Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Ylli gjarpër

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
Guestbook
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Ja ku jam unë. Po kërcej. Po kërcej në një vijë te gjatë, të lyer dhe të zbukuruar për nder të Zotit. Së shpejti do të jemi me Huitzilopochtli. Së shpejti do të udhëheqim diellin në qiell. Ne në një vijë të gjatë po kërcejmë dhe Priftërinjtë e Lartë po qëndrojnë. Kur ne kërcejmë, njëri pas tjetrit ne vdesim si një sakrificë për Zotin. Së shpejti ata do të ngulnin thikën e bërë prej guri të zi në kraharorin tim gjithashtu. Gjaku im do të derdhet në altar, dhe pastaj do të më çajnë zemrën. Gjaku im është ushqim për zotat. Gjaku im është ushqim për Huitzilopochtli, diellin. Unë kërcej. Ata më dhanë mua pulke për të pirë. Tani ndihem i lehtë dhe unë kërcej. Në fillim më thanë se nuk isha unë që krijova një të burgosur të një armiku. Por tani unë jam dritë; dhe nëpërmjet meje bota do të shpëtohet, sakrifica ime do të qetësojë zotërat dhe kështu ata nuk do të shkatërrojnë Tokën. Do të ngjitem deri te Huitzilopochtli; do udhëtoj me të në qiell. Dhe kur të bëhem një kolibër ashtu siç do të bëhen të gjithë luftëtarët trima, të cilët u sakrifikuan në betejë do fluturoj lule më lule dhe gjithmonë do të jem i lumtur derisa Toka të egzistojë. Kështu ka qenë gjithnjë dhe kështu duhet të jetë. Unë po kërcej dhe unë gjithnjë e më tepër po i afrohem altarit. Unë kërcej dhe gjatë kohës që unë kërcej, kujtoj:

Kam lindur në datën 1 të muajit Ocelotl dhe fati më paracaktoi mua si një të burgosur të luftës. Kur unë erdha në këtë botë mamia më tha: "Djalë i dashur, ti e di që shtëpia jote nuk ështe shtëpia e lindjes tënde, sepse ti je një luftëtar, ti je një zog Quecholli, dhe shtëpia në të cilën erdhe në këtë botë është vetëm një fole. Ti je i paracaktuar të rifreskosh diellin me gjakun e armiqve të tu dhe të ushqesh Tokën me trupat e tyre". Në këtë mënyrë të gjithë djemtë janë mirëpritur.

Nëse do të kishit qenë vajzë ajo mund të të kishte thënë, "Ti duhet të qëndrosh në shtëpi tamam si zemra që është në trupin tënd. Nuk duhet të largohesh nga shtëpia dhe duhet të jesh si hiri në sobë".

Shumë fjalime u mbajtën në lindjen time. Të afërmit dhe miqtë erdhën dhe priftit astrolog iu kërkua për të lexuar kalendarin e shenjtë i cili parashikonte fatin. Ai vendosi ditën e pagëzimit dhe në këtë ditë unë u spërkata me ujë shumë herë. Dhe mamia tha fjalët: "Merr dhe jep sepse ti do jetosh mbi ujë në këtë Tokë, ti do rritesh dhe të bëhesh steril nga uji; uji na jep neve atë çfarë ne kemi nevojë për të jetuar. Pastaj ata zgjodhën emrin Citalcoatl për mua, Ylli Gjarpër. Për tetë vjet unë jetova në shtëpinë e babait tim. Sa fillova të eci dhe të flas, mu desh të merrja ujë dhe dru dhe të shkoja me babain tim në treg. Më vonë mësova të peshkoja dhe të lundroja; motrat e mia megjithatë mësuan të rrotulloheshin dhe të thurnin, të fshinin shtëpinë dhe të bluanin grurin në mulli. Kur unë isha babai im më dërgoi te calmecac, tempulli i shkollës, jo një luftëtar i zakonshëm: "Dëgjo biri im", më tha mua. "Nuk do të kesh as nder e as respekt. Do të injorojnë, do të urrejnë dhe do të korruptojnë. Çdo ditë do të presësh gjemba për tu ndëshkuar. Duhet ta shposh veten dhe të japësh gjakun tënd si një sakrificë, dhe natën ata do të zgjojnë ty për tu larë në ujë të ftohtë. Forcoje trupin tënd në të ftohtë dhe kur koha e agjërimit të vij, ji i sigurt që të mos ta ndërpresësh atë, dhe mos lejo njeri të shohë tek ty ndonjë dobësi gjatë agjërimit dhe ushtrimet ndëshkuese".

U rrita të isha burrë në shkollën e tempullit. Ata kërkonin sakrifica dhe vetëmohim. Natën në male ne duhet të ofronim aroma dhe gjakun tonë për zotat. Gjatë ditës duhet të punonim shumë në fushat e tempullit. Kishte ndëshkime të rrepta madje dhe për thyerjen më të vogël të rregullave. Ndonjëherë unë qaja dhe mendoja sa e vështirë ishte të ishe një luftëtar dhe një burrë. Por ndërkohë bëhesha më i fortë. Dhe pastaj shikoja djemtë që vizitonin shkollën e zakonshme luftarake. Ata duhet të prisnin dru dhe të pastronin ujrat e ndenjura dhe kanalet dhe fermën në fushat e bashkësisë. Por në perëndim të diellit ata të gjithë shkuan tek cuicacalco, shtëpia e këngëve dhe kërcimit, dhe kënduan atje deri në mesnatë dhe fjetën me vajza me të cilat nuk ishin të martuar. Ata kishin marrëdhënie vetëm me luftëtarë veprimet e të cilëve admiroheshin dhe imitoheshin prej atyre. Ata nuk njihnin gjëra më të larta, të shkencës, artit apo adhurimit të Zotërve. Ne studentët e calmecac ishim vulosur për shërbime të larta.

Ne mund të bëheshim priftërinj apo zyrtarë publikë. Kalita vetëdisiplinimin dhe këmbënguljen në shkollën e tempullit, por gjithashtu fillova të flisja dhe ti adresoja njerëzit me mirësjellje duke përdorur zakonet që triumfuan në gjyqin e mbretit. Mësova rrugën e duhur për të hyrë në biseda me zyrtarë publikë dhe gjykatës. Gjithashtu mësova akstronomi dhe interpretimin e ëndërrave, mbledhjen e viteve të dhe kalendarit astrologjik. Mësova si të vizatoj shenja dhe piktura për numrat dhe emrat dhe ti përkthej shkrimet e të parëve tanë. Mësova dhe himnet e shenjta të njerëzve tanë, këngët me të cilat Zotat nderoheshin dhe këngët që tregonin historinë e Aztlanit. Sepse ne jemi njerëzit e mëdhenj dhe të fuqishëm dhe frikësohemi nga të gjithë njerëzit e Tokës. Shumë kohë më parë ne lëvizëm nga Aztlan, vendlindja jonë e parë, nga e cila ne kemi marrë dhe emrin. Legjendat tregojnë se Aztlan rrethohej me ujë dhe ne jetonim atje si peshkatarë. Në fillim ne ishim të varfër. Ne visheshim në fillim me lëkura kafshësh dhe s'kishim asgjë tjetër përveç harqeve, shigjetave dhe shënjestrën për heshtat tona. Ishim tamam si njerëz pylli që jetonim në veri të perandorisë tonë. Udhëheqësit tanë ishin katër priftërinj të cilët kishin një tempull të ndërtuar me shavar. Në tempull ishte Zoti ynë Huitzilopochtli, i cili fliste me ata dhe u thoshte se çfarë duhet të bënim. Më pas ne lamë Aztlanin, Zotin ynë na komandoi që ne ta quanim veten "njerëzit e hënës," Meksikasit. Nëse ne gjenim ndonjë vendndodhje të mirë, qëndronim atje mbase për pak vjet. Zakonisht ne jetonim duke gjuajtur drerë, lepuj, zogj, gjarprinj dhe çfarë tjetër rritej në tokë.

Por Zoti na premtoi ne, "Ne do bënim mirë ta merrnim lehtë dhe të ndërtojmë veten tonë dhe do të pushtojmë të gjithë njerëzit e kësaj bote; unë ju them do tju bëj juve mbretër dhe githçka mbi këtë botë; dhe ju do të sundoni dhe do të keni vasalë të panumërt të cilët do tju nderojnë e respektojnë dhe ata do tju japin juve gurë të panumërt të çmuar, dhe ar, pendët e zogut Quetzal, zmeralde karalë ametist. Ju do ti vini ato si bizhuteri. Gjithashtu ju do të keni shumë lloj pendësh, kakao dhe pambuk në ngjyra të ndryshme. Do ti përjetoni të gjitha këto!"

Disa thonë që Huitzilopochtli nuk ishte Zoti ynë që nga fillimi. Fisi ynë përmbante shtatë klane, dhe secili prej tyre kishte këshilltarin e tij dhe zgjidhte udhëheqësin e tij Dhe kështu ata thanë se çdo klan ka zotin e tyre. Por Huitzilopochtli ishte më i madhi prej tyre, zoti i diellit dhe i luftës. Jemi sorollatur nga një vend në tjetrin. Disa ishin të braktisur dhe të papopulluar, të tjerët ishin të zhvilluar dhe na u desh të luftonim me njerëzit. Në disa vende ne qëndronim gjatë dhe ndërtonim një tempull për Zotin tonë. Por gjithmonë ndiheshim të viheshim për rrugë. Shpeshherë na duhej të linim njerëzit tanë të moshuar kur lëviznim. Shpeshherë një grup nga fisi ynë duhej të ndahej dhe të vazhdonte udhëtimin në një drejtim tjetër. Por të tjerë bashkoheshin me ne: gjahtarë, të cilët nuk kishin jetuar asnjëherë në fshatra. Më në fund erdhëm në një vend të bukur ndërmjet dy maleve që sot mban emrin tonë, emrin Meksika. Ajo është e pozicionuar lart mbi dy dete, e mbrojtur dhe e rrethuar me male. Pranverë e përjetshme mbretëronte këtu. Vetëm rrallë kishtë ngricë, dhe kur ishte nxehtë në verë netët ishin të freskëta. Malet në pranverë bënin të mundur që në vend të kishte ujë dhe në luginat e ulta ishin pesë liqene të ftohtë, të rrethuar nga fshatra dhe qytete. Dikur ishte një perandori e fuqishme, Perandoria Tula qyteti i Zotit Quetzalcoatl, Zoti i arteve dhe i kalendarit, kishte braktisur qytetin e tij dhe perandoria kishte rënë poshtë. Fshatrat dhe qytetet e lagunës ishin të vegjël dhe njerezit kishin një sundimtar të vetëm. Çdo fis jetonte vetëm në zakonet e tij dhe zotat e tij. Ne gjetëm një shtëpi që quhej Grasshopperhill Chalpultepec. Atje për herë të parë zgjodhëm një udhëheqës të vetëm për të gjithë fisin sepse na duhej të luftonim ne shumë luftë me fqinjët tanë dhe na duhej një kryetar i cili kishte eksperiencë nga lufta. Fqinjnët tanë u shqetësuan kur ne u ngulëm atje dhe patëm fëmijë, dhe na sulmuan. Ne

u vetëmbrojtëm mirë po kur ata u bënë shumë të forte, na përzunë. Kryetari ynë u burgos dhe u sakrifikua, dhe ne duhet të dorëzoheshim tek fqinjët tanë. Sundimtarët e Culhuacan na dhanë pak tokë e cila ishte dy orë larg nga qyteti i tyre dhe atje zvarriteshin gjarprinjtë. Thuhej që ne do jetonim atje pasi fqinjët tanë kishin frikë nga ne dhe nuk na donin afër.

Por ne i kapëm gjarprinjtë dhe i dogjëm pasi pas sorrollatjes sonë të gjatë u mësuam të merreshim me vuajtje. Dhe ja pse na quanin hamës gjarprinjsh. Por ata na respektonin pasi ne mbijetuam atje ku asnjë nuk kishte mbijetuar. Ata u martuan me vajzat tona dhe ne u martuam me të tyret dhe ne krijuam marrëdhënie me njëri-tjetrin. Kur ata kishin luftë me fqinjët e tjerë ata na thërrisnin ne për ndihmë dhe ne krijuam armë dhe i shpëtuam. Po kur ata panë sesa të mirë ishim si luftëtarë u friksuan nga ne dhe nuk na falenderuan. Atëherë ne i shpallëm luftë. Duhet të flijoheshim dhe të vinim në Acatzintlan. Atje ne përgatitëm trapër nga mburojat dhe heshtat tona dhe lundruam te një ishull i vogël në liqen.

Atëherë një nga priftërinjtë e Huiltzilopochtlit pati një vizion dhe zoti iu shfaq atij dhe i tha se ne do të bënim mirë të shikonim për një kaktus nopal mbi të cilin një shqiponjë qëndronte. Ky vend do të quhej "vendi i frutit kaktus," Tenochtitlan, dhe atje do të gjenim qytetin. Ne kontrolluam dhe gjetëm shqiponjën të ulur në kaktus dhe po hante një frut të kuq kaktusi, ashtu si dielli ha zemrën e luftëtarëve. Atje ne premë barin, mbathëm me plisa një copë vend dhe e stivuam barin në një kodër në të cilën ndërtuam një kishë të bërë me kallama për Huitzilopochtlin. "Këtu," na tha Huitzilopochtli, këtu do të bëjmë vetveten mbretër mbi gjithë fiset, mbi pronat e tyre, mbi djemtë dhe vajzat e tyre. Këtu ata do të na shërbejnë neve dhe do të na respektojnë dhe nderojnë. Në këtë vend do të themelohet qyteti i famshëm që është i destinuar për të qënë mbretëresha dhe zonja mbi të gjithë vendet - këtu një ditë do marrim gjithë mbretërit dhe mbretëreshat dhe ata do vijnë këtu dhe do të respektojnë qytetin më të fuqishëm." Si rezultat përsëri jemi në një vend të rrethuar me ujë si vendlindja jonë Aztlan. Siç ishim mësuar nga kohët e lashta e ndamë qytetin në numrin e shenjtë katër. Qyteti kishtë katër pjesë dhe çdo pjesë u nda në krahina që u quajtën calpulli. Çdo calpulli i përkiste një klani dhe kishte tempullin për Zotin e klanit. Vendi i përkiste gjithë klanit dhe u dha me qera familjeve individuale. Në vend kishte plot zogj dhe peshk. Por ngaqë kishim një hapësirë të caktuar të vendit, ndërtuam gardhe në ujë. Ne bashkuam sëbashku dy mure dhe ndërmjet këtyre mureve ndërtuam mbulesa me balte dhe depozitën e ujit derisa ato u lidhën së bashku. Atëherë mund të mbillnim bishtaja dhe grurë. Pas disa vjetësh u përleshëm, dhe një pjesë e fisit tonë u largua dhe themeluan Tlateloclon në buzë të ishullit.

Kështu jetua në mes të kallamave dhe barishteve dhe nuk kishim as drz e as gurë. Dyqind vjet kaluan që nga largimi ynë nga Aztlan.

Ne nuk iu dorëzuam asnjërit sepse qyteti shtrihej në kufijtë e tre krahinave, krahinave e Tepanecs, e Acolhuas dhe nga njerëzit e Culhuacan të cilët ishin shtrirë rreth liqenit. Shkuam tek tregu i tyre dhe bëmë tregti me ata. Ne u jepnim atyre peshk, bretkosa dhe kafshë të tjera deti dhe ata na jepnin drurë dhe gurë për të ndërtuar shtëpitë tona dhe tempujt. Kur kryetari ynë dhe prifti i lartë vdiq i kërkuam sundimtarit të Culhuacan të na jepte një mbret sepse Meksikas ishin të urryer dhe të parëndësishëm dhe menduam se do të ngrinte figurën të kishim birin e princit të madh si liderin tonë. Ne e pytëm atë të na jepte Acamapichtlin si mbretin tonë i cili ishte biri i një Meksikani dhe i një princeshe Culhua. Ai gjithashtu kishte marrëdhënie me Acolhuas. Tlatelolco zgjodhi birin e kryetarit të Tepanecs për të qenë mbreti i tyre. Në këtë mënyrë u krijua një marrëdhënie me gjithë fiset e përreth liqenit. Acamapichtli po drejtonte vendin paqësisht. Ai na ndërtoi neve shtëpi, gardhe në ujë dhe kanale. Të gjithë njerëzit përreth liqenit Tepanecs ishin më të fuqishmit. Ata i kërcënuan luftë qyteteve të tjera dhe kur i pushtuan ato kërkonin respekt dhe nder prej atyre. Kur ata u bënë akoma më të fuqishëm, ne vazhdonim ti jepnim nder e respekt atyre dhe kur ata na urdhëronin të luftonim marshuam ne luftë bashkë me ata. Kur kryetari ynë Acamapichtli vdiq, lideri ynë zgjodhi birin e tij Huitzilihiutl si trashëgimtarin e tij dhe u martua me vajzën e madhe të kryetarit të Tepanec. Në këtë mënyrë situata jonë u përmirësua dhe Tepanec u detyruan të na respektonin. Huitzilihuitl kërcënoi luftë me vendet e veriut ku kishte një bollëk të madh me pambuk. Prej këtej Meksikas bënë rroba prej pambuku; përpara kësaj ata njihnin materiale tekstile të ashpra.

Më vonë ai pushtoi Cuauhtinchan, Chalco, Otumba, Tulancingo dhe qytete të tjera. Ai filloi luftë me Tekcoco.

Djali i tij ishte Chimpalpopoca i cili ishte zgjedhur si kryetar pas tij. Mbaroi luftën me Texcoco dhe pushtoi qytetin. Sundimtari i Tepanecs ja kaloi qytetin Meksikas-ve dhe ata do të na respektonin ne. Por ende ne duhet ti respektonim Tepenecs. Por kur sundimtari i Tepanecs vdiq, ne nuk donim të ishim më temë për diskutim. Qyteti ynë u bë i madh dhe ne nuk jetonim më nëpër kasolle, por ndërtuam shtëpitë tona me gur. Ne nuk donim më ti shërbënim Tepanecëve. Për të qenë të sigurtë, populli i vogël, fermerët, ishin të friksuar nga lufta sepse e njihnin fuqinë e Tepenecëve. Kështu superiorët- ata ishin të afërmit e kryetarit, priftërinjtë, dhe liderat e luftëtarëve - thanë: "Nqs nuk do të kemi sukses në luftë do të na keni në dorë. Atëherë ju do të hakmerreni kundra nesh dhe do na bëni që të jetojmë në burgje të pistë."

Fill pas njerëzit u përgjigjën, "Ne ju premtojmë tju shërbejmë juve dhe të punojmë për ju, të ndërtojmë shtëpitë tuaja, dhe t'iu njohim si zotër të vërtetë." Kështu ne u bashkuam me forcat me Texacoco, kundër të cilëve kishim pasur luftrat e hershme, dhe tani do luftonim kundër Tepanecs. Ne vumë bllokada në qytetin e tyre për njëqind e dyzet ditë. Pastaj i pushtuam. Sundimtari, Maxtla u sakrifikua dhe zemra e tij iu nda në dysh. Pastaj u varros, ashtu si i kishte hije nje sundimtari.

Tani Meksikas kishin në dorën e tyre një pjesë të mirë të vendit. Ky vend ishte shpërndarë në një marrëveshje midis superiorëve dhe njerëzve , drejtuesit dhe njerëzit e lartëmorën pjesën më të madhe. Klanet megjithatë morën shumë pakë tokë, aq sa për të mbajtur tempjt e tyre. Disa thonë, megjithëse qe ajo nuk ishte asnjeherë një marrëveshje midis njerëzve dhe atyre të lartëve dhe këta të fundit e kishin shpikur atë.

Njerëzit thanë se kjo ishte padrejtësi dhe i gjithë vendi duhej ti përkiste gjithë fisit dhe të gjithë kishin të njëjtat të drejta. Por a mund që ata të vetëmbroheshin? Luftëtarët e kishin fituar luftën dhe zgjeruan perandorinë. Po kush flitej se ishin më të fuqishmit në vend? Fermerët që nxirrnin pak grurë nga toka? Apo luftëtarët të cilët zgjeruan perandorinë e tyre dhe i detyruan fiset e tjera që ti jepnin respekt dhe nder?

Dhe kush të jep siguri që janë të burgosur të cilët mund të sakrifikohen në festivale në mënyrë që zotat nuk janë të mërzitur me ne dhe të mos shkatërrojnë Tokën?

Kur ne ende po sorollateshim si nomadë dhe ishim të varfër dhe të përbuzur, atëherë në kishim të njëjta të drejta, është e vërtetë. Çdo njeri ishte luftëtar dhe fermer në të njëjtën kohë. Por si mund të luftojmë luftëra dhe të pushtojmë shtete nëse çdo njeri do që të bëhet këshilltar? A është e mundur që dhe priftërinjtë, gjykatësit, dhe shërbëtorët publikë të punojnë tokën? Por si mund që ata të jenë përgjegjës për detyrat e tyre?

Jo, marrëveshja është e drejtë çdo djalë i ri bën shërbimin luftarak.

Kur djali është dhjetë vjeç, ne i presim flokët dhe vetëm në fund të qafës mbetet një pjesë flokësh. Cilido që merr një të burgosur për herë të parë edhe nëse është për ndihmë të shokëve të tij, ai mund ta presi dhe atë pjesë të flokëve në fund të qafës. Ky është një iyac. Por derisa një luftëtar të ketë kapur vetë deri në katër të bugosur ai bëhet tequia. Por a nuk janë të gjihë zyrtarët dhe të nderuarit pretendentë për tequia? Një tequia merr një rracion takse që sunduesi mbledh. Ai mund të veshë byzylykë me pupla dhe lëkurë. Ai mund të bëhet një luftëtar si një xhaguar apo një luftëtar si shqiponjë. Perandori mund të zgjedhë një tequia për një zyrë të lartë. Por kushdo që pas një ose dy betejave dështon për tu bërë tequia duhet të shkojë në fusha. Ai duhet të paguajë taksat dhe thirret për të punuar në projekte publike. Ai duhet të pastrojë rrugët dhe apo të riparojnë muret, dhe duhet të punojë në fusha të zyrtarëve më të lartë publikë. Ai nuk mund të veshë veshje prej pambuku apo bizhuteri. A është kjo e drejtë? Po kushdo që i bën dallim vetes së tij si një luftëtar apo si një zyrtar publik i jepen rroba, bizhuteri, dhe tokë. Të tjerët duhet të punojnë për të dhe ti mbushin hambaret e tij me grurë. Ne jemi bërë një popull i madh dhe i pasur. Ka grurë në treg dhe perime e pula. Në zjarre të vegjël gratë gatuajnë shumë lloje vaktesh që ne i blejmë prej atyre. Tregtarët na ofrojnë tekstile, këpucë, pije, gëzofa, pula, litarë, tubo, dhe gjithe llojet e veglave. Peshkatarët sjellin peshk, kërminj e gaforre nga liqeni i qytetit. Nga zona më e largët tregtarët tanë sillnin gurë të çmuar, zhguall breshke, gëzofa xhaguari, portokalle dhe pupla papagalli. Qyteti që kemi pushtuar na jep ne si shpërblim 52.000 ton ushqim. Transportuesit janë të pafundëm. Shpaguesit e nderit duhet të na jepnin 123.000 veshje prej pambuku dhe 33.000 çanta me pupla. Provinca e Yoaltepec-it na dërgoi neve bizhuteri ari dyzet gishtë të trashë çdo vit. Tlachquiauco duhet të shpërndante njëzet shishe të ngjeshura me pluhur ari. Nga Xilotepec vijnë 16.000 fustane grash çdo vit, 16.000 rroba më të mira për meshkuj, dy kostume luftarake me mburoja dhe kurora dhe katër shqiponja të gjalla. Nga Tochpan vjen piper; Provincat na shpërndanin grurë, kakao, mjaltë, kripë, piper, duhan, mobilje dhe qeramikë. Ata duhet te transportonin ar nga brigjet lindore, bruz që vinte nga brigjet lindore. Huaxtepec shpërndan letër, Cihautlan midhje,

A nuk i bashkuam shumë qytete në një perandori të madhe? Gurëprerësit tanë të cilët bëjnë bizhuteri nga gurët e çmuara, a nuk vijnë nga Xochimilco?

Dhe stilistët që krijojnë veshje, a nuk janë këta nga Amantlan?

A nuk i pushtuam ata dhe u dogjëm shtëpitë e tyre? Dhe farkëtarët vijnë nga jugu i largët. Perandori ynë Moctezuma ka 3000 shërbëtorë pa përmendur të gjitha shqiponjat, gjarprinjtë, dhe xhaguarët që hanë 500 gjela deti çdo ditë. Në një muaj Uey tecuihuitl kur të varfrit kishin përdorur të gjitha mallrat, perandori hapi hambarin e tij dhe shpërndau pije dhe ushqim në të gjithë njerëzit. 700.000 njerëz jetuan në qytetin e Meksiko-Tenochtilan. Ne kemi fortifikuar ishullin, dhe kemi ndërtuar barriera në ujë, ura mbi kanalet, tempuj dhe pallate, një kanal që sjell ujin nga Chapultepec te kryeqyteti. Kur perandori ndërtoi një tempull, qytetet shpërndanin gurë dhe gurë të çmuar. Mijëra punëtorë u ushqyen nga perandori kur ata ndërtuan tempullin për Zotërat. Perandorët tanë kishin ndërtuar kopshte dhe dushe, dhe kafshët e bimët nga gjithë perandoria u mblodhën këtu. Kur perandori festoi një festival, ai ftoi sunduesit e qyteteve armike dhe i veshi ata me bizhuteri dhe me rroba të shtrenjta. Kush është më i pasur se sesa qytetarët e Meksikas?

Kur perandori ynë Ahuitzotl shtypi rebelimin e Huaxteks, festa zgjati shumë javë. Vetëm sakrifica e të burgosurve zgjati katër ditë! Asnjë popull nuk është më i madh se ne, asnjë popull nuk është më i fuqishëm se ne.

Por: Siç thonë ata, ne nuk jetojmë këtu

dhe nuk kemi ardhur këtu për të pritur

Oh, duhet ti lë këto lule të bukura,

Duhet të shkoj atje poshtë për të kërkuar për të ardhmen

Oh për momentin zemra ime u lodh:

këngët e bukura,

janë vetëm për të dhënë hua.

Zotërat kanë nevojë për sakrifica. Ne duhet të ushqejmë zotat më sakrifica, në mënyrë që ata të mos na shkatërrojnë botën. Unë kërcej.

Daullet bien, fyelli qan, unë kërcej. Shpejt e më shpejt kërcej egër e më egër. Së shpejti unë do të jem me Huitzilopochtli. Jo unë jam Huitzilopochtli. A nuk i kam veshur unë si ai? Ja ku qëndron prifti me thikën e gurit të zi. Tani është radha ime.

   
 

This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.