Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes |
|
![]() |
|
Dy LuftëtarëtPerkthimi nga Elton SkendajThis translation has not yet been reviewed |
|
|
Dy djem po ziheshin e poe godisnin njëri tjetrin keq fare. Njëri ishte trupmadh, tjetri ishte i shëndoshë, njëri ishte i rëndë, tjetri ishte i ashpër, njëri ishte i fortë, tjetri ishte i egër. I forti i theu hundën të egrit. dhe ai e ndieu; hundën e ka si timen. I egri i theu të fortit brinjët. Dhe ai e ndieu; brinjët i ka si brinjët e mia. I forti i shkuli të egrit sytë. Dhe ai e ndieu; syri është i butë e delikat si syri im. I egri e goditi me grusht të fortin në stomak. Dhe e ndieu: stomaku tendoset njësoj si stomaku im. I forti e kapi për fyti e po e mbyste të egrin. Dhe e ndieu; ka nevojë të marrë frymë njësoj si dhe unë. I egri e goditi të fortin me grusht në zemër. Dhe e ndieu; zemra e tij rreh si zemra ime. Kur të dy ranë përtokë e s'ngriheshin dot më, të dy menduan: "ai është si mua, ai djalosh." Por kjo nuk ndryshonte më asgjë. |
|
| This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author. | |