Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Planeti i Karrotave

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Në një planet të vogël jetonin dikur disa njerës që punonin shumë e disa të tjerë që nuk punonin dhe aq shumë. Përveç këtyre, kishte pak njerëz që punonin gjithë ditën, dhe ca që ishin shumë përtacë. Me një fjalë—ishte si kudo tjetër. Përveç se përtacët dhe punëtorët këmbëngulës hidhnin gjithçka që prodhonin—normalisht lloje të ndryshme karrotash—në një pirg të madh dhe e ndanin gjithçka nga pirgu. Kjo gjë nuk ishte si kudo tjetër.

Po një ditë ca nga puntorët më këmbëngulës thanë. “Mjaft më. Ne punojmë me djersën e ballit, dhe ca të tjerë rrinë pa punë gjithë ditën e ditës duke vërshëllyer në pikë të diellit dhe duan të hanë karrotat tona.” Dhe në vend që t’i hidhnin karrotat në pirgun e përgjithshëm, i mbajtën në shtëpi, mbushën barkun mirë e u dhjamosën fare.

Ata më përtacët ngritën shpatullat dhe vazhduan të hanë nga pirgu i madh, dhe sigurisht hëngrën më shumë karrota se sa hidhnin vetë në pirg. Pastaj puntorët gjysmë-këmbëngulës dhe puntorët gjysme-përtacë vunë re që tani të gjithë po hanin më pak se përpara sepse puntorët më këmbëngulës sillnin gjithmonë shumë karrota, më shumë sesa hanin vetë.

Atëherë puntorët gjysmë-këmbëngulës thanë, “Do t’i mbajmë edhe ne karrotat tona.”

Dhe ata nuk hidhnin më karrota te pirgu i përbashkët, por secili bëri pirgun e tij vetjak në shtëpi.

Dhe puntorët gjysmë-përtacë bënë të njëjtën gjë. “Nuk kemi zgjidhje tjetër,” u thanë atyre më përtacëve.

Dhe tani të gjithë kishin pirgjet e tyre vetjake përpara shtëpive të tyre, dhe kur donin të hanin ndonjë lloj të veçantë karrote që nuk ishte në pirgun e tyre, atëherë shikonin që të bënin ndonjë shkëmbim karrotash.

Shumë shpejt njerëzit venin e vinin, dhe pas pune ishin të zënë me orë të tëra duke shkëmbyer karrota derisa t’i kishin në shtëpi të gjitha llojet e karrotave që kishin nevojë, apo mendonin se kishin nevojë.

“Kjo ishte një “ku vete, more” e mirë!” i thanë më përtacët njëri tjetrit. Nuk kishte më për ta një pirg të përbashkët ku t’i binin qylit. Po secili nga ata mësoi një mësim të mirë nga kjo ngjarje. Disa thanë, “Mirë atëherë, mendoj që duhet të punoj më tepër.” Po kjo s’ishte aq e lehtë, sepse kur një përtac i tillë i ndryshuar në punëtor gjente një fushë ku të mbillte karrota, aty zakonisht do gjente dikë që t’i thoshte, “Ore, këtu i kam mbjellë unë karrotat gjithmonë. Është toka ime.”

Por të tjerët vajtën në shtëpitë e më të pasurve dhe morën nga pirgjet e tyre çfarëdo karrote që donin të hanin. “Ne gjithonë hanim nga pirgu i përbashkët. Dhe meqë tani ka shumë pirgje në vend të njërit, atëherë të gjithë janë pirgje të përbashkët. Për çdo rast, do të marrim çfarë të na dojë qejfi,” thanë ata.

Sigurisht që të pasurit nuk e pëlqyen këtë sjellje, e disa prej tyre filluan të bënin gardhe rreth pirgjeve të tyre. Shumë shpejt gati të gjithë ngritën gardhe rreth pirgjeve të tyre, sepse sa më shumë gardhe ngriheshin rreth pirgjeve, aq më shumë shkonin përtacët—të mësuar me ketë zakon—e merrnin çfarë të donin nga pirgjet që akoma s’ishin rrethuar me gardh.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe cilido që kishte një pirg, e rrethoi me një gardh. Tani, pas pune, jo vetëm që merreshin me shkëmbime karrotash, por edhe me riparimin e përmirësimin e gardheve e vrojtimin e tyre që të siguroheshin që askush nuk do të ngjitej mbi to.

Shumë shpejt disa nga ta filluan të ankoheshin. “Ishim mësuar të takoheshim pas pune te pirgu i madh i karrotave dhe të tregonim shakara e të luanim kala-dibrançe. Tani pas pune, të gjithë mbetëm në shtëpi, duke parë karrotat tona e riparuar gardhet. Dhe në mëngjes jemi aq të lodhur sa edhe karrotat nuk i mbjellim mirë. Me sa duket, tani kemi shumë më tepër punë se më parë, por numri i karrotave nuk është shtuar.”

Disa propozuan që të gjithë të bënin si dikur, të kishin pirgun e madh të përbashkët. “Më mirë të ushqejmë ca qylaxhinj përtacë sesa të lodhemi me shkëmbime, roje dhe riparime gardhësh!”

Por më të pasurit thanë. “Jo, po të bëjmë si dikur, kjo do të thotë që qyli lejohet. Atëherë të gjithë do të duan t’i bien qylit dhe asnjë nuk do të mbjellë më karrota, e të gjithë do të vdesim nga uria!”

“Por kjo nuk do të ndodhë,” thanë të tjerët. “Shumica mërziten po të rrinë pa punë duke i vërshëllyer në pikë të diellit. Besomë, vetëm pak, shumë pak njerëz, janë me të vërtetë përtacë. Në të vërtetë, të rrisësh karrota është qejf!”

“Jo,” thanë më të pasurit, “të rrisësh karrota s’është qejf. Qejf është vetëm të kesh karrota. Shkoni po të doni dhe u jepni karrota përtacëve. Sa për ne, s’kemi ndër mend të prishim gardhet tona!”

“Dreq,” thanë gjysmë-të-pasurit, “po qe të pasurit nuk duan, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë gardhet tona. Nuk kemi aq shumë karrota sa t’i ndajmë me përtacët.”

Dhe gjysmë-të-varfrit thanë. “Hm, në qoftë se jemi të vetmit që duam të ndajmë me të tjerët, atëherë të gjithë do të kemi shumë pak. S’mund ta bëjmë këtë gjë. Do na duhet t’i mbajmë gardhet tona.”

Dhe kështu këtë herë, asgjë nuk ndryshoi. Edhe ata që e dinin më mirë se të gjithë po punonin më shumë tani, pa më shumë karrota, nuk mundeshin të ktheheshin në zakonet e vjetra.

Po disa ngjarje interesante ndodhën ama. Disa nga ata që nuk kishin fusha karrote të mëdhaja shkuan te disa më të pasur dhe u thanë. “Dëgjoni, nëse secili nga ju do më japë disa karrota çdo ditë, do t’ju ruaj pirgjet në shkëmbim.”

Të tjerët erdhëm me një ide tjetër dhe i thanë. “Do t’iu rregulloj gardhin, po të më jepni ca karrota!”

Të tjerë vajtën nga shtëpia në shtëpi dhe thanë, “Më jep ca karrota, dhe unë do të bëj shkëmbimet për ty, po të mbaj vetë një të pestën e tyre.”

Kështu vazhdoi për ca kohë, dhe pastaj disa filluan të kruanin kokën dhe thanë. “Vërtetë duhet të kisha më tepër kohë, po tani më duhet të mbjell më tepër karrota që të paguaj rregulluesin e gardhit, rojen e natës dhe tregtarin e karrotave.”

Dhe përsëri, disa propozuan që të gjithë të shkonin te zakonet e vjetra dhe t’i prishnin pirgjet. Por sa çudi, nuk ishin vetëm më të pasurit kundër kësaj ideje, por edhe më të varfrit.

“Doni të na hiqni nga puna?” bërtitën rregulluesit e gardheve.

“Me çfarë do të jetojmë?" Bërtitën rojet e natës.

“Doni të vdesim urie?” bërtitën tregtarët e karrotave.

Dreqi e mori, e kështu të gjithë vazhduan me zakonin e ri.


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.