Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Djali Blu

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
Guestbook
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Larg, shumë larg prapa yjeve, gjithçka është shumë ndryshe nga këtu. Dhe më larg fare atje, gjithçka është edhe më ndryshe nga aty, ku gjithçka ëshmë më ndryshe nga këtu. Por po të fluturosh shumë larg, shumë, shumë larg në distancë, për te vendi ku gjithçka është krejtësisht ndryshe nga kudo, ndoshta atje do të jetë gati njësoj si këtu.

Ndoshta, në këtë rajon të largët, do të jetë një planet i madh sa Toka jonë, dhe ndoshta njerëz do të jetojnë në këtë planet, njerëz që duken gati njësoj si ne, përveç se ata kanë ngjyrën blu dhe mund t’i palosin veshët e tyre kur nuk duan të dëgjojnë.

E ndoshta një luftë shpërtheu në këtë planet të largët, dhe gjithata njerëz blu vdiqën. Shumë jetimë ngelën pas, dhe në rrënojat e njërës nga shtëpitë e shkatërruara nga bombat, ulej një djalë i vogël. Djali po qante se kishte humbur babanë dhe nënën e tij. I ulur, ai qau aty për një kohë të gjatë, por më pas ndaloi se i ishin mbaruar gjithë lotët që kishte. Ngriti jakën, vuri duart në xhepa, e u largua. Kur shihte gurë, i shkelmonte, e kur shihte lule, i shkelte.

Një qen i vogël iu afrua, po e shikonte, dhe filloi të luante bishtin. Pastaj u kthye nga ana tjetër e filloi të ecte me djalin, sikur të kishte vendosur t’i bënte shoqëri.

“Ik!” i tha djali qenit. “Duhet të ikësh. Po qëndrove me mua, do të të dua, dhe unë kurrë më s’dua të dua dikë në jetën time.”

Qeni po e shikonte dhe po luante bishtin gjithë gëzim. Më pas djali gjeti një armë pranë kufomës së një ushtari. E mori armën dhe e drejtoi nga qeni. “Kjo armë të vret!” i tha me inat. Dhe qeni u largua me vrap.

“Do të të marr me vete!” i tha djali armës. “Do të jesh miku im më i ngushtë.” Dhe me atë armë qëlloi një pemë të vdekur.

Pastaj ai gjeti një motorr fluturues të hedhur në një fushë. I hipi motorrit dhe u përpoq ta niste. Motorri fluturues punonte mirë.

“Tani u bëra me një armë e motorr fluturues,” tha djali. “Këta do të jenë familja ime. Mund të kisha dhe një qen, por ai mund të vritet, e do te vdisja nga të qarët.”

Fluturoi rreth e rrotull me motorr deri sa pa një shtëpi nga e cila po dilte tym. “Dikush po jeton aty,” tha djali. I ra përqark shtëpisë dhe pa nga dritarja. Brenda ishte vetëm një grua plakë që po gatuante.

Djali e ndaloi motorrin fluturues përpara shtëpisë, mori armën e u fut brenda. “Kam një armë!” i tha gruas plakë. “Më jep diçka për të ngrënë!”

“Eja, do të jepja diçka edhe pa armë,” tha plaka. “Rehatohu dhe ule armën.”

“S’dua të jesh e mirë me mua!” hungëriti djali. “Arma ime të vret!”

Atëherë plaka i dha diçka për të ngrënë, dhe ai fluturoi tutje.

Kështu po jetontë djali tani. Në një shtepi të braktisur, gjeti një vend ku të fshihej. Kur e merrte uri, fluturonte diku ku kishte njerëz, dhe i detyronte me armë në dorë t’i jepnin për të ngrënë.

Herë të tjera, djali fluturonte mbi fusha betejash të shkreta dhe mblidhtë pjesë nga armët, tanket dhe makinat që kishin ngelur atjë. I merrte gjithë këto pjesë të vendi ku fshihej.

“Do të ndërtoj një robot gjigand të koracuar!” tha me vete. “Do ta bëj tridhjetë metra të gjatë, e do të peshojë njëqind mijë ton, dhe lart në kokë do ta drejtoj une në dhomën e kontrollit. Atëherë do të kem aq fuqi sa askush s’mund të më prek.”

Një ditë, një vajzë erdhi te vendi ku fshihej. Djali doli jashtë me armën dhe i tha: “Ik, largohu! Arma ime të vret.”

“S’dua të të shqetësoj,” i tha vajza. Thjesht po shoh nëse kërpudhat po rriten përsëri.”

“Ik, largohu!” tha djali. “S’dua njeri afër meje!

“Vetëm fare je ti?” pyeti vajza.

“Jo,” tha djali. “Kam një armë dhe një motorr fluturues. Keta janë familja ime. Dhe një ditë do të kem një robot gjigand të koracuar!”

“Po nuk ke askënd pranë?”

“Mund të kisha patur një qen. Por, po ta vrisnin atë, do të vdisja nga të qaret.”

“As unë s’kam askënd,” tha vajza. “Duhet të rrimë bashkë.”

“S’dua të rri me askënd që mund të vritet nga arma!”

“Atëherë shiko e gjej dikë që s’mund të vritet nga arma!” tha vajza dhe u largua.

Por djali ndërtoi një robot gjigand të koracuar dhe u fut brenda. Pastaj u ul në kabinën e kontrollit në majë të kokës së robotit. Atëherë vendosi dhe e ngau robotin nëpër gjithë vendin. Njerëzit bërtitën kudo që vajti kur e panë robotin që po vinte, dhe donin të iknin me vrap. Por nuk mund t’i shpëtonin robotit gjigand të koracuar.

Djali kishte një mikrofon në kabinë, dhe gjithçka që thoshte te mikrofoni dilte si ulërimë nga goja e robotit. “A ka njeri këtu që s’vritet dot nga arma?” bërtiste roboti. Por kudo që vajti, njerëzit largoheshin me vrap, kështu që s’gjeti njeri që s’vritej dot nga arma.

Një ditë, ama, djali pa nga kabina e tij që dikush aty poshtë nuk po largohej me vrap, por po qëndronte dhe po i bërtiste diçka. Por djali rrinte kaq lart nga toka sa nuk e kuptoi çfarë po thoshte.

“Ndoshta është dikush që nuk vritet nga arma?” mendoi djali dhe zbriti poshtë. Por aty ishte plaka që i kishte gatuar gjellën ca kohë më parë. “Mos doje të më thoje gjë?” e pyeti djali.

“Po” tha plaka. “Dëgjova për dikë që s’e vret arma. Thashë se doje ta dije.”

“E kush na qënka ky?” pyeti djali.

“Është një plak që jeton atje lart në hënë.”

“Atëherë do ta kërkoj e ta gjej,” tha djali, “sepse nuk dua të rri me dikë që vritet nga arma.” Dhe ai lëvizi një çelës dhe roboti i tij gjigand i koracuar e shndrroi veten në një raketë gjigande të koracuar dhe fluturoi për në hënë.

Atje lart në hënë, djali kërkoi për një kohë të gjatë. Më së fundi e gjeti plakun, që po rrinte prapa një teleskopi e po shikonte poshtë te planeti blu.

“A je ti njeriu që nuk e vret dot arma?” e pyeti djali plakun.

“Kështu them,” tha plaku.

“E çfarë po shikon me atë teleskop?”

“Po studioj njerëzit në planetin aty poshtë.”

“Si thua, a mund të rri dot me ty?” e pyeti djali.

“Ndoshta,” tha plaku. “A kam unë ndonjë gjë të veçantë?”

“Po, unë s’dua të rri me dikë që mund ta godasin për vdekje. Kur më vdiqën prindërit, i qava gjithë lotët që kisha. Mund të rrija me një qen, po sikur ta kishin vrarë dhe atë, do të vdisja nga të qarët. Mund të rrija edhe me një grua plakë, apo një vajzë të vogël. Por as ata nuk ishin të paprekshëm nga plumbat, dhe po të ishin vrarë, do të vdisja nga të qarët.”

“Mirë,” tha plaku, “rri me mua atëherë. Asnjë nuk më vret dot këtu sepse nuk ka armë fare në këtë vend.”

“Kjo është e vetmja arsye?” pyeti djali.

“Po, kjo është,” u përgjigj plaku.

“Po unë e solla armën me vete.”

“Sa keq,” tha plaku, “tani s’mund të rrish me mua. Arma jote mund të më vrasë.”

“Atëherë do të kthehem,” tha djali.

“Po,” tha plaku.

“Sa keq,” tha djali.

“Të vjen keq?” pyeti plaku.

“Po,” tha djali, “Do të doja të rrija këtu.”

“Ndoshta mund ta hedhësh tutje armën tënde?” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali.

“Atëherë mund të rrije me mua këtu,” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali. “E çfarë do të bëja atëherë?”

“Mund të shihje me teleskop. Atëherë ndoshta do ta kuptoje se pse ata njerëz aty poshtë  janë vazhdimisht në luftë.”
“E përse janë në luftë?”

“Epo, as unë nuk e di. Mendoj që ka të bëjë me faktin që nuk dinë shumë për njëri-tjetrin. Ka kaq shumë njerëz, e jetët e tyre janë kaq të komplikuara sa ata nuk e dinë se si veprimet e tyre ndikojnë te të tjerët. Ma merr mendja që nuk e dinë se nga vjen mishi që hanë apo ku shkon buka që pjekin. Mendoj që nuk e dinë nëse hekuri që nxjerrin nga toka e bëjnë buldozierë apo topa lufte. Ndoshta nuk e dinë se kur hanë atë mish, ka mish edhe për të tjerë. Po ta shihnin veten nga lart, ndoshta do t’i kuptonin gjërat më mirë.”

“Atëherë dikush duhet t’ua thotë këto gjëra?” tha djali.

“Ndoshta,” tha plaku, “por unë jam shumë plak e i lodhur për këtë gjë.”

Vetëm atëherë djali e lëshoi armën që ra nëpër hapësirë, poshtë në planetin Blu, dhe u bë copë-copë.

Por djali qëndroi për një kohë të gjatë, shumë të gjatë në hënë dhe pa me teleskop e i studioi njerëzit aty poshtë. Ndoshta një ditë do të kthehet aty poshtë dhe do t’u shpjegojë njerëzve gabimet e tyre.
   
 

This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.