Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Në planetin Hortus jetonin njerëzit Mollë, njerëzit Kumbull, njerëzit Dardhë, dhe njerëzit Mjedër. Njerëzit Mollë ushqeheshin me salcë molle, byrek molle, reçel molle, dhe tortë molle. Njerëzit Kumbull ushqeheshin me salcë kumbulle, byrek kumbulle, reçel kumbulle dhe tortë kumbulle. Në të njëjtën mënyrë ushqeheshin edhe njerëzit Dardhë dhe njerëzit Mjedër.

Çdo gjë vajti mirë për ca kohë, por një ditë njerëzit Dardhë e ndien që reçeli i përhershëm i dardhës u kishte ardhur në majë të hundës. Njëri nga ata tha, “Dëgjoni! Po sikur të bëheshim kusarë!

“Kusarë? E ç‘janë këta?

“Thjeshtë fare. Natën do t’iu afrohemi tinëz njerëzve Kumbull, dhe kur ata të jenë në gjumë, do t’i rrethojmë e t’i rrahim. Pastaj marrim sa kumbulla të duam dhe ikim. Atëherë do të hamë më në fund salcë kumbulle, byrek kumbulle, reçel kumbulle dhe tortë kumbulle”.

“Bravo! Do bëjmë qejf!”

Dhe ata iu afruan tinëz fshatit të njerëzve kumbull, dhe kur i gjetën në gjumë e sipër, iu futën në shtëpi e i rrahën njerëzit kumbull. Pastaj morën sa kumbulla deshën dhe ikën.

Njerëzit Kumbull u trembën për vdekje e thanë:

“Ç‘ishte kjo? S’ka ndodhur herë tjetër.”

“Mos u çmendën gjë njerëzit Dardhë? Duhet t’u dërgojmë zonjën Kërcellkrasitëse për të folur me ta!

Besoj që e dini që zonja e vjetër Kërcellkrasitëse dinte të bënte një melhelm nga gurët kumbull që shëronte çdo sëmundje, përveç këmbës së thyer.

E kështu zonja Kërcellkrasitëse u nis me poçen plot me melhelm të gurëve kumbull.

Por në mbrëmje u kthye prapë. “Nuk duan të shërohen,” that ajo. “Më kërcënuan se do më rrihnin dhe më larguan.”

“Sa keq! E çfarë të bëjmë tani?”

“Meqë s’duan të shërohen, nuk janë të sëmurë. Janë njerëz të këqij. Do t’i ndërshkojmë se e kanë hak.”

“Po, këtë do ta bëjmë! Do të zbresim te ta dhe do t’i marrim dardhat. Vetëm kjo është e drejtë.”

Dhe të gjithë brohoritën e thirrën “Urra”. Vetëm zonja Kërcellkrasitëse dukej e shqetësuar e tundi kokën mendueshëm.

Kështu pra, njerëzit Kumbull u nisën për luftë, dhe atë natë u hodhën në sulm kundër njerëzve Dardhë e i rrahën keq fare. Pastaj morën sa kumbulla mundën dhe ikën me vrap.

“E çfarë do të bëjmë, po të vijnë e të na sulmojnë përsëri nesër?” Të gjithë dukeshin të shqetësuar, por një i ri, zoti Guri that: “Do të vendosim roje rreth e qark fshatit, me hunj të gjatë. Po të na vijnë, do t’i rrahim.”

E kështu bënë, dhe kur pas disa netësh, njerëzit Dardhë erdhën përsëri, e u zhdëpën keq fare.

“Hë pra, ju thashë apo jo? Ua treguam qejfin atyre! S’do të guxojnë të na zënë pritën përsëri kaq shpejt.”

“Mirë, mirë. Po e dini çfarë. Kemi bërë roje çdo natë për dy javë, e kemi fjetur gjithë ditën. Ndërkohë, kemi ngrënë gjithë tortat tona kumblle dhe gjithë reçelin kumblle, e s’kemi patur kohë as të gatuajmë as të pjekim!”

“Atëherë, secili do t’i japi rojeve diçka. Sepse na keni mbrojtur të gjithëve!”

“E kështu çdo njeri Kumbull iu dha diçka rojeve, dhe zoti Guri mori shumicën. “Sepse më duhet të kujdesem për gjithçka. Unë e mbaj përgjegjësinë!”

Por pas ca kohe, disa nga njerëzit Kumbull filluam të qahen se më përpara te gjithë kishin pasur për të ngrënë. Por tani që të gjithë të rinjtë po bënin roje në vend që të kujdeseshin për pemët e kumbullave e të gatuanin e të piqnin, nuk kishte më për të ngrënë për të gjithë.

“Pikërisht,” tha zoti Guri, “kush e ka fajin që të rinjtë tanë nuk mund të punojnë por duhet të rrinë e te bëjnë roje? Njerëzit Dardhë! Pra njerëzit Dardhë duhet të paguajnë edhe për këtë gjë!”

Dhe me njerëzit e tij ai marshoi për në fshatin e njerëzve Dardhë për t’i plaçkitur përsëri. Por njerëzit Dardhë kishin vendosur roje gjithashtu, dhe pas një potere të tmerrshme në vendin midis dy fshatrave, njerëzit Kumbull nuk arritën dot te dardhat.

Atëhere zoti Guri tha, “Duhet të endim rrjeta e t’ua hedhim përsipër rojeve Dardhë. Pastaj do t’i mundim dhe t’ua plaçkitim fshatin.”

Kështu të gjithë njerëzit Kumbull u vunë në punë e endën rrjeta. Këtë herë grabitja u krye me sukses. Krenar, zoti Guri u kthye me ushtarët e tij, dhe secili nga të rinjtë mbante një thes me kumbulla në kurriz. Zoti Guri po mbante diçka gjithashtu: përgjegjësinë.

Zoti Guri u tha të gjithë ushtarëve t’i derdhnin dardhët në një pirg të madh në qendër të fshatit. Pastaj ai ndau pirgun në tre pirgje më të vegjël. “Kështu”, tha ai, “një pirg do të ndahet midis gjithë fshatarëve, që të gjithë të kemi për të ngrënë. Një pirg do të ndahet midis ushtarëve te mi sepse ata luftuan me trimëri. Dhe nje pirg më përket mua, sepse mbaj përgjegjësi për gjithçka.”

Të gjithë brohoritën me gëzim dhe i rrahën krahët zotit Guri. Vetëm zonja Kërcellkrasitëse dukej e shqetësuar, tundi kokën, e tha. “Po sikur edhe njerëzit Dardhë të endin rrjeta?”

“E di! Do të ndërtojmë një mur rreth e qark fshatit tonë, kështu që ata nuk do të na zënë kurrë pusi.”

E kështu njerëzit Kumbull ndërtuan një mur rreth e qark fshatit.

Por njerëzit Dardhë nuk donin të ngelnin me turpin e disfatës së tyre. Kur zbuluesit e tyre raportuan që njerëzit Kumbull po ndërtonin një mur rreth e qark fshatit, njerëzit Dardhë ndertuan një mur rrethues për fshatin e tyre gjithashtu. Endën edhe rrjeta për t’i kapur rojet armike. Dhe ndërtuan shkallë të larta mbështetëse që të ngjiteshin sipër murit të njerëzve Kumbull. Dhe një natë, me shkallët e tyre ata pushtuan fshatin e njerëzve Kumbull e u rrëmbyen gjithçka që kishin.

“Mjaft më! Duhet t’u mësojmë këture dardhave të buta një mësim të mirë që të mos e harrojnë kurrë”. Dhe zoti Guri urdhëroi njerëzit Kumbull të ndërtojnë një kullë të madhe mbi rrota. Kulla do të mbështetej te muri i fshatit të njerëzve Dardhë, dhe do të hidhte topa zjarri në shtëpitë e njerëzve Dardhë. Por ndërkohë, njerëzit Dardhë po ndërtonin një katapultë të madhe me të cilën donin të shkatërronin murin e fshatit Kumbull.

Dhe një mbrëmje, ushtria Kumbull u fut fshehurazi në fshatin e njerëzve Dardhë, dhe ushtria Dardhë u fut fshehurazi në fshatin e njerëzve Kumbull. Dhe meqënëse nata ishte e errët dhe e mjegullt, ushtritë u zvarritën ngjitur me njëra tjetrës pa u vënë re. Kur ushtarët Kumbull ngritën kullën e tyre përpara murit të njerëzve Dardhë, zoti Guri u ngjit mbi mur dhe ulëriti, “Hapni dyert e dorëzohuni, përndryshe do t’i vëmë zjarrin fshatit.”

Dhe meqë ushtria Dardhë ishte larguar, fshatarët i hapën dyert dhe i lanë njerëzit Kumbull të hynin brenda.

E kur njerëzit Dardhë e shtynë katapultën e tyre te murin e fshatit Kumbull, komandanti  i tyre shkruajti në një copë letër: “Dorëzohuni, ose do t’iu bombardojmë fshatin me plumb.” Pastaj e mbështolli letrën me një gur dhe e hodhëm mbi mur. Dhe njerëzit Kumbull i hapën dyert e tyre gjithashtu e i lanë njerëzit Dardhë të hynin brenda.

Por kur ushtritë u bënë gati për të plaçkitur, nuk gjetën ndonjë gjë për të qenë. Vetëm ca kusi me reçel molle apo reçel kumbulle, pak torta të thara, dhe ca mbeturina byreku, po edhe ky kishte kohë që kishte zënë myk.

“S’na ka ngelë gjë fare,” u thanë njerëzit Dardhë ushtarëve Kumbull. “Nuk patëm kohë të gatuajmë apo të kujdeseshim për pemët. Gjithë kohën ia kushtuam luftës.”

“S’kemi asgjë”, u thanë njerëzit Kumbull ushtarëve Dardhë. “Nuk patëm kohë të kujdeseshim për pemët apo të piqnim torta. Gjithë kohën ia kushtuam luftës.”

“Dokrra!” tha komandanti i ushtrisë Dardhë dhe u kthyen përsëri.

“Mallkim! Mallkim!” tha zoti Guri dhe urdhëroi ushtrinë e tij të kthehej.

Në agim, të dy ushtritë u takuan midis dy fshatrave, dhe meqë kishin inate për të nxjerrë, filluan të godisnin njëri-tjetrin. Po të dy komandantët e ushtrive nuk u futën në betejë. Secili qëndroi mbi një kodër të vogël, pa kundërshtarin me inat, dhe u zhyt në mendime.

Kur e kuptuan që të dy ushtritë ishin lodhur nga beteja, ata dhanë urdhrin e tërheqjes, dhe marshuan me ushtritë e tyre për në shtëpi.

Ditën tjetër, zoti Guri i mblodhi njerëzit Kumbull së bashku dhe u tha: “Mirë atëherë, tani le t’i futemi punës menjëherë e të pjekim shpejt ca torta kumblle. Duhet t’i pjekim më shpejt se armiku, që të bëhemi gati më shpejt për betejën e ardhshme.”

Por zonja Kërcellkrasitëse tha, “S’mund ta bëjmë këtë gjë sepse nuk ka ngelur ndonjë kumbull se askush nuk u kujdes për pemët. Ato u kalbën të gjitha. Nuk ka as miell për tortat. Prapëseprapë, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Çfarë kuptimi ka të vjedhim njëri-tjetrin? Nëse duam të kemi për të ngrënë, secili duhet të punojë gjithë ditën; jo vetëm ne por edhe dhe njerëzit Dardhë. Kumbullat e dardhat nuk i rrit kusaria. Duhet të bëjmë paqe me njerëzit Dardhë!”

Dhe njerëzit Kumbull që më në fund filluan të kujdeseshin për pemët dhe gatimin e byreqeve, ranë dakort me të përsëri.

Të vetmit që iu ngritën nervat ishte zoti Guri. Meqë s’kishtë luftë, ai nuk mund të komandonte e të mbante përgjegjësi. Nuk kishte as plaçkë lufte nga ku të merrte pjesën më të madhe.

Guri shkoi te fshati i njerëzve Mjedër e u tha, “Dëgjoni. Njerëzit Dardhë nuk kanë çfarë të hanë më. i harxhuan të gjitha në luftë. Ka rrezik që të vijnë e t’ju plaçkisin.”

Njerëzit Mjedër kruan kokën dhe thanë. “Po ne s’u kemi bërë ndonjë gjë atyre!”

“S’ka rëndësi fare,” tha zoti Guri. “Ata janë kusarë dhe plaçkisin ku të mundin.”

“E tmerrshme!” thanë njerëzit Mjedër. "Çfarë duhet të bëjmë. Ne nuk marrim vesh fare nga lufta.”

“Marrim vesh ne!” u përgjigj Guri. “Kam një propozim. Na jepni ca kile mjedër—dhe do t’iu mbrojmë ne nga njerëzit Dardhë.”

“Mirë atëherë,” psherëtinë njerëzit Mjedër. “Se mos kemi mundësi tjetër?”

Pastaj zoti Guri u kthye te fshati Kumbull dhe u tha fshatarëve. “Jemi gati një vit larg nga korrjet e kumbllave! Si mendoni se do të rrojmë deri në fund të vitit? Po të bëjmë paqe, do të ngelemi të uritur gjithë vitin! Po të bashkohemi me njerëzit Mjedër kundër njerëzve Dardhë, do të na japin mjedër që nesër.”

“Po, shumë mirë,” bërtitën burrat e rinj, që ishin mësuar me luftë tashmë. “Ne jemi më të mirë për luftë sesa për të rritur kumblla.”

Të tjerët kruan kokën e thanë. “Të uritur për një vit të tërë! Ku durohet uria?” Dhe të gjithë u bashkuan me zotin Guri.

Vetëm zonja Kërcellkrasitëse dukej e shqetësuar dhe tundi kokën.

Por ndërkohë, komandanti i njerëzve Dardhë kishte bërë aleancë me njerëzit Mollë. E kështu gjithçka filloi përsëri: njerëzit Mjedër dhe njerëzit Mollë ngritën mure rreth e qark fshatrave të tyre, endën rrjeta, ndërtuan katapulta dhe kulla lëvizese, e përveç kësaj duhej t’u jepnin mbrojtësve të tyre gjysmën e frutave. Në fund të vitit, në gjithë planetin s’kishte mbetur gjë për të ngrënë ose për të vjedhur.

Atëherë zonja Kërcellkrasitëse i mblodhi të gjitha gratë e planetit se bashku—nuk ishte dhe aq e vështirë se vetëm katër fshatra ishin—dhe u tha. “S’mund të vazhdojmë të jetojmë më kështu. Kusaria dhe lufta nuk i rrisin kumbllat, mjedrat, mollët e dardhët. Dikush duhet të punojë, përndryshe s’rritet gjë. Meqë ne kemi ushqim të mjaftueshëm vetëm kur secili e bën punën e tij, s’ja kemi shumë ngenë kusarisë. S’i hamë dot as rrjetat, as shkallët, katapultat, muret apo kullat lëvizëse!”

“Dakort!” thanë gratë.

“Atëherë, shkoni e u thoni burrave tuaj që duhet t’u japin dorën njëri tjetrit e të venë të punojnë në fushë menjëherë. Përndryshe, do vdesim të gjithë nga uria!”

“Në rregull!” thanë gratë.

Kështu pra, u bë një marrëveshjë paqeje, dhe të gjithë njerëzit i dhanë dorën njëri tjetrit e murmurinë. “Na vjen keq, s’do ngjasë më.” E atëherë, pati paqe në planetin Hortus përsëri. Pas dy-tre vjetësh, të gjithë kishin për të ngrënë. Zonja Kërcellkrasitëse bëri dhuratë poçe me  reçel kumblle për fshatrat e tjera, dhe gratë nga fshatrat e tjera dërguan torta molle, salcë dardhe dhe byrek mjedre per dhuratë.

E meqë paqja vazhdoi kaq gjatë, nerëzit patën kohë të mendonin pak e të bënin shpikje. Dikush shpiku mashë të veçantë për të mbledhur mollë pa hipur në pemë. Një tjetër zhvilloi një lloj të ri shkurresh mjedër që nuk kishte gjemba si të tjerat. Njëri shpiku një vegël që e nxirrte bërthamën e kumbllës lehtësisht e shpejt.

“Mirë fare,” thanë gratë, “tani mjafton të punojmë vetëm gjysmën e ditës, e përsëri do të kemi fruta për të gjithë.”

Por një ditë, zoti Guri u ngrit dhe u tha njerëzve Kumbull, “Po ne s'merrkemi vesh fare. Të gjithë po rrinë pa bërë gjë gjysmën e ditës sepse veglat na e ka bërë punën më të lehtë. Po sikur njerëzit Dardhë të vendosin të na sulmojnë e të na detyrojnë të punojmë për ta gjysmën tjetër të ditës? Njerëzit Dardhë shpikën një qëruese dardhe të re. Ky është një rrezik i madh sepse, nëse nuk kanë më nevojë të venë në punë gjithë ditën, do të kenë kohë  të lirë për të ndërtuar kulla të reja lëvizese dhe katapulta! Pra as ne s’duhet ta harxhojmë gjysmën e ditës duke luajtur e bërë qejf: me veglën e re bërthamë-nxjerrese kemi kohë të mendojmë për mbrojtjen tonë. Në vend që të punojmë vetëm gjysmën e ditës, do të ishte më mirë sikur gjysma e njerëzve të punonin gjithë ditën, dhe gjysma tjetër të ndërtonte katupulta e të stervitej si ushtarë. Tani kemi mundësi të mbajmë një ushtri të përhershmë. Kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohemi nga ndonjë sulm i mundshëm nga njerëzit Dardhë, që do të na skllavërojnë një ditë!”

Dhe kështu, gjithçka do të kishte filluar nga e para, sikur …

…sikur zonja Kërcellkrasitëse të mos ishte ngritur e të mos e kishte goditur me shuplakë Gurin në mes të të gjithëve. Dhe ai u ul mirë e qetë e nuk bëri më zë.


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.