Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Dy të burgosurit

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
Guestbook
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Njëherë, disa nga miqtë e Balabanit ishin të ulur së bashku e njëri nga ata tha.

"Jemi të gjithë kot fare. Duhet të fillojmë një klan tonin e ta ndihmojmë njëri tjetrin."

"Më leni të qetë me klanet tuaja," tha një tjetër. "Po të shikoj secili punën e vet, të gjitha gjërat do të jenë në rregull."

Miqtë diskutuan gjerë e gjatë për këtë. Pastaj pyetën Balabanin për mendimin e tij. “Ndonjëherë mendoj që është e vërtetë. Po të venë dy njerëz me fuqi të barabartë te një pemishte arrash e të mbledhin arra, atëherë ndoshta është më mirë që secili të mbledhë arrat e veta. Sepse në qoftë se secili do të mblidhte arra edhe për tjetrin, atëherë do të mendonin, "Epo, përse duhet të punoj kaq shumë. Edhe po të shembem me punë, do të mblidhja vetëm arrat që i mbledh kolegu im." E kështu, ka shumë mundësi që secili do të punojë më pak për të dy sesa kur punon për vete, dhe atëherë të dy do të kenë më pak arra.Por shpesh, fatet e njerëzve varen aq shumë nga njëri-tjetri sa kur kujdesesh vetëm për interesat e tua, i vështirëson gjërat për të gjithë."

"Si është e mundur?" pyeti njëri nga miqtë.

Dhe Balabani u tregoi këtë gjëegjëzë.

"Në Samarkind, policia kapi njëherë dy hajdutë që kishin vjedhur një patë. Timur Lenku i mbylli në dy qeli të ndryshme, në mënyrë që të mos e takonin e flisnin me njëri tjetrin. Pastaj ai vajti te i burgosuri i parë dhe i tha, "Dëgjo, ju të dy vodhët një patë. Për këtë do të merrni 20 goditje me shkop. S'është fare e këndshme, po do ta kaloni. Por unë di me siguri që ju morët jo vetëm patën por edhe dy kupa të arta nga pallati im. Për këtë krim dënimi është me vdekje. Ky dënim ama do të kishte vetëm një problem për mua. S'do t'i gjeja dot kupat e mia të arta. Mund t'ju torturoja që të më tregonit të vërtetën, por mendova për diçka tjetër. Dëgjo me kujdes: po të rrëfesh se i keni vjedhur kupat dhe të më thuash ku i mbani fshehur, atëherë do të ekzekutoj vetëm bashkëpuntorin tënd, po ty do të lë të lirë. Është e vërtetë, që edhe atij do t'i jap të njëjtën mundësi. Po rrëfeu ai, dhe jo ti, atëherë do ta lë atë të lirë, dhe do të ekzekutoj ty. Sigurisht, mundet që të dy rrefeni. Në këtë rast, sigurisht që s'mund të lë asnjërin të lirë. Po do të jem i mëshirshëm dhe vetëm do t'ju pres duart."

“Po sikur asnjëri të mos rrëfejë?" pyeti i burgosuri,që, meqë ja fjala, i kishte vjedhur me të vërtetë kupat me shokun e tij.

"Hm" tha Timuri, "atëherë do të rrihesh njëzet herë me shkop për vjedhjen e patës.

“Çfarë duhet të bëjë burgosuri, thoni ju?" i pyeti Balabani miqtë.

"Po ata s'flisnin dot me njëri tjetrin?"

"Jo," tha Balabani, Timuri u sigurua që ata të mos komunikonin me njëri tjetrin në asnjë mënyrë."

"Duhet ta mbajë gojën mbyllur dhe të presë që edhe bashkëpuntori të mos tregoje," tha njëri nga ta.

"E si mund ta bëjë këtë gjë?" tha njëri nga ta. "Duhet ta dijë që bashkëpuntori do të tregojë."

"Si kështu?"

"Sepse është më mirë për bashkëpuntorin po të tregojë. Dëgjoni. E zëmë se quhen Ahmed dhe Bulent. Tani, po të tregojë Ahmedi, është më mirë që Bulenti të tregojë gjithashtu, përndryshe do të ekzekutohet. Nëse Ahmedi nuk tregon, është përsëri më mirë për Bulentin të tregojë sepse do ta lënë të lirë. Kështu Ahmedi e di që Bulenti do të tregojë. Atëherë, Ahmedi do të tregojë gjithashtu, ose do ta dënojnë me vdekje. Por edhe sikur Bulenti të mos tregojë për ndonjë arsye, aq më mirë për Ahmedin sepse do ta lënë të lirë."

"Po, por përfundimi është që të dyve u priten duart, kur ata mund t'ia kishin hedhur me njëzet goditje me shkop."

Kështu vazhduan të diskutonin gjëegjëzën me orë të tëra, por nuk arritën në ndonjë përfundim. "Këtë desha t'ju tregoja," tha Balabani. "Po panë vetëm interesin vetjak, do ta kenë më të vështirë."

"Por çfarë duhet të kishin bërë, sipas teje?"

"Duhet të kishin folur me njëri tjetrin dhe t'i premtonin tjetrit që do heshtnin." tha Balabani.

"Po ti the që ata s'mund të flisnin me njëri tjetrin!"

"Duhet të kishin dhënë bakshish ndonjë gardiani që t'u çonte letra e mesazhe nga njëri te tjetri. Mbase mund të kishin lidhur një letër te bishti i miut, e ku ta di unë, apo t'i dërgonin njëri tjetrit një papagall fluturues. Duhet të bënin gjithçka që ishte e mundur që të komunikonin me njëri tjetrin. Po nuk komunikuam, atëherë do të shikojmë vetëm interesin e ngushtë vetjak e do ta bënim jetën më të vështirë për të gjithë--edhe për veten tonë.”

   
 

This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.