…duhet te kete nje menyre se si te marrim fryme nen uje. Dhe duhet te kete nje menyre qe te kushdo te kete dicka per te ngrene. Duhet te kete nje menyre qe kushdo te mesoje cfaredo qe te deshiroje. Duhet te kete nje menyre qe te shikojme cfare ka brenda barkut tone.”

Dhe njerezit i thane: “Mblidh veten, more, keto gjera nuk ndodhin kurre. Nuk ka mundesi qe thjesht te deshirojme dicka dhe pastaj te presim qe te ndodhi me te vertete. Bota eshte keshtu sic eshte, e ashtu edhe do te jete!”

Kur u shpiken televizori dhe pajisjet me rreze Iks, njeriu ishte ne gjendje te shihte mijra kilometra larg dhe brenda barkut tone. Por askush nuk i tha enderruesit.: “More, paske patur te drejte.” Dhe njerezit nuk thane asgje  kur dikush shpiku kostum polumbari qe lejuan njeriun te zhytej thelle nen det e te merrte fryme nen uje. Por enderrimtari tha me vete: “Endrrat e mia po dalin te  verteta. Ndoshta nje dite do te jete e mundur qe te jetojme se bashku pa lufte.”