Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Në bazat e vëzhgimit gjatë gati 10.000 revolucioneve të planetit Yer ne urgjentisht këshillojmë që ky planet dhe populli i tij rë mos futet në Sistemin e Bashkuar Diellor.

Është një lloj populli në Yer që e konsideron veten inteligjent dhe gjatë milionit të revolucioneve është shumfishuar dhe është përhapur në të gjithë planetin: Të ashtuquajturit Nin, Orang apo Njerëz. Këta specie, që origjinalisht rrjedhin nga një pemë qytetarësh, në fakt e konsideronin veten e tyre inteligjentë, por tashmë gjashtë billion nin nuk janë të gatshëm të koordinojnë veprimet e tyre me njëri-tjetrin në një mënyrë të kuptueshme.

Zakonisht disa nga ata shkatërrojnë atë që të tjerët kanë arritur. Ata kanë marrë ushqim dhe veshje nga njëri tjetri. Ata prodhojnë gjëra që supozohen për ta bërë jetën më të lehtë dhe më të kënaqshme për ata, por për të prodhuar gjëra të tilla, ata shkatërrojnë dhe helmojnë atmosferën e planetit të tyre, ujin dhe tokën, dhe në këtë mënyrë e bëjnë jetën e tyre pambarimisht të vështirë. Një nga vuajtjet e tyre më të këqija që ata vuajnë është një traditë (apo mund ta quajmë sëmundje) ata e quajnë wojna, luftë, krieg, apo Guerra. Kur wojna largohet, grupe të mëdha të Nin-ëve vihen kundër njëri-tjetrit dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin. Ata shkatërrojnë jetesën dhe ushqimet e ruajtura të "armiqëve' të tyre dhe shkaktojnë torturat më të tmerrshme te njëri tjetri. Skuadra jonë e kërkimit arriti të gjejë pse ata e bëjnë atë. Në fakt Nin-ët janë komplet në mosmarrëveshje për këtë çështje. Kjo është gjëja e çudishme, dhe disa nga ata që e refuzonin këtë traditë dhe e quanin atë fatin më të keq që mund të bjerë Ninëve. Disa për siguri u pëlqen wojna. Ata tregojnë histori për të apo shikojnë filma rreth asaj. Ninëve që e refuzojnë wojn-ën kanë mendime të ndryshme sesi ata mund të vijnë te ajo. Disa të tjerë e konsiderojnë atë thjesht një shpërthim trishtimi në pjesën më të madhe të grupit të Ninëve. Të tjerë besojnë se Ninët kanë dy lloj shpirtrash të ndryshëm në veten e tyre, njëri është i mirë dhe do Ninët e tjerë, dhe i keqi që urren Ninët e tjerë. Ende të tjerë besojnë se wojna nuk është e pëlqyeshme por fatkeqësisht e nevojshme tani e tutje. Shpesh ndodh që dy grupet të Ninëve filluan një wojna me njëri-tjetrin dhe secili grup tha: "Ne nuk e duam këtë wojna por të tjerët na detyrojnë". Grupi ynë i kërkimeve po vazhdon akoma më tej për zbardhur çështjen që problemi bazë i Ninëve është se ata nuk janë në gjendje të harmonizojnë veprimet e grupeve të mëdha me njëri-tjetrin. Ata ende nuk duken se kanë kuptuar që ata nuk janë individë të ndarë, por janë të lidhur me njëri-tjetrin me gjithe qytetarët e tjerë të planetit. Tu bësh të kuptosh Ninëve duhet të marrësh një shembull të dy qytetarëve Yer që quhen qe nga disa Ninë. Nëse dy nga këta qe, janë të kapur përpara disa të mjetesh transporti (quhet karrocë nga disa Ninë) dhe një qe e tërheq atë drejt veriut, por qeja tjetër drejt perëndimit, dhe të dy do të përfundojnë drejt veri-perëndimit edhe nëse ndonjëri nga ata nuk donte të përfundonte atje. Ninët ende nuk duhet ta kuptojnë se ata janë të lidhur me gjashtë bilion Ninë tamam si dy qetë përpara karrocës.

Është thjeshtë se veprimet e tyre janë më të komplikuara sesa tërheqja e karrocës, dhe rezultati i veprimeve të gjashtë bilion Ninëve janë sigurisht më të vështira për tu vlerësuar sesa rrugica e dy qeve. Duket se inteligjenca e Ninëve ende nuk ka hyrë në fuqi.

Tani çfarë mbetet është një raportim i bërë nga skuadra jonë kërkuese në wojn-ën origjinale të planetit Yer. Mijëra revolucione të hershme të planetit, kur Ninët ende jetonin duke gjuajtur dhe duke mbledhur ushqim në pyll ata nuk kishin arritur të njihnin se çfarë do të thoshtë wojna. Në kohën që Ninët jetonin bashkë në grupe të vogla dhe ulërisnin nëpër pyje. Një grup i tillë përmbante të vetmit gjashtë të tetë Ninëve, mbase dhjetë deri në pesëmbëdhjetë quheshin familje.

Çdo grup kishte gjuetinë tokësore të tyre dhe të veçantë e cila zgjaste dhe një vit, dhe kërkonin luleshrydhe dhe fruta, kërpudha dhe rrënjë, kërminj dhe bretkosa dhe natyrisht gjahun që mund të zinin. Në një zone, le të themi një lëndinë në mal, atje jetonin vetëm disa grupe të vogla të këtyre, mbase tre ose katër e shumta. Një pyll nuk mund të mbajë gjallë me ushqim një numër të madh njerëzish. Këta Ninët nuk njihnin ndonjë mbret apo kryetar, gjyqe, policë apo burgje dhe gjithashtu nuk kishin asnjë ligj. Pse duhet ti kishin këto? Nëse dikush bënte diçka që të tjerët nuk ishin në një mendje, ata uleshin në darkë rreth zjarrit dhe bisedonin për atë. Kur ata donin të gjuanin sorkadhe ata ndiqnin gjahtarin e tyre më të mirë. Por kur erdhi koha kur gjetën mjaltë nga bletët e egra ata ndiqnin një grua që i njihte mirë bletët. Dhe kur kishte ndonjë zënkë, ata merrnin këshilla nga gruaja dhe burri më I moshuar pasi ata kishin më shumë eksperiencë. Ninët qëndruan sëbashku dhe ndanë gjithçka më njëri tjetrin, përndryshe nuk do të mbijetonin.

Kur grupi u bë akoma më i madh, ai u nda, dhe gjysma duhet të gjente një vend diku tjetër për të gjuajtur. Në këto raste, ishte e mundur që ky grup të futej në zonën e një grupi tjetër. Dhe pastaj mund të bëhej një luftim. Por luftra të tilla mbaronin shpejt. Mbase mund të ishte thjesht një luftë e madhe. Dhe sapo grupi të largohej, luftimi mbaronte. Këto luftime ishin raste të veçanta dhe ndodhi vetëm një herë kur një grup duhej të largohej nga territori i tij. Kjo nuk ndodhte shpesh sepse grate ushqenin femijët e tyre për katër vjet apo më shumë, dhe kjo nuk i lejonte ata për të patur fëmijë gjatë kësaj kohe. Dhe kështu në këtë mënyrë gratë instiktivisht e ndaluan grupin për tu zmadhuar dhe mbase dhe për ta ndarë atë. Përndryshe nuk egziston arsye tjetër për një luftim. Grupi i Ninëve nuk dëshironte që ta zmadhonte më tej zonën e gjuetisë. Ata nuk do të kishin dhe avantazhe nëse e bënin këtë gjë.

Gjithashtu nuk ka dhe arsye për të sulmuar grupin fqinj dhe ti vidhnin atyre sepse ata nuk kishin asgjë për tu vjedhur.

Ninët e atyre kohërave mbanin një grumbull të vogël me gjëra të nevojshme për jetesë. Ata jetonin nga puna e duarve te tyre dhe mblidhnin dhe gjuanin aq sa kishin mundësi të ushqeheshin për një kohë të shkurtër. Ata jetonin në këtë mënyrë për qindra e mijëra revolucione të planetit. Rreth 6000 revolucione më parë klima ndryshoi në disa zona të veçanta ku jetonin Ninët. Ndryshimi midis stinave të thata dhe të lagështa u bë më i madh, dhe bimësia nuk rritej më. Dhe kështu kafshë që ushqeheshin nga kjo bimësi u zhdukën përfundimisht. Por disa bimë të veçanta, fara të cilave ishte e përbërë nga një cipë e fuqishme lulëzuan veçanërisht në këtë stinë.

Dhe Ninët zbuluan se si të kujdeseshin dhe ti kushtonin vëmendje këtyre bimëve dhe në këtë mënyrë ata mund të korrnin më shumë ushqim në zona të vogla sesa të sorrollateshin dhe të gjenin ushqim sa andej ketej. Ninët nuk donin të sorollateshin më. Ata ndërtuan fshatrat e para dhe u bënë fermerë. Por ata ruajtën shumicën e zakoneve të tyre të gjuetisë. Kështu, ashtu siç donin të gjuanin sëbashku, tani ata punonin në fusha sëbashku. Kur kishte probleme të përbashkëta ata mblidheshin sëbashku dhe diskutonin problemin. Ata nuk i zgjidhnin drejtuesit, por kur kishin një aktivitet të veçantë që duhet të organizoheshin, për të pastruar një pjesë të pyllit, apo për të ndërtuar një qendër të re banimi, apo për të shkuar që të gjuanin atëherë ata pyesnin një burrë apo një grua që dinte diçka rreth kësaj për ti udhëhequr.

Kjo ishte gjithashtu dhe mënyra që duhej të ishte. Burrat ende vazhdonin të gjuanin për një gjah më të madh, dhe një pjesë e madhe e punës në fusha bëhej nga gratë. Por derisa ushqimi më i rëndësishëm erdhi nga fushat, gratë arrinin të fitonin më shumë ushqim sesa burrat.

Jeta në fermë kishte avantazhe dhe disavantazhe. Njërëzit u bënë të varur nga të korrurat. Kur ata ishin ende gjuetarë dhe mbledhësa, nuk ishte ndonjë problem i madh nëse ndonjë lloj bime nuk kishte atë prosperitet në një vit. Ishin me qindra në pyje. Tani kur binte zija ata i merrte uria. Ushqimi i tyre ishte shumë i njëjtë, dhe nuk kishte shumë variacion, kështu që ata kishin dhëmbë të prishur dhe fëmijët e tyre nuk rriteshin. Dhe puna ishte e fortë dhe monotone. Jeta nuk ishte aq e këndshme dhe me variacione sa më përpara. Por nuk kishte kthim mbrapa, nëse për asnjë arsye gjahtarët dhe mbledhësit kishin nevojë për më shmë tokë sesa fermerët. Një diçka tjetër e re ishte ata nuk jetonin më nga puna e duarve të tyre. Ata prodhonin më tepër sesa konsumonin. Tani ata mund të ruanin ushqimin. Kështu ata kishin diçka kur kohët ishin të këqija, një rrugë shpëtimi kur mund të ishte ndonjë thatësirë apo ndonjë përmbytje. Dhe kur akumulimet në ushqim ishin relativisht të mëdha, ata mund të investonin diçka dhe për të ardhmen. Kjo do të thotë se kur ata të kishin ruajtur një sasi gruri, mund të përballonin për të kultivuar më pak fusha.

Disa nga njerëzit hapnin një kanal rrjedhës, kështu që në vitin tjetër të korrat të ishin me bollëk dhe pjesa e mbetur të zmadhohej akoma më tepër. Nëse ndonjëri nga ata nuk ishin të nevojshëm në fusha, ndonjëri prej tyre mund të specializohej si farkëtar dhe ndonjë në përgatitjen e qeramiks dhe kështu të zhvillonin këto teknika që në një mënyrë e bënin punën e të tjerëve më të lehtë. Gjithashtu ata lejonin që disa prej tyre të specializoheshin në shërimin e sëmundjeve, në lutje, apo në shkrimin e këngëve. Është e sigurt që këto gjëra nuk i rritën ushqimet shtesë, por e bënë jetën e të gjithëve më shumë të këndshme dhe më të pasur. Në këtë mënyrë përparimi ngadalë dhe me kohën po hynte. Bizhuteritë u krijuan; piktura u pikturuan; dhe kërcimet u bënë më të komplikuara. Ishte një jetë plot paqe.

Në zona të tjera gjahtarët ndoqën kopetë e kafshëve me thundër.

Sorkadhet, drerët, bagëtia dhe dhitë kullotnin në fushë në dimër, në male gjatë verës. Gjahtarët i ndoqën ato gjatë migrimit të tyre. Në fusha ato gjetën tërshërë, në shpate elb, bajame dhe kikirika. Në kodra ata gjetën mollë dhe dardha. Gruri i egër mezi qërohej dhe rritej në një lartësi të ndryshme në stinë të ndryshme. Sa më shumë profesionist njërëzit bëheshin në gjueti aq më shumë e aq më tepër përzgjedhës ishin për kafshët, prenë e tyre.

Përgjthësisht kur ata vrisnin kapronj dhe deshë të vegjël, ata nuk vrisnin femrat, kështu që kopeja e kishte më të lehtë të kryqëzohej. Gjuetarët vranë arinj, ujq, dhe dhelpra në mënyrë që të mos dëmtohej kopeja. Ata e drejtuan kopenë në zona ku ata mund ti mbronin. Delet dhe dhitë nuk kishin aq shumë frikë njerëzit sa kapronjtë dhe drerët. Kështu gjahtarët preferuan ti ndiqnin ato. Dhe gjahtarët u bënë barinj. Jeta e barinjve ishte pak a shumë e njëjtë me jetën e hershme e gjuetarëve të vjetër. Ata ende lëviznin nga territori i tyre gjatë vitit dhe akoma vrisnin kafshë që nuk do të zbuteshin. Derisa gjuetia ishte një punë vetëm për burrat, ata e konsideronin kopenë pronë të tyre, dhe fjala e një Nini mashkull vlente më tepër sesa fjala e një Nini femër.

Barinjtë dhe fermerët sëshpejti i dhanë njëri tjetrit diçka që i takonte. Çdo njeri kishte diçka që tjetri mund ta përdorte. Barinjtë mund të merrnin grurë dhe bukë nga fermerët dhe vazo të bëra në qeramikë. Në shkëmbim fermerët merrnin mish, lëkurë, fruta të egra dhe arra. Por një ditë një kryetar i barinjve, i cili ishte një gjahtar i madh, zbuloi se ishte e mundur të merrte nga fermerët çfarë të donte dhe të mos i jepte asgjë atyre si shkëmbim. Fermerët të cilët kishin gjuajtur më përpara nuk ishin luftëtarë shumë të mirë. Barinjtë ishin akoma më afër jetës së vjetër prej gjahtari. Për fermerët ishte thjesht një lloj i ri loje. Kështu ata u mësuan të sulmonin fermerët dhe ti grabitnin. Mos mendo se ata papritur ishin bërë Ninë të këqinj. Ata thjesht po mbanin zakonin e tyre, mënyrën e jetesës dhe thjeshtë vihej në praktikë në një pre të re. Midis njëri tjetrit ata si gjithmonë qëndruan aq të dashur dhe të nevojës.

Ata ndanin gjahun e tyre, zgjidhnin punët e tyre në mënyrë kolektive dhe ishin të mirë me fëmijët e tyre. Ata ishin gjahtarë, jo luftëtarë, dhe ende ata sollën wojnën në botë. Pse ata vazhdonin ti sulmonin dhe ti vidhnin fshatrat e fermerëve? Sepse fermerët ishin të gatshëm të prodhonin më shumë ushqim sesa atyre u nevojiteshin për nevojat e tyre. Nëse gjuetarët nuk i grabitnin plotësisht depot, ,nese ata nuk merrnin të gjithë delet dhe derrat me vete, nëse nuk i vinin zjarrin fushave atëherë fermerët kishin përsëri mundësi të arrinin në të korrat e tjera. Dhe pastaj atje përsëri kishte diçka që gjahtarët mund të vidhnin.

Ndërkohë gjahtarët bënë dhe një kontratë me fermerët: nëse fermerët vullnetarisht i jepnin atyre drithë dhe mish-quhej një "shenjë respekti"- atëherë ata nuk do ti grabisnin më, përkundrazi do ti mbronin ata. Në këtë mënyrë gjahtarët u bënë sundimtarë dhe luftëtarë, dhe fermerët u bënë punëtorë. Dhe tani diçka e çuditshme ndodhi. Edhe meqënëse sundimtarët dhe luftëtarët nuk kapnin asnjë punë me dorë, përveç harxhuan një pjesë goxha të madhe që fermerët kishin prodhuar, ishte një pjesë e madhe ekstra për bashkësinë në tërësi, sesa fermerët kishin kur ishin ende të lirë. Tani fermerët mbanin më pak se ato që prodhonin, dhe prodhonin më shumë se me përpara.

Përpara se ata të ishin të gatshëm të vendosnin lirisht se si ta kalonin kohën e tyre, ata sigurisht nuk kishin arritur suksesin më të madh që një Nin duhet të kërkojë. Cili Nin i lirë i cili ishte i arsyeshëm do ta bënte atë? Por kjo ishte tamam ajo çfarë sunduesit u thanë atyre që të bënin: ata duhet të punonin sa më shumë që të ishte e mundur, dhe të ishin të lumtur vetëm me gjërat e nevojshme. Dhe ngaqë bashkësia e fermerëve-luftëtarë prodhonte teprica sesa ndonjë bashkësi tjetër, në tepër kanale vaditje mund të ndërtoheshin këtu, më shumë vegla mund të ishin fallco dhe më shumë gjëra mund të shpikeshin sesa në vende të tjera. Më shumë armë dhe fortifikime më të mira u ndërtuan, dhe më shumë tempuj, dhe më shumë priftërinj mund të ushqeheshin sesa në vende të tjera. Me një fjalë: kjo lloj bashkësie ishte më superiore ndaj të gjithat të tjerave. Mund të rritej më shumë dhe më shpejt, dhe mund të pushtonte bashkësitë e tjera dhe të ushtronte dhunë që ato të merrnin prej saj të njëjtën mënyrë jetese. Gjahtari i vjetër i fisit nuk donte që të rrisnin madhësinë e territorit të gjahut. Nuk do të ishin në gjendje ta përdornin atë.

Gjithashtu dhe fermerët nuk donin të zmadhonin madhësinë e vendit të tyre. Ata nuk do të ishin në gjendje të punnin në të. Por sundimtarët e rinj kishin dëshirën të pushtonin shumë e më shumë fshatra. Sa më shumë fshatra që ata pushtonin më shumë nder e lavdi do të merrnin prej tyre. Dhe sa më shumë nder e lavdi do të merrnin aq më shumë do të rrisnin zhvillimin që do tu rriste atyre fuqinë akoma më tepër. Së shpejti kishte luftëtarë dhe fermerë-bashkësi në vende të tjera dhe ata duhet të ishin të kujdesshëm.

Dhe kështu lufta u bë një institucion i rregullt, një zakon i vazhdueshëm.

Le ta përmbledhim këtë histori të trishtueshme. Kudo ku Ninët jetonin në liri, ata e përdornin kohën e tyre që mbeste pas punës së tyre për gjëra që e bënin jetën më të kënaqshme: për krijimin e muzikës dhe kërcimet, për të treguar histori, për bërjen e bizhuterive, për bërjen e rrobave të bukura, apo për lyerjen e trupave të bukur. Kur Ninët ishin nën komandën e luftëtarëve, ushtrohej forcë mbi ata që të prodhonin më shumë ushqim, në mënyrë që të tjerët të kishin vakte, prodhonin armë, ndërtonin mure mbrojtëse dhe kështjella, të gjithë llojet e gjërave që aktualisht u sollën vuajtje dhe dhimbje Ninëve.

Por çuditërisht në tokën e luftëtarëve ishin gjithashtu veshjet më të bukura, bizhuteritë më të çmuara, statujat më të mëdha, dhe gjithashtu muzikë më e mirë. Si është kjo e mundur? Sepse të gjitha këto gjëra ishin vetëm për sundimtarët. Ata kishin artistët më të mirë që vinin te pallatet e tyre, u jepnin atyre ushqim të mirë, shtëpi dhe rroba të bukura, në mënyrë që të përmisonin artet e tyre. Por për Ninët e thjeshtë arti nuk egzistonte.

Ninët e lirë kishin muzikantë dhe bizhuterë në çdo fshatë, por ata ishin njëkohsisht dhe fermerë dhe nuk kishin shumë kohë të prefeksiononin aftësitë e tyre. Kështu një popull luftëtarësh ishte më i pasur sesa populli i Ninëve të lirë, por veçse shumica e Ninëve jetonte në varfëri dhe injorancë, dhe i vetmi sundues i luftëtarëve të tij kishin të drejtën e pasurisë. Ja pse luftëtarët ishin më të fuqishëm sesa Ninët e lirë dhe ishin në gjendje ti pushtonin ata.

Në këtë mënyrë Yeri u shndërrua në një botë të luftimeve, vjedhjeve, dhe shtypjes. Mënyra e të jetuarit që premtoi më shumë qejf nuk ishte mënyra që të çonte drejt fitores. Përkundrazi ajo ishte mënyra e që prodhoi më shumë teprica dhe bëri progresin më të madh të mundur. Ajo që erdhi si pasojë do të përshkruhet nga shembulli i një zone që u quajt Perandoria Romake:

Princat luftëtarë së shpejti zbuluan se mund të bëheshin akoma më të pasur nëse i kthenin armiqtë e pushtuar në skllevër. Skllevërit në mënyrë absolute nuk kishin më asnjë të drejtë. Ata duhet të punonin si kafshë dhe shpeshherë trajtoheshin më keq se kafshët. Eshtë e vërtetë se një skllav punon vetëm kur ai apo ajo detyrohet të punojë. Dhe gjithashtu është e vërtetë se një skllav që nuk trajtohej tamam si një kafshë nuk jetonte shumë gjatë. Por kjo nuk ka rëndësi. Luftra të reja mund të nisnin dhe dhe skllevër të rinj mund të kapeshin. Në Romë kjo ndodhi shpejt se asnjë Romak i lirë donte të punonte më. Puna ishte punë për skllevrit. Perandoria romake në mënyrë të vazhdueshme po bënte luftra për të marrë më shumë skllevër të cilët mund të bënin të gjitha punët për të mbajtur gjallë Perandorinë. Të gjithë romakët e lirë ishin ose ushtarë apo të papunë, përveç pak prej atyre që ishin zyrtarët e perandorit apo pronarët e skllevërve. Perandoria Romake po bënte luftra dhe po zgjerohej më shumë e më shumë. Ajo do sundonte botën. Por një ditë u shkatërrua. Ajo u bë aq e madhe saqë nuk kishte aq shumë vend për ushtarët Romakë që të mbronin kufijtë e largët dhe në të njëjtën kohë të mbikqyrnin të gjithë skllevërit në të gjithë vendin. Koha erdhi kur luftra nuk e bënte më vendin të fuqishëm por përkundrazi e bënte atë të dobët dhe e çonte në një fund.

Perandori të tjera e zëvendësuan atë. Forma të tjera të jetës shoqërore erdhën duke u shfaqur. Por një gjë nuk ndryshoi: këto forma të jetës shoqërore që ishte më e kënaqshme për njerëzit nuk ishin format që patën sukses; përkundrazi ishin format e jetës shoqërore që prodhonin teprica të mëdha.]

Ato përandori apo shtete që arritën tepricën më të madhe, gjithmonë mund te pushtonin të tjerët dhe ti detyronin të bënin siç donin ata. Kjo asnjëherë nuk ndryshoi, dhe ja pse në këtë ditë wojna nuk është zhdukur nga jeta e Ninëve. Për këtë ditë ata përdorën tepricat më të mëdha për të prodhuar armë të reja dhe më të mira. Sot ata kanë armë me anë të të cilave ata mund shkatërrojnë gjithë planetin. Ja pse ata janë bërë një rrezik i madh në gjithë planetin Yer. Vetëm atëhërë kur Ninët kuptuan se wojna dhe despotizmi krijojnë vetëm një pasuri të dukshme, ata mund të gjejnë ndonjë formë tjetër të jetës shoqërore. Por për të bërë këtë gjë ata duhet të kuptojnë se pasuria e vertetë nuk konsiston në patjen e sa më shumë pronave që të jetë e mundur me anë të se cilave mund të prodhojnë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur. Për njerëzit e këtij planeti, pasuria e vërtetë mund të gjendet dhe në një botë në të cilën është e mundur për shumë Ninë që të kenë kohë për të bërë muzikë, kërcime, bashkëbisedime me njëri-tjetrin, të shkruanin poezi, të luanin, të lyenin, të thonin histori, të merreshin me sport. Në një botë që do ta bënte jetën më të bukur. Përkundrazi wojna do të shkatërrontë të gjithë planetin e tyre tamam si u shkatërrua Perandoria Romake.

Në çdo rast, nuk të lë për të pyetur-të paktën ky është opinioni i skuadrës tonë kërkuese-ti pranojë Ninët në komunitetin e Sistemit të Bashkuar Diellor, aq gjatë saqë ata të mos kuptojnë rregullat themelore më të thjeshta për të jetuar sëbashku në grup.


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.