Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Parathënie

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Asamblea e Përgjidhshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e shpalli vitin 2000 “Vitin e Kulturës së Paqes”. Për këtë arsyë e mblodha këtë përmbledhje tregimesh. Qëkur fillova të shkruaj libra për fëmijë, e mendoja të rëndësishmë të flisja për temën e vështirë të luftës dhe paqes në një mënyrë të kuptueshme për fëmijët. Mendoj që nuk është e mjaftueshmë t’u thuash që lufta është e tmerrshme e paqja është më e mirë. Megjithatë, edhe ky është një hap përpara, kur kujtojmë që ka pasur një letërsi të tërë për fëmijë e të rinj që i thurte lavdi luftës e veprimeve ushtarake. Por shumica e fëmijve në vendet tona e dinë që lufta është diçka e tmerrshme dhe paqja diçka më e mirë. Por a është e mundur paqja? Apo lufta është një fat i pashmangshëm për njerëzimin? A nuk na mësojnë ora e historisë në shkollë dhe lajmet e darkës që lufta ka qënë gjithmonë në botë dhe që akoma është me ne? Një kulturë e paqes, mirëkuptimi midis njerëzve, zgjidhja paqësore e konflikteve—e gjithë kjo duket shumë mirë: ama, po sikur të tjerët të mos duan të vazhdojnë në të njëjtën rrugë?

Nuk e përfytyroj dot se si mund ta shporrim luftën nga jeta njerëzorë, nëse nuk kërkojmë për shkaqet e luftës. Vetëm nëse zbulohet shkaku i sëmundjes, mund të gjejmë një mënyrë të përqëndruar dhe të përshtatshme për ta luftuar.

Është e vërtetë që i kam lënë orët e historisë në universitet, por në shtëpi i kam vazhduar vetë studimet e historise deri më sot, sepse si për çdo shkrimtar, pyetja se çfarë i përcakton veprimet dhe mendimet e njerëzve është natyrshëm në mendjen time. Sigurisht që nuk mund të them se e kam gjetur kuptimin e gjithëçkaje apo që në tregimet e mia të shpjegoja kryekëput shkaqet e luftës. Dhe nuk mund të jap një recetë të plotë për shmangien e luftrave në të ardhmen. Por dua që këto tregime të jenë më tepër se “ushqim për mendjen.” Shkrimtarët përpiqen gjithmonë t’u japin njerzve diçka për të menduar, por në një pikë, dikush duhet të fillojë të mendojë. Tregimet që kam përmbledhur këtu kanë qëllim që të propozojnë një drejtim ku lexuesi të vazhdoj të mendoj; të mbart një ndjenjë për ku dhe si të kërkojmë për shkaqet e luftës.

Ndoshta qëllimet e këtij libri mund të përblidhen kështu: Përpiqem të tregoj së si veprimet tona ndërvaren në një mënyrë të tillë, saqë ata që nuk bëjnë ç‘është e mundur për interesit vetjak do të humbasin. Por nga ana tjetër, nëse secili nga ne përpiqet të shikojë vetëm interesin vetjak, ka mundësi që në të vërtetë të rrisim humbjet ose dëmtimet për të gjithë ne.

Nuk mund t’ia dalim mbanë kësaj dileme nëse nuk komunikojmë me njëri tjetrin dhe nuk bashkërendisim veprimet tona.Ky moral është mjaft i thjesht, por e vështira qëndron në vrojtimin se si veprimët e individëve, grupeve, kombeve në këtë planët ndërvaren në mënyra të ndërlikuara.

Përpiqem t’u mësoj fëmijëve që të fillojnë të njohin këtë lloj mekanizëm shoqëror, dhe mendoj që kjo është një futje e re ne letërsinë për fëmijë.

Ëndërrimtari mori formë gjatë një konference “workshop” një-javore, që organizohej nga iniciativa “Fishekzjarret” në luginën Oetz të Tirolit. Tema ishte “Të Lirë si Era dhe Retë”. Atje fëmijët dhe unë shkruam një “Libër të Erës dhe Resë”.

E shkrova tregimin Djali Blu për serinë për fëmijë në televizion “Siebenstein” në rrjetin gjerman televiziv ZDF. E shkrova pasi ra muri që ndante Gjermaninë Perëndimore me atë Lindore në 1989, kur gjithë bota pati një eufori të shkurtër për paqen. Kur tregimi u botua ne nje libër, ne po ndiqnim ngjarjet e Luftës se Gjirit Persik. Ky tregim është për ashpërsinë e shpirtit që ndodh pas frikës. Thelbi i tregimit nuk është që djali e hedh armën në fund, por është që ai ka arsye përse ta hedhi armën. “Mirë pra, tani hidhe armën tënde” nuk është e mjaftueshme. Së pari duhet të ketë shpresë për ndryshim.

Planeti i Karrotave tregon për një mekanizëm të ngjashëm. Ky tregon se si një sistem i caktuar shoqëror mund të zhvilloj dinamikën e tij vetiake, aq sa bëhet shumë e vështirë për të ndryshur ndonjë gjë në sistem; edhe ata që në të vërtetë nuk kanë dobi nga sistemi mund të bëhen mbrojtësit e tij.

Njerëzit e çuditshëm nga Planeti Hortus flet thjesht për çmimin e luftës.

Lufta e Madhe ne Mars është një përpjekje të tregojë se si kur secili vepron vetëm për interesat vetiake (që janë të padëmshme), përfundimi mund të jetë më i keqi që pritej.

Skllavi tregon gjithashtu se çfarë mund të ndodhë kur njerëzit krijojnë sisteme shoqërore në të cilat bëhen vetë të burgosur.

Ne tregimin Fshatarët Që Ishin të Mire në Aritmetikë vazhdon e njëjta temë. E shkrova këtë tregim pasi lexova Logjikën e Veprimit Kolektiv nga ekonomisti Mancur Olson. Në këtë libër, autori provon bindshëm që është teorikisht e pamundur për një grup të madh individësh që veprojnë në mënyrë racionale për interesin vetjak—ky është modeli i preferuar i ekonomisë modernë—të bëj diçka së bashku për një qëllim të përbashkët, edhe sikur gjithësecili ta dijë që do të ishtë më mirë për të gjithë sikur të gjithë të punonin për atë qëllim. Ai tregon gjithashtu se pse është më e lehtë për grupe më të vogla, më të organizueshme, për të bërë diçka me një qëllim të përbashkët se sa për grupe me të vërtetë më të mëdhaja.

Lufta e çuditshmë tregon një formë të mundshmë të qëndresës pasive. Sigurisht që lloji i qëndresës varet nga qëllimet e agresorit. Nëse agesorët kanë qëllim që të fshijnë nga faqja e dheut kombin tjetër, kjo formë qëndrese nuk do të kishte dobi. Por më të shumtat e luftrave bëhen për të nënshtruar njerëzit, jo për t’i shfarosur ata.

Arobanai është një histori e jetës së njerëzvd pigmi si një shembull i mënyrës së jetesës së gjuetarëve dhe mbledhësve. Tregimi bazohet në kërkimet shkencore të Kolin Turnbull.

Gjarpri Yll, nga ana tjetër është historia a një luftëtari të ri Aztek dhe ngritjes së Perandorisë Azteke.

Këto dy tregime bejnë kontrastin midis një nga shoqerive më paqësore dhe të mirë që ka ekzistuar në këtë planet me një nga shoqëritë më luftarake dhe brutale. Ata duhet të lexohen së bashku, me qëllim që të krahasojmë aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Si është e mundur që qënie nga e njëjta specie të jenë kaq të ndryshëm për sa i përket ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve të tyre?

Dy të burgosurit prezanton diçka të njohur në teorinë e lojrave si “dilema e të burgosurve”. Ky model klasik tregon se si ndjekja racionale e përfitimit vetjak mund të bëhet prapëseprapë e dëmshme për të gjithë. Sa kohë që luhet me rregullat e lojës të këtij modeli, nuk ka zgjidhje të mirë.

Raporti për Këshillin e Sistemeve të Bashkuara Diellore përmbledh të gjitha këto tema, dhe ndoshta është ajo që djali blu zbuloi gjatë viteve që po studionte planetin blu nëpërmjet teleskopit. E skicova për herë të parë këtë tregim në të njëjtën konferencë në luginën e Ortz. Fëmijët u inkurajuan për të më pyetur për tregime, dhe një vajzë me emrin Nina, që rastësisht ka të njëjtin mbiemër me mua, më la një shënim ku thuhej, “Martin, të lutem, më thuaj përse ka luftë në botë.” Historia u mbështet, midis të tjerave mbi kërkimet e Lewis Mumford (Miti i Makinës), por natyrisht edhe në mendimet e mia.

Më përpara mendoja që njëherë e një kohë njerëzimi nuk e njihte luftën. Kur lexova raportin e Jane Goodall të një lufte midis çimpazeve, e ndryshova mendimin. Edhe një epokën e gjuetarëve dhe mbledhësve, duhet të këtë ngjarë një kope njerëzish të lëvizte për në një tokë tjetër gjuetie, dhe të binte në konflikt me një kope tjetër. Por pasi njëra kope ishte zbuar, lufta mbaronte. Luftra kishte, por nuk ishin nje përbërës thelbësor i kulturës sonë. U desh ardhja e bujqësisë, me kultivimin e bimësisë e gjësë së gjallë, që njerëzit të krijonin reserva pasurie e të kishtin kohë për fushat ushtarake. Sa për të mundurit, reservat e tyre mund të vidheshin pa i shfarosur njerëzit. Lufta u bë një institucion i përhershëm sepse ishte një mënyrë për të mbledhur tepricat e grupeve më të vogla njerëzish dhe t’i investonin në strategji që të çojnë në rritje të rendimentit; dmth në prodhimin e tepricave më të mëdhaja që përsëri do të investoheshin në të njëjtin mënyrë. Dhe kjo ishte një mënyrë më e mirë mbijetese sesa negociatat ose konfederat e lira. Motivimet e pushtetarëve ose luftëtarëve ishin më pak të rëndësishme.

Në natyrë, veçoritë karakteristike si briri, për shembull, krijohen sipas mutacioneve të rastësishme. Briri ngelet apo zhduket në varësi të përfitimit apo dëmit që i japin mbartësit. Një kryetar fisi mund të filloj një luftë për shkak të urrejtjes për fqinjin e tij, për arsye prestigj, për arsye fetare, për shkak të arrogancës së pastër, për shkak të rritjes së agresivitetit, për arsye të mospërmbushjes seksuale etj. Po lufta vazhdon të jetë një institucion i përhershëm për disa arsye. Së pari, bën të mundur grumbullimin e njerëzve në perandori të mëdhaja, e si rrjedhim edhe në krijimin e tepricave të mëdhaja. Së dyti, lufta merr teprica më të mëdhaja nga një grup i madh njerëzish sesa do të donin për të kontibuar në çështjet apo të ardhmen e përbashkët. Së fundi, lufta vazhdon sepse nxit “përparimin njerëzor” duke rritur rendimentin e punës. Një përfitim për shoqërinë, ama, nuk do të thotë që është përfitim për individin. Një bashkësi e 500 familjeve bujq të lirë mund të ishte më e lumtur se një ushtri e 100.000 familjeve bujkrobër nën sundimin e një komandanti ushtarak. Por vetëm perandoria e një komandanti ushtarak mund të mbajë një kryeqytet me tëmpuj dhe shkolla për priftërinj ku studiohen lëvizjet e yjeve.

Elementi agresiv te njeriu është sigurisht një kusht për luftrat, por nuk është shkaku kryesor. A ishin të rinjë e Perandorise Austro-Hungareze më agresive në 1914 se, e zëmë, në 1880? Apo, a u bë Kaiseri gjerman më agresiv në vitet e fundit të sundimit? Shpesh duhet të nxitet te njerëzit agresiviteti dhe urrejtja për fqinjin që të venë në luftë apo të çojnë fëmijët e tyre në luftë. Shpesh ama, agresiviteti i ushtarëve duhet kufizuar. Ndërsa, nga një anë, disa ushtarë bëjnë stërvitje speciale, si për shembull Beretat e Gjelbërta në Vietnam, një ushtri moderne ka nevojë më së pari për njerëz të disiplinuar dhe të përgjegjshëm; dmth njerëz që të udhëhiqen sa më pak nga ndjenjat. Aftësia e njeriut për veprim gjakftohtë e të paanshëm është ndoshta edhe më e rrezikshme se agresiviteti i tij. Sado të rëndësishme të jenë përpjekjet pedagogjike për të ulur agresivitetitn, rritur njohjen e kulturave të huaja, mësuar aftësinë për të zgjidhur konfliktet vetjake paqësisht; asnjë nga keto masa nuk mund të eleminojë shkaqet e luftës. Ekonomia e tregut industriale që kontrollon sot strukturën shoqërore të planetit tonë (si asnjë tjetër strukturë me parë) ka interes që të rritet rendimenti, të prodhohet gjithmonë e më tepër me sa më pak punë, dhe t’i investojë tepricat menjëherë për të rritur prodhimin dhe rendimentin. Nga ky arsyetim del se ne do ta arrijmë shpejt kufijtë ekologjikë të planetit tonë. Këtu gjendet gjithashtu dhe rrënja e luftrave të reja. Thuhet se luftrat e të ardhmes mund të luftohen mbi burime të zvogëlueshme, si psh uji. Kjo ka gjasa të mëdhaja. Por ka gjasë ama edhe që luftrat e të ardhmes do të bëhen midis konglomerateve gjigande shumë-kombëtare ekonomike për të vendosur kush mund të shesë çfarë për .

Për të parandaluar luftrat e ardhshme, gjashtë miliardë—shume shpejt do të jenë shtatë e tetë miliardë—njerëz duhet të bien dakort për struktura të reja ekonomike e shoqërore. Vetëm atëherë kur njerëzit të dinë diçka për njëri tjetrin dhe të veprojnë duke i marrë parasysh të tjerët, do t’i ndalojnë ata dëmet në rritje për të gjithë kur ndiqet vetëm interesi vetjak. Qëllimi i zhvillimit nuk duhet të jetë vetëm rritja e rendimentit—prodhimi i më shumë mallrave me sa më pak punë; shkëmbimi material nuk duhet të jetë përmbajtja kryesore e marrëdhënieve midis njerëzve. Fakti që mund të prodhojmë më shumë gjëra me sa më pak punë s’duhet të çoj në prodhim gjithnjë e më të lartë. Në të kundërtën, duhet t’i nxisë njerëzit të përdorin kohën e tyre të lirë për të shkëmbyer shërbime shoqërore me njëri-tjetrin: art, dëfrim, kujdes, shërim, arsimim, kërkime shkencore, sporte, filozofi…

Sepse nëse çdo mjet do të përmbushte punën e tij, duke u bindur ose parandier vullnetin e të tjerëve, si statujat e Dedalusit, apo tripodet e Hefestit, të cilët, thotë poeti “me pëlqimin e tyre hynë në kuvendin e Zotave; nëse në të njëjtën mënyrë, makina do të endte vetë e plektri do ta prekte lirën pa përdorur dorën njerëzore, kryepuntorët nuk do të donin shërbëtorë, as pronarët skllevrit.

Aristoteli

A nuk mendoni që e kemi arritur këtë pikë?