Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Lufta e çuditshme

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
Guestbook
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Në një planet të huaj apo në një kohë tjetër ishin dy vende që quheshin Ky Këtu dhe Ai Atje. Ishin dhe vende të tjerë si Fqinji dhe i Largëti por kjo histori është për vendet Ky Këtu dhe Ai Atje. Një ditë i Plotëfuqishmi i Ky Këtu mbajti një fjalim për qytetarët e tij. Ai i tha kombit të tij se vendi i tyre po kërcënohej nga populli Ai Atje dhe qytetarët e popullit Ky Këtu nuk mund të rrinë duar kryq dhe të shohin që popullin Ai Atje të zgjeroj kufijtë e tij deri te Ky Këtu.

"Janë sistemuar aq afër saqë s'ke ku merr frymë!" thirri ai me të madhe. "Jemi aq të bllokuar saqë s'mund të lëvizim fare" Ata as duan të livizin qoftë edhe një centimetër për të na dhënë pak hapësirë, madje dhe për për të lëvizur. Por nëse nuk duan të bëjnë kaq gjë për ne, do ushtrojmë forcë. Ne nuk duam luftë. Nëse do ta kishim ne në dorë do të kishte paqe të përhershme. Por këtë nuk e kemi ne në dorë. Nëse ata nuk lëvizin qoftë edhe pak ata do të shpallin luftë. Por ne nuk duam që ata të kërcënojnë me luftë. Jo neve! Nuk do i lejojmë që bijtë tanë të sakrifikohen kot, dhe gratë tona të mbeten të veja dhe fëmijët tanë të mbeten jetimë!

Ja pse duhet që ta thyejmë fuqinë e Ai Atje përpara se ata të na detyrojnë të fillojmë luftë. Dhe ja pse të dashur qytetar në mënyrë që të mbrojmë jetët tona, që të mbrojmë paqen, në mënyrë që të shpëtojmë fëmijët tanë, unë në këtë mënyrë i deklaroj luftë kombit Ai Atje!" Qytetarët e Ky Këtu panë të habitur njëri-tjetrin.

Pastaj panë të plotëfuqishmin. Pastaj panë trupat speciale të policisë të armatosur me helmetat e tyre dhe me armë shkatërruese lazeri. Ata po qëndronin rreth sheshit të qytetit dhe po duartrokitnin me entusiazëm dhe bërtisnin.

"Jetë të gjatë të Plotëfuqishmit!" Poshtë populli Ai Atje.

Dhe lufta filloi. Në po atë ditë ushtria e popullit Ky Këtu kaloi kufirin. Ishte një skenë e fuqishme. Tanket e aramtosura ngjanin si dragonj gjigandë të hekurt. Ata shkatërronin gjithçka që kishin përpara. Me predhat e tyre coptonin gjithçka, me granatat e tyre helmuese shfarosinin këdo. Secili prej tyre linte mbrapa një zonë vdekje prej 100 jard. Përpara tyre u shfaq një pyll i bukur dhe i gjelbër, dhe mbrapa s'kishte mbetur asgjë. Qielli u bë i errët nga aeroplanët që po fluturonin, dhe njerëzit të cilët shtriheshin barkas nga zhurma terrorizuese e tyre. Dhe atje ku aeroplani lëshonte hijen atje binin dhe bombat. Ndërmjet aeroplanëve gjigandë në qiell dhe tankeve në tokë, turmat e helikopterëve zukatnin, si mushkonja të vogla dhe të këqija.

Ushtarët sidoqoftë ngjanin si robota luftarakë të fortifikuar në armaturat e tyre që i bënin ata të pamundshëm nga plumbat, gazi, dhe mikrobet. Në duar ata mbanin armë të rënda luftarake që mund të lëshonin plumba vdekjeprurës apo rreze lazer që mund të shkrinin çdo gjë që kishin para. Ja pse ushtria e patundshme e vendit Ky Këtu avancoi pa mëshirë me mendje që do shkatërronin çdo armik. Por për habi atyre nuk u zuri syri ndonjë armik. Në ditën e parë përparoi dhjetë kilometra në teritorin armik, në ditën e dytë, njëzet. Në ditën e tretë ata kapërcyen lumin e madh. Kudo gjenin fshatra të braktisur, fusha të korrura, fabrika të rrënuara, depo bosh.

"Ata po fshihen, dhe kur ne ti kalojmë ata, ata kanë për të na sulmuar nga mbrapa!" thirri me të madhe i Plotëfuqishmi. "Kontrolloni në të gjithë mullarët me kashtë dhe në gjithë pirgjet me bajga!" Ushtarët kontrolluan në pirgje por ato cfarë gjetën ishin pirgje me letra identifikimi, liçencat e shoferëve, çertifikata lindjesh, pasaporta, rekorde qitjesh, rekorde shkolle të ardhurat nga liçencat e qenve dhe kabllo televizori,

dhe qindra dokumenta të tjerë. Fotografitë ishin grisur nga dokumentat dhe kërkonin fotografinë identifikuese. Asnjeri nuk fliste dot se çfarë ishte gjithë kjo. Një problem i madh ishte se tabela e rrugës që tregonte drejtimet e kishin shkulur apo ishte në drejtimin e gabuar ose ishte lyer për së dyti herë. Por disa nga ato ishin të sakta, kështu nuk mund të vareshe nga ato të gaboje. Ushtarët vazhdonin të humbnin rrugën, kompania e tërë nuk gjenin rrugën divzionet dolën fare jashtë orbite dhe një gjeneral i braktisur mallkoi dhe dërgoi motoçiklista të kontrollonin në çdo drejtim për të kontrolluar për ushtarët e tij.

I Plotëfuqishmi mblodhi egzaminuesit dhe mësuesit e gjeografisë në mënyrë që vendi që do të pushtonin gjendej në hartë. Në ditën e katërt të betejës ushtarët e Ky Këtu kapën robin e parë. Ai nuk ishte ushtar por një qytetar i thjeshtë të cilin e kishin gjetur në pyll me një shportë kërpudhash në supet e tij. I Plotëfuqishmi dha urdhër që këtë burrë ta sillnin te ai personalisht për ta marrë në pyetje. I burgosuri tha se quhej Xhon Smith dhe se profesioni i tij ishte kërpudha mbledhës. Ai tha se kishte humbur kartën e identitetit dhe nuk dinte gjë se ku gjendej ushtria e Ai Atje.

Pak ditë më vonë ushtria e Ky Këtu arrestoi disa mijëra qytetarë të thjeshtë. Të gjithë këta qytetar quheshin Xhon Smith dhe asnjë prej atyre nuk i kishin kartat e identifikimit.

I Plotëfuqishmi u inatos në kulm. Më në fund ushtria e Ky Këtu pushtoi qytetin e parë dhe të madh. Kudo ushtarët mund të shikonin të pikturuara emra rrugësh nëpër mure. Duhet të kishin hartat e qytetit të cilët do ti merrnin me anë të shërbimit sekret.

Kuptohet që për shkak të nxitimit, u bënë shumë gabime, disa nga rrugët kishte një emërtim nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë një emërtim tjetër, dhe një emërtim në pjesën e sipërme të rrugës dhe një tjetër në pjesën e poshtme të rrugës.

Ushtarët po endeshin lart e poshtë pa ndonjë qëllim, dhe përpara tyre një rreshter që i drejtonte ata me një hartë në dorë. Në përgjithësi asgjë nuk funksionoi në qytet.

Hidrocentrali nuk funksionoi as kompania e gazit apo ajo e telefonit. I Plotëfuqishmi lajmëroi menjëherë që të mos qëllonin më dhe secili prej tyre duhet të punonte pa pushim.

Kështu njerëzit shkuan nëpër fabrika e zyra dhe pyetën, " Pse nuk punohet këtu?" njerëzit thanë, "inxhinieri nuk është këtu" apo shefi i teknikës nuk është këtu", apo filania nuk është këtu." Mirëpo si ka mundësi që drejtoresha nuk quhej si të gjitha gratë e tjera Xhon Smith. I Plotëfuqishmi lajmëroi se ata njerëz që nuk thonin emrin e vërtetë dhe profesionin e tyre do të vriteshin. Kështu që gjithë qytetarët e Ai Atje nuk do ta quanin më veten e tyre Smith por të përdornin ndonjë emër të vjetër, por cili ishte qëllimi i gjithë kësaj?

Sa më larg shkonte ushtria në qytet aq më shumë vështirësoheshin gjërat. Nuk kaloi gjatë dhe ata nuk ishin në gjendje të mblidhnin ushqim të freskët për ushtarët; çdo gjë merrej nga Ai Këtu. Hekurudha nuk punonte dhe makinistat ose bënin sehir ose shkonin lart poshtë pa qëllim me lokomotivat e tyre. Drejtuesit nuk ishin në gjendje të gjenin se cili trainues ishte përgjegjës, dhe natyrisht të gjithë shefat të cilët i dinin gjërat se si mund të funksiononin ishin zhdukur. Asnjë nuk i gjente dot.

Asnjeri nuk u bëri keq ushtarëve. Së shpejti ata u bënë të pakujdesshëm, vërdalliseshin me panel të hapur në helmetat e tyre të koracuara dhe bisedonin me njerëzit. Dhe qytetarët e Ai Atje, fshehën gjithë ushqimet e tyre të ngrënshme nga komandot konfiskuese të ushtrisë, ndanin pak ushqim që kishin me ushtarë individualë apo tregtonin lakër të freskët kekë të bërë vetë dhe ushqime të konservuara. Ushtarët kishin plot ushqime të konservuara saqë ishin tepër të sëmurë dhe të lodhur nga këto. Kur i Plotëfuqishmi e mori vesh këtë u inatos aq shumë saqë gati nxirrte shkumë nga goja dhe nxorri një urdhër që ndalonte ushtarët që të largoheshin nga baza përveç kur ata patrullonin me divizionin. Kjo gjë prej ushtarëve nuk u pëlqye fare. Më në fund ushtria pushtoi kryeqytetin e Ai Këtu. Por edhe këtu ishte gjithçka e njëjtë ashtu si në gjithë vendin. Nuk kishte tabela rrugësh, nuk kishte numra nëpër shtëpi, dhe asnjë emër nëpër dyer të shtëpive. Nuk kishte as drejtor, as inxhinier, as kryeteknik, asnjë polic apo zyrtar shteti. Agjensitë qeveritare ishin bosh dhe të gjithë dosjet ishin zhdukur. Asnjë nuk e dinte se ku ishte administrata kombëtare. I Plotëfuqishmi vendosi që më në fund duhej të bëhej i pamëshirshëm.

Ai lajmëroi që të gjithë të rriturit duhet të shkonin nëpër fabrika dhe zyra .Ai që do të qëndronte në shtëpi do të qëllohej. Dhe pastaj ai vetë shkoi te hidrocentrali dhe urdhëroi që të gjithë ushtarët dhe oficerat që kishin ndonjë ide të shkonin atje. Ai mbajti një fjalim përpara punëtorëve dhe tha se do të kishte energji elektrike për dy orë. Oficerat dhanë komandën dhe punonjësit e hidrocentralit vraponin sa lart poshtë dhe bënë saktësisht atë çfarë thanë oficerat. Kuptohet që rezultati ishte një kaos i vërtetë dhe nuk pati energji elektrike. Atëherë i Plotëfuqishmi i thirri përsëri oficerët dhe u tha punëtorëve të hidrocentralit, "nëse nuk ka energji elektrike do ju vras të gjithëve!" Dhe pa që për gjysmë ore energjia elektrike erdhi. I Plotëfuqshmi tha " E shikoni ju idiota, ju vura flakën!" dhe me ushtarët e tij shkuan te termocentralet e gazit dhe bëri të njëjtën gjë. Por të nesërmen përsëri nuk kishte elektricitet. Të Plotëfuqishmit iu ngritën qimet përpjetë nga inati dhe kur ai bashkë me trupat speciale të spastrimit të stërvitur, marshuan drejt hidrocentralit për të shfarosur të gjithë puntorët, hidrocentrali ishte bosh dhe punëtorët dhe stafi ishte përzier me njerëz që ishin në fabrika dhe zyra. I Plotëfuqshmi u dha urdhër ushtarëve të tij që të mblidhnin deri në njëmijë njerëz nga rruga dhe ti vrisnin.

Por ngaqë qytetarët e Ai Këtu kishin qenë fallco dhe dinakë që gjithmonë kishin qenë të dashur me ushtarët gjendja morale e trupave ishte aq e ulët saqë asnjë prej tyre nuk mund të mblidhte njëmijë njerëz që s'kishin bërë asgjë dhe ti vrisnin.

Kështu i Plotëfuqishmi urdhëroi trupat specialë të spastrimit. Por oficerët e tij i bënë të ditur se ushtarët e zakonshëm tashmë ishin shumë të pakënaqur dhe mund të ktheheshin në një revoltë nëse vriteshin njëmijë njerëz. Njerëz me pozicione të fuqishme të atdheut të tij i shkruan atij letra duke i thënë, " I Plotëfuqishëm! ti ke dhënë aftësitë e tua si një marshall dhe ke treguar gjenialitetin tënd ushtarak dhe të përgëzojmë ty për fitoret e tua mrekullueshme dhe të panumërueshme. Por ne duam që ti të kthesh në atdhe dhe ti lësh ata njerëzit e çmendur të Ai Këtu në punën e tyre. Nuk ia vlen barra qeranë. Nëse do të vendosnim një ushtarë me një automatik prapa çdo punëtori dhe ti kërcënonim për ti vrarë, dhe një inxhinier për tu thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë, i gjithë plani për t'i pushtuar nuk do ia vlente fare mundimin. Të lutem ktheu përsëri se vëndi ynë i dashur ka rënë në depresion nga mosprezenca juaj për një kohë të gjatë. Kështu i Plotëfuqishmi mblodhi ushtrinë e tij, dha urdhër që të merrnin çdo makineri të vlefshme dhe objekte të tjera të çmueshme që mund ti transportonin dhe të ktheheshin në shtëpi duke mallkuar.

"Ua punuam!" thirri ai me të madhe. "Ata frikacakët. Ç'farë do të bëjnë budallenjtë tani? Si do ta kuptojnë që kush është inxhinieri, kush është doktori, dhe kush është zdrukthtari? Pa çertifikatat dhe diplomat tona! Si do të vendosin ata se kush do të jetojë në një vilë apo kush në një apartament, nëse ata nuk janë në gjendje të verifikojnë se çfarë u përkasin atyre? Si do ia dalin mbanë pa dokumentat ligjore për pronën pa konfirmimin policor, apo liçencat e shoferave, pa tituj apo uniforma? Çfarë rrëmuje do të kenë! Gjithë kjo vjen ngaqë ata nuk duan të bëjnë luftë me ne, ata frikacakët.

   
 

This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.