Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Lufta e Madhe në Mars

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
Guestbook
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Lufta e Madhe në Mars përfundoi. Të lodhur dhe të pikëlluar Gnufët rozë marshuan për në atdhe. "Jo më luftë. Kurrë më". E kishin humbur luftën. Të pikëlluar Moferat ngjyrë purpuri gjithashtu marshuan për në atdhe. "Jo më luftë. Kurrë më!" thirrën ata, megjithëse kishin fituar luftën. Por në fushën e betejës ishin vrarë aq Mofera sa dhe Gnufera dhe gjaku ishte derdhur lumë. Presidenti i Lartë i Gnufëve dhe Mbreti i Lartë i Moferave u takuan tek lumi përbente kufijtë ndërmjet vendeve të tyre dhe ranë dakort për një marrëveshje. "Kurrë nuk do të ketë më luftë midis Gnufëve dhe Moferave," i premtuan njëri-tjetrit. Dhe në dy vendet u bënë festime shumë të mëdha paqeje. "Ta nxjerrim gjeneralin tonë në pension!" thirrën me të madhe Gnufët në festimin e tyre. "Ti japim librezën e purpurt të pensionit" thirrën Moferat në festimin e tyre. "Do ti çojmë ushtarët për të mbjellë luleshtrydhe" thirrën me të madhe Gnuferat.

"Do u japim ushtarëve makina qepëse" thirrën me të madhe Moferat. Por gjenerali i Gnuferave tha: "Këtë gjë s'do ta bëni". Nëse ne nuk do të kemi as ushtarë as gjeneralë atëherë Moferat menjëherë kanë për të fituar. Ne duhet të kemi një ushtri të fortë vigjilente në mënyrë që të mos kemi luftë. Dhe marshalli i Moferave tha, "Këtë gjë s'do ta bëni. Kur Gnufët ta shohin që ne nuk kemi më ushtri pa dyshim që ata do të marrin hak për luftën që humbën. Kështu na duhen ushtarë dhe një marshall. "Oh po, ke të drejtë," turfullosën Gnufët.

"Me të vërtetë ai ka të drejtë," pëshpëritën Moferat. Kështu të gjithë u kthyen në shtëpi, Gnufët shkuan në kullat e tyre ndërsa Moferat në shpellat e tyre.

Dhe generali i Gnufëve tha me vete, "Nuk dua që të ketë luftë përsëri, por nëse nuk u tregoj Gnufëve që jam një gjeneral i zoti atëherë ata do më nxjerrin në pension. Në këtë mënyrë ai i tha Presidentit të Larte, "Ushtria jonë ka nevojë për shpata në mënyrë që të mos sulmohemi më. Të lutem rriti taksat, kështu që të blejmë më shumë shpata nga farkëtarët". Presidenti i Lartë ra dakort. Por farkëtarët thanë më vete,"Ne nuk duam më luftë, por nëse shesim shumë shpata ne arrijmë të pagujmë shkollat e shtrenjta për fëmijët tanë."

Dhe farkëtarët udhëtues thanë me vete, "Ne nuk duam më luftë por nëse nuk bëjmë shpata, pronarët tanë do të na nxjerrin nga puna dhe fëmijët tanë s'do të kenë asgjë për të ngrënë."

Dhe Marshalli i Moferave tha me vete, "Unë dua paqe por nëse nuk u tregoj Moferave se sa i zoti jam unë si gjeneral atëherë ata kanë për të më hequr nga puna. "Kështu ai i thotë Mbretit të Lartë të Moferave, "Kam dëgjuar që Gnufët kanë blerë shpata për ushtarët. Të lutem të rrisim taksat, në mënyrë të tillë që të hyjnë më shumë ushtarë në radhët e ushtrisë. Dhe Mbreti i Lartë rriti taksat dhe më shumë ushtarë plotësuan rradhët e ushtrisë. Dhe fermerët Mofera thanë, "Ne duam paqe por nëse ushtarët nuk blejnë patate tek ne, ne nuk jemi në gjendje të përballojmë taksat e reja." Dhe rrobaqepësit thanë, "Ne nuk duam më luftë por sa më shumë ushtarë të jenë në rradhët e ushtrisë aq më shumë uniforma për ushtarët mund të shesim."

Dhe zejtaret thanë, "Ne duam paqe dhe vetëm paqe, por sa më shumë ushtarë të ketë në

ushtri aq më shumë heshta kemi për t'iu shitur atyre". Por ndodhi që një shpikës nga Gnufët zbuloi një helm, një helm të tmerrshëm. Por ky helm për Gnufët ishte pa rrezik, ndërsa për Moferat ishte vdekjeprurës. "Nuk dua që ti bëj keq njeriut," tha me vete shpiksi, "por nëse e mbaj sekret shpikjen time nuk do të kem mundësi të blej qumësht." Dhe në një libër ai shkruajti mënyrën si prodhohej helmi. Dhe më vonë ndodhi që një profesor Mofer zbuloi si të krijonte një bombë që mund të shkatërronte gjithçka mbi tokë, por ishte pa rrezik për Moferat sepse ata jetonin nëpër shpella. "Nuk dua që të derdhet gjak," tha profesori me vete, "por do ta bëj të njohur zbulimin tim, përndryshe populli do të mendojë që unë nuk e njoh shkencën". Dhe kështu ai shkruajti një libër dhe shpjegoi si të ndërtohej bomba. Kur marshalli i Moferave dëgjoi për këtë i tha Mbretit të Lartë, "Ne duhet të ndërtojmë këtë bombë sepse dëgjova që Gnufët kanë një helm të tmerrshëm dhe mund ta përdorin kundra nesh." Dhe gjenerali i Gnufëve i tha Presidentit te Lartë, "Duhet se s'bën të prodhojmë këtë helm sepse dëgjova që Moferat kanë një bombë të rrezikshme dhe mund të na sulmojnë." Kështu që helmi u përgatit …dhe bomba u ndërtua.

Dhe Gnufët bënë një armë për të përhapur helmin te Moferat. Dhe Moferat ndërtuan një balonë me të cilën mund tu hidhnin bombën Gnufëve. Atëherë Presidenti i lartë i Gnufëve tha në një fjalim, "Tani s'ka për të patur kurrë luftë, sepse e duam paqen, dhe Gnufët nuk kanë për të na sulmuar sepse ne kemi helmin e tmerrshëm."

Dhe Mbreti i Lartë i Moferave tha në një deklaratë, "Tani gjithmonë do të ketë paqe dhe Gnufët as do të kenë guximin të na kërcenojnë me luftë sepse kemi bombën vdekjeprurëse".

Një ditë farkëtarët Gnufë thanë, "Nuk kemi më hekur për të bërë shpata, drapëra, parmenda. Duhet të shkojmë tek Ishulli i Hekurt!"

Dhe farkëtarët Mofera thanë, "Nuk kemi më hekur për të bërë shpata, drapëra, parmenda. Duhet të shkojmë tek Ishulli i Hekurt!" Kështu Gnufët dërguan një anije në Ishullin e Hekurt…

dhe Moferat bënë të njëjtën gjë. Kur anija u kthye marinarët u thanë të gjithëve që të tjerë kanë marrë hekur nga Ishulli i Hekurt.

"Moferat po marrin hekurin tonë!" shpalli gazeta e Gnufëve.

"Gnufët morën gjithë hekurin për interesat e tyre" shpalli gazeta e Moferave.

Kjo u ekzagjerua pak pasi cdo njeri e di që gazetat me lajme më sensacionale shiten më tepër sesa ato që thonë që çdo gjë është në rregull dhe ndoshta duhet parë se nuk kishte hekur të mjaftueshëm për të gjithë. Gazetarët duan të fitojnë bukën e gojës ashtu si çdo njeri tjetër.

Moferave iu fut frika në palcë nga Gufët … dhe Gnufët u friksuan po aq shumë nga Moferat.

"Ishulli i Hekurt duhet të jetë pronëa jonë", thanë disa nga Gnufët, "ose përndryshe do të ketë luftë".

"Ishulli i Hekurt është i yni", "nëse nuk doni të keni luftë tjetër!"

"Po nuk patëm hekur për parmenda atëherë do të vdesim urie," tha një Gnuf, "dhe helmi i tmerrshëm nuk do na hyjë në punë. "N.q.s nuk kemi hekur s'do ta kemi të gjatë jetën, "dhe bomba jonë gjigande s'do na ndihmojë". Kështu Gnufët dërguan një anije luftarake në Ishullin e Hekurt…dhe Moferat dërguan gjithashtu një anije luftarake në Ishullin e Hekurt.

Dhe kur në betejë asnjë nuk po fitonte…Gnufët dërguan një anije tjetër luftarake…

dhe Moferat kështu vepruan. "S'duhet t'i lëmë Moferat të ndërtojnë anije luftarake!", tha gjenerali Gnuf dhe me trupat e tij sulmoi kantierin e anijeve të Moferave.

"Gnufët nuk do të ndertojnë më anije luftarake!", tha marshalli i Moferave dhe me ushtarët e tij sulmuan bazën ku Gnufët ndërtonin anijet luftarake.

"Moferat na kanë sulmuar!" thirrën Gnufët.

"Gnufët na kanë goditur!" thirrën Moferat me të madhe.

"Ne donim paqe," tha gjenerali i Gnufëve, "por tani është shumë vonë. Do ti helmojmë me helmin tonë përpara se ata të na asgjësojnë me bombën."

"Nuk donim luftë," tha marshalli i Moferave," por tani mori fund gjithçka.

Do tu hedhim bombën përpara se ata të na helmojnë me helmin e tyre."

Dhe arma helmuese u mbush me helm…dhe ballona me bombën u ngritën në ajër.

"Tani morët fund", thanë Gnufët.

"Ju erdhi fundi", thanë Moferat.

"Morëm fund", thanë Gnufët kur panë balonën që ngrihej lart.

"Morëm fund", thanë Moferat kur panë armën gjigande helmuese që u duk në horizont.

"Mbase nuk duhet ta kishim shpikur helmin!", tha shpiksi.

"Mbase nuk duhet ta kishim shpikur bombën!", tha profesori.

"Ndoshta s'duhet të kishim bërë shpata!", thanë farkëtarët.

"Ndoshta s'duhet të kishim bërë heshta!", thanë zejtarët.

"Ndoshta s'duhet të kishim qepur uniforma!", thanë rrobaqepësit.

"Ndoshta s'duhet të kishim shitur patate ushtarëve", thanë fermerët.

"Ndoshta s'duhet ta egzagjeronim kaq shumë", thanë gazetarët.

"Ndoshta s'duhet të kishim gënjyer kaq shumë", thanë ata që shruajtën revistat.

"Ndoshta s'duhet të ishim bërë ushtarë", thanë ushtarët.

"Ndoshta s'duhet ta kishim nxjerrë gjeneralin tonë në pension", thanë Gnufët

"Ndoshta s'duhet ti jepnim librezën e purport të pensionit", thanë Moferat.

Një Gnuf i tha shokut të tij,"Morëm fund, nuk kemi më shpëtim." Atëherë ata hipën në armën që shpërndante helmin dhe e rrëzuan përtokë para se të shpërndante helmin.

Dhe disa Mofera thanë me njëri tjetrin,"Do të vdesim për shkak të idiotizmave tona."

Dhe kështu ata u kacavirrën ne litarin që të çonte drejt balonës dhe shpërthyen bombën

përpara se të vriste Gnufët.

"Moferat na shpëtuan jetën", thanë Gnufët të habitur kur panë që bomba nuk i vrau.

"Gnufët dhanë jetën e tyre për ne", pëshpëritën Moferat të mahnitur kur vunë re se helmi nuk i preku as qimen e flokut. Atëherë ata hodhën armët dhe heshtat përtokë dhe rënkuan "shpëtuam per një qime." Dhe ngaqë ishin të lehtësuar shumë nga ata plasën në lotë.

Ata i nxorrën në pension gjeneralin dhe marshallin, si dhe Presidentin e Lartë dhe Mbretin e Lartë, dhe thanë "Këtë herë duhet të jemi më të zgjuar!"

   
 

This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.